Ilir Deda flet për emrin e vajzës së tij

Periskopi.com Showbiz

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ishte i ftuar në emisionin “21 Gradë“ Deda foli për emrin e vajzës së tij dhe si ka rrjedhur deri në vendosjen e emrit.

 Në fillim, Deda kishte menduar që t’ia vendosë emrin Dea, pasi ka dëshiruar që vajza e tij të jetë perëndeshë, mirëpo ishte larguar nga ky mendim pasi përshtatja e emrit me mbiemrin nuk i ka pëlqyer.

Gruaja e tij kishte dëshirë që vajza emrin ta ketë Mia, dhe nuk kishte pajtim mes tyre për emër.

Kjo ndryshoi kur Deda kishte ëndërruar vajzën e tij me emrin Monika, e këto ëndërra vazhduan disa herë, derisa ky e kishte kuptuar se edhe Donika dikur e kishte emër të preferuar Monikën për vajzë të saj.

Kështu ëndrra kishte vendosur për emrin e vajzës së Ilir Dedës, Monika, që është një emër i vjetër afrikan që ka kuptimin e hënës së re./21Media