Donnarumma përfundon gjimnazin, tani fokusohet vetëm në futboll

Periskopi.com Sporti

Gianluigi Donnarumma është një nga portierët më të talentuar në Serinë A. Gardiani i Milanit, përveç se një portier i shkëlqyer, ai është edhe një nxënës i mirë në shkollë.

Pavarësisht angazhimit më skuadrën si dhe me ekipin kombëtar, 19-vjeçari arriti të mbyllte edhe gjimnazin, ku i kaloi të gjitha provimet me një rezultat 70/100.

Pas përfundimit të shkollës, Donnarumma do të jetë tërësisht i përqendruar në futboll. Për adoleshentin nuk kanë munguar ofertat tunduese. PSG dhe Reali i Madridit janë 2 destinacionet e 19-vjeçarit në të ardhmen.