Tifozi sirian në Kupën Botërore falëndëron Putinin për hedhjen e bombave kimike në vendin e tij

Periskopi.com Botërori 2018

Tifozët sirianë që po ndjekin Kupën Botërore në Rusi kanë shprehur falëndërimet e tyre për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe njerëzit e vendit të tij për mbështetjen që është duke i ofruar kombit sirian në luftën civile.

Një grup i tifoëve sirianë nga kryeqyteti i Sirisë, Damasku kanë udhëtuar në stadiumin Fisht në Sochi, për të ndjekur përballjen e çerekfinales ndërmjet Rusisë dhe Kroacisë, të veshur me bluza, kapele ruse dhe duke valëzuar një flamur gjigand sirian, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

21-vjeçari Majed Hammo Abdulbaki, një refugjat që jeton në Norvegji, flet për mediumin rus se e mbështet ekipin rus për shkak të ndihmës që i ofron vendit të tij e që aktualisht gjendet në një pozitë të vështirë lufte.

“Aresje përse e duam Rusinë është sespe ata po e mbështesin kombin tonë në ditët më të vështira, dhe ne duam t’i falëndërojmë ata. Faleminderit shumë, dhe fat për hera tjera”, shprehet Majed, pasi ekipi rus u mposht nga kroatët 4-3 nga penalltitë.

Siria humbi kualifikimin në Kupën Botërore pas një ndeshje dramatike me Australinë e cila përfundoi 3-2 në kohën shtesë në Sydney./Periskopi/