Musliu-Shoshi: E rritët numrin e ministrive për t’i bërë vend Listës Serbe

Periskopi.com Lajme

Deputetja e re e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Arjana Musliu-Shoshi, gjatë fjalimi të saj në seancën e sotme e ka kritikuar të mandatuarin e qeverisë, Albin Kurti, për planprogramin e tij.

Ajo tha se Kurti nuk i mbajti premtimet e tij për numrin e ministrive.

“LDK-ja në deklaratat e tyre thanë se ata nuk kanë kërkuar rritjen e numrit të ministrive. Por jeni ju Z. Kurti ai i cili kërkuar këtë. Ju e rritët numrin e ministrive për të bërë pjesë të qeverisë edhe Listën Serbe”.

“ A na tregoni se pse keni bërë koalicionin mbi një ujdi monarkësh? A na tregoni se pse e keni larguar Glauk Konjufcën nga posti i Kryetari të Kuvendit?”, kishte thënë Musliu-Shoshi.

Për të është hera e parë që është deputete e Kuvendit të Kosovës.