Masakrohen drunjtë e njomë në Bregun e Diellit (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook ku shihen drunjtë të njomë të prerë.

Ai thotë se bëhet fjalë për mbi 10 drunjtë të njomë që janë prerë mbrëmë me sëpatë në lagjen “Bregu i Diellit”.

”Dikush i ka pre mbrëmë mbi 10 drunjë të njomë në B. të Diellit me sëpatë. Nuk mundem assesi me kuptu pse dikush e bën këtë. Marre! Lus qytetarët ta thërrasin menjëherë policinë kur vërejnë diçka të tillë ose komunën në 080012233”, ka shkruar Ahmeti.

Drunjtë pastrohen nga reklamat, stolisen me punime dore

Periskopi.com Lajme

Reklamat që ishin ngjitur nëpër pemë, në qytetin e Prizrenit, janë larguar, të hënën. Ato janë zëvendësuar me punime dore.

Kjo u bë me rastin e performancës publike “Drunj të pastër”, të realizuar nga organizatat “EC ma ndryshe”, “ORKIDE” dhe “X40”.

“Ky aktivitet përveç që shërben si një mesazh për ruajtjen e drunjve, ai njëkohësisht bën promovimin e punimeve të grave të qytetit të Prizrenit”, thuhet në një komunikatë të “Ec ma ndryshe”.

Autoriteteve përgjegjëse u është bërë thirrje të marrin hapa konkret në ofrimin e alternativave për vendosje të materialeve të tilla në qytet.

Performanca publike “Drunj të pastër” u organizua në kuadër të projekti “Qytetet Gjithëpërfshirëse” – promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje”, i cili përkrahet financiarisht nga “Olof Palme International Center” dhe qeveria e Suedisë.

Image may contain: 2 people, tree and outdoor