Konjufca i drejtohet Veselit dhe Haradinajt: Thaçi i trajton bashkëpunëtorët si çorapet

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka hedhur një varg akuzash ndaj presidentit Hashim Thaçi lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Konjufca ka thumbur edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, duke i quajtur ‘ çorape’ të Thaçit.

‘Kush i ka fajet pse ky njeri është  i tillë. Vetëm ai, apo edhe opozita. 20 vjet ka treguar rregullën kryesore të pushtetit. Bashëkëpunëtorët  i trajton sikurse çorapet. Bile pas me dashtë të bon edhe kryeministër  apo drejtror të Agjencisë së Kosovës. Nëse e sheh që po e rrezikon, nuk të njeh, të hedh si leckë. Nëse të ka kundërshtar, të josh, ta tërheqë vëmendjen, ta lëshon policinë, e nëse  nuk heq dorë t’i lëshon prokurorët e gjyqtarët’, ka thënë  Konjufca, transmeton Periskopi.

Tutje ai ka bërë thirrje që mos t’i shkohet pas Thaçit në procesin e dialogut.

‘Mos t’i shkojmë Thacit prapa në këtë aventurë të rrezikshme.  Të refuzohet absolutizmi, të kundështohet uzurpimi që po ia bën procesit. Po sillet në stilin unë jam Kosova. Të mos vendoset cka dëshiron ai’, shtoi Konjufca./Periskopi/