Tag: Chester

Liverpooli fillon ndeshjet përgatitore me një fitore të thellë, debutojnë dy transferet e mëdha (Video)
7 July 2018, 18:24
Sporti
Liverpooli ka filluar me ndeshjet parasezonale duke e mposhtur Chesterin me rezultat 7:0
Jurgen Klopp ka filluar ta bëjë gati skuadrën për edicionin e ardhshëm dhe sot deklasoi skuadrën e Chesterit, shkruan Periskopi.
Harry ëilson shënoi dy gola në pjesën e parë 37′ dhe 45′, ndërsa në pjesën e dytë ‘Të Kuqtë’ shënuan edhe pesë gola tjerë me anë të Milner 48′, Sturridge 54′, 88′, Kent 56′, Ings 79′.
Në këtë takim debutuan edhe dy prurjet e reja Fabinho dhe Naby Keita të cilët pritet të jenë dyshja krysore e mesfushës së Liverpoolit për sezonin e ardhshëm. /Periskopi/