Tag: Budapest Honved

Gjyqtari goditet me fishekzjarre, lojtarët kacafyten e grushtohen – kaos i vërtetë në Hungari
Duhet të ishte një ndeshje futbolli në Ligën e Evropës, por sfida mes Universitatea Craiova dhe Budapest Honved u kthye në një arenë përleshjesh, teksa pjesë e tyre u bë edhe futbollisti i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka.
Përballja e kthimit në turin e dytë eliminator u ndërpre për më shumë se 20 minuta, në limitet e shtesës, transmeton Periskopi.
Koha e rregullt u mbyll pa gola, ndërsa kur po mbylleshin 30 minutat e vazhdimeve futbollistët e dy skuadrave u përfshinë në një sherr masiv.
Fin de match incroyable entre Craiova (Roumanie) et Honved (Hongrie). On jouait la 120e minute lorsqu’une bagarre a éclaté, l’arbitre a été blessé par un jet de pétard (?). Match interrompu juste avant les tirs au but. pic.twitter.com/SPu9J2N2q0
— Anthony Etienvre (@anthonyetienvre) August 1, 2019
Në përpjekje për të shuar tensionin ndërhyri edhe gjyqtari nga Irlanda e Veriut, Arnold Hunter që u godit nga një kapsollë e hedhur në fushë nga tifozët.
Gjyqtari u detyrua të marrë ndihmë mjekësore, përpara se të riniste ndeshjen, që do të vendosej pas goditjeve të 11-metërshave.
Skuadra rumune siguroi kualifikimin, pasi lojtarët e saj u treguan më të saktë nga pika e penalltisë. UEFA tashmë ka nisur një hetim disiplinor dhe me shumë mundësi, Universitatea Craiova mund të humbasë ndeshjen në tavolinë dhe të eliminohet nga Liga e Evropës. /Periskopi.com/