Butrint Imeri me një dhuratë të veçantë për Taynën

Periskopi.com Showbiz

Butrint Imeri i ka bërë një dhuratë reperes pas vizitës së tij në Marok.

Butrint Imeri gjatë javës që shkoi kishte vizituar shtetin Afrikan, kuptojmë nga postimet e bëra në rrjete sociale.

Këngëtari i cili është duke shijuar suksesin që pa arrin me ripërpunimin ‘Për një dashuri’, nuk është kthyer duar bosh nga Maroku, ai i ka bërë një dhuratë reperes Tayna.

Prizrenasja ka pranuar një parfum nga Butrinti të cilin e ka falënderuar pastaj edhe publikisht me anë të një postimi në Instagram ku i thotë “Tu rrit nera”. 

Kjo është pika e dobët e Butrint Imerit

Periskopi.com Showbiz

Butrint Imeri ka treguar se cila është pika e tij e dobët.

Butrint Imeri është një prej këngëtarëve i cili pëlqehet shumë nga publiku dhe rreth vetes ka një numër të madh të fansave, shkruan lajmi.net.

Ai u qëndron pranë atyre me postime të ndryshme në rrjete sociale, e së fundmi është treguar i hapur për t’iu përgjigjur pyetjeve të cilat ia parashtrojnë në Instastory.

Dikujt prej ndjekësve u ka interesuar se cila është pika e dobët e Butrint Imerit dhe nuk ka munguar një përgjigje nga ai.

“Pika ime e dobët është me më rrejt”, tha ai.

Butrint Imeri “ndërron” emrin

Periskopi.com Showbiz

Ai është i njohur me hitet e tij sidomos dy vitet e fundit, hite të cilat klikohen me miliona herë në kanale të ndryshme zyrtare të tij në internet

Është ky Butrint Imeri i cili këtë vit nuk ka qenë shumë i angazhuar me këngë të reja, por ka vazhduar të jetë njëri prej këngëtarëve më të kërkuar për mbrëmje të ndryshme.

E derisa ai këtë vjeshtë po vazhdon të shijojë pushime dhe në Instastory thotë se vjeshta është një stinë e ftohtë për “këngë të nxehta”.

E pas kësaj ai ka postuar edhe disa fotografi, po në InstaStory, ku ka një mbishkrim në gjermanisht “Liebe” (dashuri) e që mund të jetë titulli i saj i këngës së re.

Kjo do të thotë se Butrinti duket se është i interesuar për të sjell një baladë këtë fundvit, e që sigurisht pritet të dal së shpejti.

Megjithatë, postimi i tij kishte të bënte edhe me një emër tjetër që Butrinti duket se ka dëshirë ta thërrasin.

“Djalosh Imeri”, ka shkruar Butrinti, duke ndryshuar kështu emrin nga Butrint në Djalosh, sigurisht me humor.

Butrint Imeri ‘sfidon’ Edon Zhegrovën

Periskopi.com Showbiz

Butrint Imeri ka treguar aftësitë e tij në futboll.

Butrint Imeri është njëri ndër artistët më të kërkuar aktual në skenën e muzikës shqiptare.

Këngëtari së fundi ka postuar një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq bashkë me futbollistin Edon Zhegrova.

Në një moment, Edoni dhe Butrinti zgjohen në këmbë dhe marrin një top, teksa këngëtari tenton t’i tregojë ‘aftësitë’ e tij në këtë fushë.

“I kallxova qysh luhet @edonzhegrova10 ?⚽️”, ka shkruar ai sipër videos.

Kush po e shoqëron Butrintin në pushime? (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari Butrinti Imeri, përpos këngëve që përflitet shpesh ai është në fokus të mediave edhe për jetën e tij private

Për shumicën e mediave, Butrinti është duke kaluar pushimet me prezantuesen shqiptare, Klaudia Tito, për të cilën u tha se ata janë në një romancë.

Ata të dy kishin bërë komente që janë në pushime në Greqi.

Megjithatë, derisa të gjithë thanë se ishte prezantuesja në fjalë në shoqëri të Butrintit, kështu nuk ndodh në një video që këngëtari ka postuar në instaStory.

Ajo është një bukuroshe brune, të cilës i servohet verë, kurse më vonë shihet Butrinti që është në të njëjtin vend.

 

 

Koha për një bashkëpunim-thotë Butrint Imeri (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Butrint Imeri konfirmoi se projekti i radhës do të jetë në bashkëpunim.

Pas suksesit me këngën ‘Hajt Hajt’ Butrint Imeri ka bëtë të ditur planet rreth projektit të radhës, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka bërë një postim në Instagram ku kremton 10 milion klikimet në Youtube më këngën e fundit, njëherësh konfirmon se kënga e radhës do jetë bashkëpunim.

“10 milion per macen e zez, Erdh koha per bashkëpunimin” shkruan Butrinti duke e lënë enigmë emrin me të cilin do bëjë bashkëpunimin e radhës.

 

View this post on Instagram

 

10 milion per macen e zez ??‍♂️ Erdh koha per bashkepunimin ?

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Nuk ndalet Butrinti, një javë 5 milionë klikime

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari Butrint Imeri ka treguar se është njëri prej këngëtarëve më “in” për momentin

“Hajt, hajt” është kënga e fundit e Butrint Imerit, një këngë e cila po pëlqehet dhe dëgjohet shumë nga shqiptarët.

Se është kështu e tregon edhe klikimet e kësaj kënge që për një javë ka arritur në shumën e 5 milionë klikimeve.

Butrinti, përpos që ka sjell një këngë të mirë verore, ai ka sjell edhe një videoklip i cili ka edhe skena shumë të nxehta.

Kjo nuk pritet që të jetë hiti i fundit i Butrintit pasi që ai pritet të sjell edhe këngë të tjera tepër interesante.

Butrint Imeri uron Bajramin nga një vend luksoz

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari, Butrint Imeri ju uron festën e Bajramit të gjithëve me një foto ndryshe nga të tjerët.

Një numër i madh artistësh uruan besimtarët islam për festën e Fitër Bajramit, duke publikuar imazhe me familjarët e tyre.

Por Butrint Imeri ka zgjedhur këtë foto nga Monte-Carlo ku shihet i mbështetur në një makinë super luksoze të tipit Ferrari për të uruar Bajramin.

 

View this post on Instagram

 

Me fat Bajrami ❤

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on