Latifi: Kam hyrë në garë për ta rigjallëruar debatin intelektual në Parlament

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerim Latifi në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka folur në lidhje me arsyet të cilat atë e kanë shtyrë që të hynte në politikë, përcjellë Periskopi.

Ai tha se ka qenë pjesë e politikës, jo në procesin e vendim-marrjes por në disa procese të Kosovës ka dhënë këshilla në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit.

“Gjatë këtyre viteve duke qenë pranë zhvillimeve kamë vërejtur se ka një mungesë të theksuar të debatit intelektual në Kuvendin e Kosovës. Unë nga perspektiva ime intelektuale jam munduar që të hy në këtë garë, që të mund ta rigjallëroj debatin intelektual në Parlament. Kjo duhet të bëhet në Kuvend, e jo të bëhet debat i kërkesave miskine. Unë jam në politikë për ta fuqizu debatin dhe diskutimin e parimeve. Interesat nuk mund të largohen nga politike, por unë kam hy në këtë politikë praktike, për të ndiku që vlerat e rëndësishme ta kenë hapësirën e afirmimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Latifi në Klan Kosova. /Periskopi