Detaje të reja për kosovarin që vrau bashkëshorten e tij në Austri

Periskopi.com Lajme

Kanë dalë detaje të reja në vrasjen e një nëne të tre fëmijëve në Vjenë nga një kosovar 32-vjeçar, Valdon D.

Siç raporton mediumi “Osterreich 24“, me qëllim që fëmijët e çiftit, djali (2 vjeç) dhe dy vajzat e tij (4 dhe 9 vjeç) të mos e shihnin ngjarjen, Valdon D., pasi e kishte goditur për vdekje me shkop bashkëshorten e tij, kishte marrë fëmijët nga kopshti dhe shkolla dhe kishte shkuar me ta për drekë në një restorant në Vjenë.

Pas kësaj, kosovari së bashku me fëmijët e tij kishte shkuar në stacionin policor në lagjen Taubstummengasse të Vjenës. Aty ai kishte lajmëruar rastin, përcjell Insajderi shkrimin e “O24“.

Valdon D. në stacionin e policisë kishte treguar se ka goditur gjatë një mosmarrëveshje dy herë me një shkop prej druri mbi bashkëshorten e tij. Hetuesit kishin shkuar menjëherë në banesë. Ndërsa kishin hyrë aty, gruaja ishte gjetur e shtrirë në tokë, pa ndjenja.

Motivi i ngjarjes dyshohet të jetë xhelozia. Siç është raportuar edhe më parë, kosovari, i cili është punëtor i ndërtimit, kishte frikë se gruaja e tij po e tradhtonte. Kjo është arsyeja pse ai kishte instaluar një aplikacion në iPhone, sipas dyshimeve, me të cilin sinjalizonte lokacionin e bashkëshortes së tij. Dyshohet se ai e kishte kapur bashkëshorten e tij me një burrë tjetër.

Ndërkaq, avokati i Valdon D., Mirsad Musliu, ka thënë se klienti i tij nuk kishte qëllim ta vriste bashkëshorten e tij.

“Klienti im nuk donte ta vriste atë, vetëm ta lëndonte”, thotë mbrojtësi Mirsad Musliu, shkruan “Osterreich24.at”.

Vrasja ndodhi të premten e 20 shtatorit.

Detaje të reja rreth djegies së autobusit në Rrugën e Kombit

Periskopi.com Lajme

Një autobus i linjës Kosovë – Shqipëri është përfshirë nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, në Mirditë.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se autobusi ka pësuar defekt në sistemin elektrik, që i ka shkaktuar zjarr në motor.

Se gjendja teknike e abusëve të disa agjencive vendore që kanë për destinacion bregdetin shqiptar e atë malazez nuk është e mirë, e dëshmon edhe një rast tjetër.

Koha.net mëson se ditë më parë, një autobus i linjës Ulqin – Prishtinë, derisa po kthehej gjatë natës, ka udhëtuar pa drita. Mësohet se në ndihmë atij i kanë dalë dy autobusë tjerë të cilët e kishin futur në mes.