Cory Booker jep dorëheqje nga gara për president të SHBA-ve

Periskopi.com Lajme

Kandidati demokrat për president të SHBA-ve, Cory Boooker ka bërë të ditur se do t’i japë fund fushatës pas rezultateve dëshpëruese nëpër sondazhe.

Senatori nga Nju Xhersi ka dështuar që të kualifikohet për debatin e ardhshëm mes demokratëve që do të mbahet në Ajoa të martën.

Booker është konsideruar si yll në rritje në partinë e tij, mirëpo nuk ka arritur të fitojë mbështetje të mjaftueshme.

Tani janë 12 demokratë janë duke garuar për të fituar pozitën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

“Sot po pezulloj fushatën time për president me të njëjtin frymë që e kam nisur”, ka thënë ai.