PDK mohon se janë rrahur mes vete zyrtarët e saj në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Përmes një reagimi, Komisioni për zgjedhje të brendshme i PDK-së ka demantuar rastin e rrahjes mes anëtarëve të kësaj partie.

“Më 4 shkurt 2019, në Dobratin e as në ndonjë nëndegë tjetër, gjatë zhvillimit të procesit të brendshëm zgjedhor, nuk ka pasur asnjë konflikt, as kacafytje. Procesi zgjedhor është duke ecur në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë e dëshmojnë pjesëmarrja masive e cilësore e paparë ndonjë herë në praktikën tonë politike. Për hir të informimit objektiv të qytetarëve, në veçanti të anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarët e Komisionit për zgjedhje të brendshme, demantojmë fuqishëm spekulimet e thëna”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, procesi i brendshëm zgjedhor deri më tash është zhvilluar në përputhje me rregulloren./Periskopi/

Thaçi demanton veten dy ditë pas zotimit të dhënë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës ka ‘ekzagjëruar’ një princip të tij sa i përket takimeve zyrtare në presidencë duke deklaruar se njerëz që ‘kanë probleme me ligjin’  nuk mund të jenë prezentë në takimet e tij.

Në anën tjetër ai para kësaj deklarate ka përdorur autoritetin e tij zyrtar për të dekoruaru njerëz për të cilët kanë problem me ligjin.

Para dy ditësh, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  komentoi takimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Gjatë kohës kur Thaçi po vizitonte një fabrikë vendore u pyet lidhur me takimin e Haradinajt me Milan Radojçiqin dhe Goran Rakiq, nënkryetari dhe respektivisht kryetari i Listës Serbe.

Ai potencoi se si President mund të takohet me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, por sipas tij jo me ata që kanë probleme me ligji.

“Unë takohem me përfaqësuesit e të gjitha partive politike, shqiptarë dhe jo shqiptarë. Takohem për të disktuar për hapat të mëtutjeshme të vendit në procesin euroatlantik… por edhe për të komunikuar dhe për t’iu shërbyer të gjithëve. Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka”, ka thënë Thaçi.

Duke mos bërë krahasime në mes të personaliteteve që do të jenë pjesë e këtij shkrimi, Krypometri ka veçuar disa takime që Thaçi kishte me personat që kanë pasur ose kanë probleme me ligjin. Më datën 22 shkurt të këtij viti, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se ka dekoruar ish-gjeneralin e UÇK-së, Sami Lushtaku.