Parlamenti debaton për projektligjin e Brexit’it

Periskopi.com Lajme

Qeveria e kryeministrit konservator, Boris Johnson paraqiti sot për deputetët britanikë ligjin kryesor, që kërkon të zyrtarizojë Brexit-in deri në fund të këtij muaji.

Sekretari i Brexit-it, Steve Barclay prezantoi projektligjin për Marrëveshjen e Tërheqjes nga BE, për shqyrtim të detajuar nga dhoma kryesore e zgjedhur e parlamentit, ajo e Komuneve.

“Ky projektligj zbaton marrëveshjen e tërheqjes të negociuar nga kryeministri”, deklaroi Barclay.

“Përmbush vullnetin e popullit britanik dhe do t’i lërë vendin të ardhmes tonë të shndritshme jashtë Bashkimit Evropian,” shtoi ai.

Deputetët mbështetën projektligjin muajin e kaluar pasi konservatorët e Johnsonit fituan një shumicë parlamentare prej 80 votash në zgjedhjet e parakohshme.

Nesër, pas tre ditësh debati, pritet një tjetër votim.

Johnson ka deklaruar se dëshiron të ndërtojë një qeveri të popullit, duke përmbushur përparësitë e tij dhe duke i dhënë lamtumirën përçarjes, pasigurisë dhe mllefit që e ka penguar këtë vend për shumë kohë./ATSH/

Qasja nëpër institucione vazhdon të mbetet problematikë për personat me aftësi të kufizuara

Periskopi.com Lajme

Në Qendrën ditore të HANDIKOS-it sot u mbajt seanca e radhës me përfituesit e shërbimeve sociale, që realizohet në kuadër të projektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Temë diskutimi, e ngritur nga asistentja, Latife Neziri ishte ‘Planifikimi i aktiviteteve për vitin e ardhshëm’.

Anëtarët e HANDIKOS-it shpalosën kërkesat dhe shqetësimet e tyre për integrimin më të lehtë në shoqëri.

Qasja e punësimit nëpër institucione dhe kushtet infrastrukturale vazhdojnë të mbesin pengesë e personave me aftësi të kufizuara.

Ata, gjatë seancës kërkuan që t’ju sigurohen trajnime për tregun e punës, të kenë mundësi për kryerje të praktikave të punës nëpër ndërmarrje të ndryshme, si dhe të realizojnë aktivitete sociale (vizita nëpër vendet fqinje, vizita nëpër muzetë e Kosovës etj).

Prezentë në këtë diskutim ishin edhe disa studentë të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës – dega Shkenca Sociale.

Diskutohet lidhur me tekstet e reja shkollore

Periskopi.com Lajme

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi sot do të mbajë mbledhje.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi sot do të mbajë mbledhje.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 13.5.2019;
  3. Shqyrtimi i kërkesave të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe njoftimi i Komisionit lidhur me vizitën e realizuar në Luginë të Preshevës;
  4. Diskutim lidhur me tekstet e reja shkollore;
  5. Diskutim lidhur me riorganizimin e shkollave;
  6. Të ndryshme.

 

Haradinaj: Me Serbinë nuk flasim për statusin e Kosovës, ai është i zgjidhur

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës që mban emrin e heroit “ Xhavit Haziri” në Komunën e Obiliqit, me ç’rast u shënua edhe 20 vjetori i Ditës së çlirimit të kësaj komune.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Haradinaj tha se po ecin përpara me projekte infrastukturore, projekte të jetës edhe projekte të ujërave të zeza, por punësimi është kryesorja dhe se i është premtuar Obiliqit, atyre që i kanë shpërngulur nga Shipitulla e në disa lagje, për shkak se janë dëmtuar me zhvendosje, pasi e gjithë Kosova për shkak të tyre përfiton.

“Shfrytëzoj rastin që t’iu bëj thirrje udhëheqësve të KEK-ut, që në përputhje me ligjin të mos i harrojmë obligimet që i ka marrë Qeveria e vendit ndaj këtyre banorëve. Ne kishim nevojë për mirëkuptimin e tyre dhe dakordim për gërmim dhe prodhim të energjisë dhe këta banorë e respektuan këtë Qeveri dhe mua. Kemi ngritur tema të interesit nacional që do t’i çojmë përpara mirëpo ashtu si heronjtë tanë ashtu si Xhaviti dhe të tjerë që kanë rënë për liri e kanë ditur se dikush do ta vazhdojë rrugën e tyre”, tha ai duke shtuar se detyra e tyre është zgjidhja e marrëdhënies bilaterale Kosovë – Serbi, e cila siç tha ai, nuk nënkupton zgjidhjen e statusit të Kosovës sepse ajo është e zgjidhur dhe se nuk do të flasin për territore.

Haradinaj sqaroi se kjo po bëhet për të ecur përpara me një marrëveshje që dihet se çfarë do të bisedohet, në mënyrë që koha jonë të jetë e fokusuar tek punësimi dhe ecja përpara në proceset e rëndësishme të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se kjo Shtëpi e Kulturës do te thotë mundësi e të gjithë atyre që e duan kulturën, këngën, vallen e teatrin. “Urime qytetarë, ta nderojmë dhe ta mbajmë në zemër heroin tonë kombëtar Xhavit Haziri”, tha ai në fjalën e tij pas inaugurimit të Shtëpisë së Kulturës.

Haradinaj, po sot, ka bërë homazhe te pllaka e dëshmorëve të komunës së Obiliqit. ​

Takimi i qeverive Kosovë-Shqipëri, nis diskutimi mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura

Periskopi.com Lajme

Është duke u zhvilluar takimi i radhës koordinues në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Takimi në fjalë po zhvillohet në Tiranë ndërsa fjala hyrëse në këtë takim po mbahet nga zv/kryeministri i vendit, Fatmir Limaj, i cili mban edhe postin e koordinatorit kombëtar.

Të pranishëm në këtë takim janë ministra të shumtë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Të njëjtit pritet që të flasin lidhur me zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve për hapjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe përmirësimin e infrastrukturës në pikën kufitare Morinë-Vërmicë e shumë tema të tjera.

Takimi mbyllet në ora 15:00.

Trump dhe Putin flasin për një marrëveshje të re nukleare

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donalt Trump, ka biseduar në telefon me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, për mundësinë e një marrëveshje të re nukleare, denuklearizimin e Koresë Veriore dhe situatën politike në Venezuelë, tha sot sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Sander tha se Trump dhe Putin kanë biseduar për mundësinë e një marrëveshje të re multilaterale të armëve nukleare,  mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, ose një shtyrje të afatit të skadimit të marrëveshjes aktuale, raporton Reuters.

“Ata diskutuan edhe për tregtinë dhe në fakt kjo është rritur mes të dyja vendeve. Ata gjithashtu biseduan për Korenë Veriore, Ukrainën e Venezuelën, por mbi të gjitha, ishte një bisedë pozitive” tha ajo.

Sanders shtoi se biseda zgjati për më shumë se një orë, dhe madje është biseduar pak edhe për raportin e Muellerit, që heton mundësinë e ndikimit rus në zgjedhjet e vitit 2016. Ajo tha se kjo çështje është biseduar në kontekstin se tashmë është temë e mbaruar.

Trump e Erdogan diskutojnë rastin Khashoggi në Paris

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe homologu i tij turk Tayyip Erdogan diskutuan se si t’i përgjigjen vrasjes që ndodhi muajin e kaluar të disidentit saudit Jamal Khashoggi, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë të dielën.
Biseda u zhvillua gjatë një darke të së shtunës me krerët e shtetit të mbledhur në Paris për të shënuar njëqindvjeçarin e Armistikës së Luftës së Parë Botërore.

Erdogan zbuloi të shtunën se regjistrimet audio të vrasjes i ishin dhënë qeverive amerikane, franceze, gjermane dhe britanike, duke shtuar se operacioni ishte urdhëruar në “nivelet më të larta” të qeverisë saudite.

Khashoggi, një kritik i princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u vra në në Stamboll në konsullatën e Arabisë Saudite nga një ekip i dërguar nga Riad. Për vrasjen e Khashoggit u akuzua vazhdimit Arabia Saudite mirëpo kjo e fundit mohonte akuzat se kishte urdhëruar të vritej gazetari, pas disa javëve mohimi Mbretëria saudite përfundimisht ka pranuar se vrasja është paramenduar, por trupi i tij nuk është gjetur.

Khashoggi më 2 tetor së bashku me të fejuarën e tij shkoi në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë disa dokumente kurorëzimi, ai pasi hyri në konsullatë nuk doli më pasi që thuhet se trupi i tij është tretur në acid në mënyrë që të mos linte gjurmë.

Javën e ardhshme Trump shpreson të formojë një “mendim shumë më të fortë” për vrasjen e Khashoggi dhe përgjigjen e Uashingtonit, tha ai më 7 nëntor – duke shtuar se po punonte me Kongresin, Turqinë dhe Arabinë Saudite për të vendosur se kush mbante përgjegjësinë për vdekjen e gazetarit saudit.