Ambasada Gjermane dhuron 100,000 euro për Gratë e Krushës

Periskopi.com Lajme

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt përmes një postimi në tëitter, ka njoftuar se Gjermania tashmë ju dhuron gati 100,000 euro grave të Krushës, për t’i ndihmuar që t’i përmirsojnë gjërat pas rënies së zjarrit.

Amabasadori Held e ka konsideruar këtë ngjarje si një përallë e ringjalljes dhe të forcës së gruas Kosovare.

Heldt ka dhënë gjithashtu edhe lëvdatat për ajvarin të cilin e prodhojnë gratë e Krushës  duke ia rikujtuar diasporës se kishin premtuar që ta promovojnë ajvarin  kosovar në  një publik sa më të gjerë.