Katër herë kampioni i botës në not pezullohet nga sporti pasi pati aferë jashtëmartesore

Periskopi.com Sporti

Katër herë kampioni i botës në not, Daiya Seto është pezulluar për pjesën e mbetur të këtij viti nga Federata Japoneze e Notit pasi u përfshi në një lidhje jashtëmartesore.

26-vjecari u pezullua pasi theu rregulloren e Federatës për sjellje sportive, transmeton Periskopi, njofton ”BBC”.

Ai u tërhoq edhe nga pozita si kapiten i ekipit Olimpik japonez të notit, pasi e pranoi aferën.

Ai do të jetë legjitim të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios më 2021.

”Mendoj se kërkimfalja ime është të vazhdoj të notoj, të rikthej besimin e familjes, e cila është lënduar thellë nga sjellja e papërgjegjshme,” tha Seto. /Periskopi.com/