Zidane s’e fton Eden Hazardin për ndeshjen e sontme të Real Madridit kundër Getafes

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard nuk është ftuar në listën e Real Madridit prej 24 futbollistëve për ndeshjen e sontme kundër Getafes në stadiumin Alfredo Di Stefano.

Trajneri francez  e bëri të qartë të mërkurën në konferencë për media se Real Madridi duhet ta marrë shtruar Hazardin, i cili është ende duke u kthyer në formën e tij ideale, pas lëndimit dhe operimit në nyjën e këmbës.

Real Madridi po përpiqet ta mbrojë 29-vjeçari i cili faullohet shumë shpesh nga kundërshtarët e tij në La Liga.

Ndërkohë, Zidane i ka ftuar Lucas Vazquezin dhe Luka Jovicin për ndeshjen e nesërme.

Lista e plotë e Real Madridit për takimin me Getafen:

Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Ferland Mendy.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, James Rodriguez, Isco.

Sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Lucas Vazquez, Luka Jovic, Marco Asensio, Brahim Diaz, Mariano Diaz, Vinicius Junior, Rodrygo Goes.

Pamjet nga paraqitja e mbrëmshme e Hazardit tregojnë se ai është rikthyer në top formë

Periskopi.com Sporti

Ka qenë një sezon i vështirë ai i pari për Eden Hazardin te Real Madridi.

Pas shtatë viteve te Chelsea, belgu më në fund siguroi transferimin e ëndrrave te Reali verën e kaluar, transmeton Periskopi.

Shumë e konsideronin Hazardin si pasuesin e natyrshëm të Cristiano Ronaldos, por edicioni i pari ishte makth i vërtetë për të.

Forma e dobët fizike në fillim të karrierës në Spanjë u përcoll me lëndime të vazhdueshme.

Eden Hazard grabbed another assist vs Valencia

Por pas një pezullimi të përkohshëm të futbollit spanjoll për shkak të koronavirusit, Hazard është rikthyer në formën më të mirë fizike dhe tash po duket lojtar krejt tjetër.

Pasi shkëlqeu në fitoren 3-1 të Realit kundër Eibarit, belgu startoi kundër Valencias mbrëmë.

Ai tregoi aftësitë e tij në pjesën e dytë, teksa asistoi për golin e parë të ndeshjes, i cili u shënua nga Karim Benzema.

Ai dhuroi edhe disa driblime, gjë që kishte munguar në paraqitjet e tij në fillim të sezonit.

Shikoni përmbledhjen e paraqitjes së Hazardit në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Përkundër lëndimeve Hazard është ende lojtar i klasit botëror, ndeshja e fundit e tregon qartë

Periskopi.com Sporti

Me fitoren e mbrëmshme, Real Madridi siguroi që të mbetën dy pikë larg Barcelonës, që gjendet në pozitën e parë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin Alfredo Di Stefano, kjo pasi Bernabeu po rinovohet, transmeton Periskopi.

Goli i parë erdhi në minutën e 4-të nga Kroos, gol ky fal asistimit briliant të Eden Hazardit

Belgu në sezonin e tij të parë ka shënuar një herë në 16 paraqitje në të gjitha garat, pasi ishte i lënduar.

Megjithatë, Hazard luajti 61 minuta, bëri një asistim, pati një saktësi 90% të pasimit, fitoi shtatë duele dhe u përfshi në të tre golat.

Ai u largua nga fusha për shkak të shqetësimit nga dëmtimi, por nuk mendohet të jetë serioz.

Shihni videon. /Periskopi

Rikthim pozitiv i Hazard, Zidane nuk i kursen lëvdatat për belgun

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjen e Hazard në fitoren 3-1 kundër Eibarit.

Ylli belg u kthye në skuadrën e Real Madrid pas shumë kohësh jashtë fushave të blerta, pasi vuante nga një dëmtim.

“Ne e dinim se Eden do t’i mungonte kap ritmi për të luajtur gjithë ndeshjen. Në fund, ai luajti një orë dhe ishte në formë të mirë fizike”, ka thënë Zidane.

“Kundërshtarët i dhanë atij goditje të forta, por ky është futbolli. Ai tha se është mirë pas pushimit dhe nuk ishte i frikësuar”, ka vijuar francezi.

Lëndimet e Hazard kanë bërë që belgu të mos mund të justifikojë milionat e shpenzuara për të. Rikthimi i tij është një shenjë e mirë për ‘Los Blancos’.

Këto janë transformimet e futbollistëve gjatë kohës sa qëndruan të mbyllur, nga Ronaldo në top formë e deri te Hazard që shtoi 7 kg

Periskopi.com Sporti

Gjatë kohës sa futbolli u pezullua, shkaku i pandemisë koronavirus, secili futbollistë në mënyrën e tij u përkujdes që të ushtrojnë sa më shumë, në mënyrë që ta mbajnë trupin në formë më solide.

Nga formimi i ‘kockave’ e deri te humbja e disa kilogramëve, ata kanë postuar fotografi në Instagram për të treguar transformimet e trupit të tyre.

Mesfushori skocez i Unitedit, Scott McTominay  ka punuar si i çmendur për të qëndruar i aftë pasi pësoi lëndim dhe u kthye nga pushimi vetëm disa javë para se të pezullohej futbolli. Ai ndau një fotografi me gruan e tij që tregonte barkun.

 Scott McTominay returned from a long injury lay-off just before the coronavirus lockdown

 McTominay recently shared this shredded image of his buff physique

Edhe 35-vjeçari, Cristiano Ronaldo, ka qenë çdo ditë në palestrën e tij, për ta mbajtur trupin e tij në formë solide. Madje ia ka dalë mirë, e vërtetoi këtë edhe me fotografi në Instagram duke i lënë të gjithë gojëhapur.

 When lockdown began, Ronaldo was in good shape

 In isolation, Ronaldo managed to improve his abs

Megjithatë jo të gjithë e kanë motivin ‘Ronaldo’ për të punuar fort, një gjë të tillë nuk e ka bërë ish- shoku i skuadrës së Cristiano Ronaldos, Eden Hazard, shkruan Periskopi.

Kur mbërriti në Real Madrid ai ishte mbipeshë më shtatë kilogram më shumë.

 Real Madrid boss Zinedine Zidane was impressed by Hazard's new svelte figure

Për një trup sa më atraktiv punoi edhe Salah, ai postoi në Instagram dhe, mbase u ‘xhelozua’ nga shoku i skuadrës, kroati Dejan Lovren, i cili la një koment në fotografinë e Salah.

 Last month, Salah showed off a more hulking physique

“Kështu që ju keni seanca fotografike në shtëpi”, me shaka mbrojtësi kroat.  /Periskopi.com/

E bleu nga këngtari spanjoll, kjo është shtëpia e Hazard afër shokëve të skuadrës – që i kushtoi 10 milion

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard posedon një shtëpi 10 milion dollarëshe në lagjen ‘La Finca’ të Madridit, ku jetojnë shumë shokë të skuadrës së tij.

Projektuar nga arkitekti spanjoll Joaquin Torres, prona është e veçantë për gurin e zi dhe orenditë e tij me ar, ndërsa ka 6 dhoma gjumi dhe 10 banjo.

 Six bedrooms mean Hazard will have plenty of space for his Chelsea pals

 Eden Hazard paid £10m for this plus home in the reputable La Finca neighbourhood of Madrid

 What footballer's mansion would be complete without a pool?

Kurse, disa prej mureve janë bërë madje me kristale gjigante që japin një kontrast mbresëlënës me gurin pa lejuar që të kalojë asnjë dritë.

 Plenty of Real Madrid stars choose to live in the area

 The whole house is kitted out with automated gadgets

Mesfushori belg i Real Madridit jeton me gruan e tij, Natacha dhe djemtë e tyre Yannis, Leo dhe Samy. /Periskopi.com/

 

 

 

Një ‘nepsqar’ si Hazardi: Mundohem të mos ha shumë por nuk është aspak e lehtë

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard po i kalon në shtëpinë e tij në Madrid ditët e karantinës, me shpresën që deri në maj do të qetësohet gjithçka për të nisur dalëngadalë me jetën normale.

Për futbollistët këto ditë izolimi për shkak të COVID-19, nuk janë të lehta, të paktën kështu thotë Eden Hazard.

Ata duhet të kujdesen që të mos shtojnë peshë dhe të stërviten vazhdimisht për të qëndruar në formë, diçka që sipas yllit të Real Madridit nuk është e lehtë.

“Mundohemi që të mos hamë shumë, tentojmë të qëndrojmë sa më larg gjërave ushqimore, por nuk është aspak e lehtë”, tha Hazard në një lidhje në rrjetin social Instagram.

“Punoj shumë me fizioterapistin përmes videove. Bëj shumë ushtrime gjithashtu edhe për kyçin e këmbës.

Karantina? Sido që të jetë, ka të tjerë që kalojnë shumë më keq, ne nuk duhet të ankohemi. Kemi kopësht, mund të dalim dhe kohë pas kohe luajmë me fëmijët”, tha ylli belg i Real Madridit.

Eden Hazard është operuar në kyçin e këmbës së djathtë, dhe mund të jetë gati për rinisjen e sezonit në fund të muajit maj, ashtu siç janë duke planifikuar të fillojnë gjitha ligat në Evropë.

 

 

 

 

 

Hazard pranon se stinori i tij i parë te Reali i ka shkuar ters

Periskopi.com Sporti

Futbollisti ofensiv belg Eden Hazard e pranon se stinori i tij i parë te Real Madridi nuk ka qenë i mirë.

Hazard u transferua te Reali nga Chelsea verën e vitit të kaluar për 100 milionë euro, shifër që mund të rritet deri në 150 milionë. Mirëpo, belgu ka pasur një periudhë të vështirë në Spanjë, duke pësuar lëndime rresht.

Po ashtu ishte vënë në diskutim përgatitja fizike e tij pasi ai iu bashkua klubit madrilen në fazën parasezonale në mbipeshë.

“Stinori im i parë te Real Madridi është i keq, por jo çdo gjë ishte e keqe. Është një stinor adaptimi. Do të gjykohem në stinorin e dytë. Mbetet tek unë që të jem në formë të mirë vitin e ardhshëm. Grupi është i mirë, kam takuar njerëz të ri. Për mua është përvojë e madhe. Ende kam edhe katër vjet kontratë, shpresoj të jem në formë të mirë”, ka thënë Hazard për “RTBF”.

Hazard 29-vjeçar ka shënuar një gol dhe asistuar pesë tjerë në 15 ndeshje në stinorin 2019-20. Momentalisht futbolli në Spanjë është i pezulluar shkaku i koronavirusit dhe Hazard është në izolim.

“Unë nuk po them se nuk do të infektohem, por jam në shtëpi, asnjëri nuk po vjen, nuk po takohemi me njeri. Jam pak i frikësuar, si gjithë tjerët, por veçanërisht duhet të jem i kujdesshëm të mos e bart te tjerët, kjo është gjëja më delikate. Duhet të kujdesemi për veten. Unë jam i shqetësuar për njerëzit më të dobët, që kanë më tepër probleme”, ka thënë Hazard.

Eden Hazard gjithnjë e më afër rikthimit

Periskopi.com Sporti

Ka pasur disa lajme të mira për Real Madrid në mes të krizës shëndetësore të Coronavirusit.

Eden Hazard, i cili iu nënshtrua operacionit në 5 mars , tashmë ka hequr qepjet që kishte në këmbë. Ekipi mjekësor i Los Blancos ka konfirmuar se ka përparimi që po bëhet pas operacionit.

Kjo paraqet një përparim të rëndësishëm në rikuperimin e lojtarit belg, me dy javët e para iu nënshtrua operimit.

Hazard aktualisht është në karantinë në shtëpinë e tij në Madrid, një vendim që u mor nga klubi pas testit pozitiv të coronavirusit të një basketbollisti të klubit.

Sulmuesi ishte kthyer nga Dallasi dhe do të kryejë rehabilitimin e tij në Spanjë.

Ashtu si pjesa tjetër e shokëve të tij të skuadrës, ai ka një plan specifik për tu përgatitur për periudhën e tij të izolimit dhe do të ketë vetë në dorë kujdesin dhe këshillat e profesionistëve.

Pezullimi i kampionatit dhe garat evropiane, për shkak të Covid-19 ka ardhur në një kohë të favorshme për Hazardin, i cili mund të jetë gati gjatë verës.

Eden Hazard i mprehtë në stërvitje para rikthimit: Ramos e duartrokitë mjeshtërinë e tij

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard pritet ta kompletojë rikthimin e shumëpritur në aksion kundër Celta Vigos, në fundjavë.

Anësori belg, të cilin Real Madridi e transferoi nga Chelsea për rreth 115 milionë euro në verë, më në fund është rikuperuar nga lëndimi në kyçin e këmbës të cilin e kishte pësuar në nëntor, transmeton Periskopi.

Hazard u dëmtua në ndeshjen e Realit në CL kundër PSG-së më 26 nëntor, dhe nuk ka luajtur më që nga atëherë.

29-vjeçari ka eksperiencuar një start jo shumë produktiv në “Bernabeu”, duke bërë asistuar katër herë derisa ka shënuar vetëm një gol në 13 paraqitje.

Sidoqoftë, belgu po duket i mprehtë në stërvitje.

Ai postoi një video të vetes duke shënuar disa gola të bukur në Twitter, të mërkurën mbrëma.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Ngjashmëria e golit të Zhegrovës sot me atë të Hazardit kundër Liverpoolit është e frikshme

Periskopi.com Sporti

Edon Zhegrova ka shënuar sot një gol brilant për Baselin, në ndeshjen miqësore kundër Steauas.

Pasi mori një top në krahun e djathtë, dribloi për mrekulli mbrojtësin para se të realizonte një shënim shumë të bukur, shkruan Periskopi.

Shikoni më poshtë.


Ngjashmëria e këtij goli me atë të Eden Hazardit kundër Liverpoolit në vitin 2018 është shumë e frikshme.

Shikoni më poshtë golin e belgut. /Periksopi.com/

Hazard, Salah, Modric – blerjet më të lira e më të suksesshme

Periskopi.com Sporti

Goal ka publikuar emrat e 15 futbollistëve të transferuar në dekadën e fundit si më të qëlluarat dhe më të lirat…

Eden Hazard, Luka Modric, Mohamed Salah, janë vetëm disa nga emrat që kanë lënë gjurmë në botën e futbollit, derisa janë blerë për një çmim që askush s’mund ta besojë… kurse sot vlejnë dyfishin, trefishin, apo katërfishin e asaj që kanë paguar klube të caktuara.

Alisson: Roma to Liverpool (€72m)

David Silva: Valencia to Manchester City (cost €29m)

Jadon Sancho: Manchester City to Borussia Dortmund (€8m)

Toni Kroos: Bayern Munich to Real Madrid (€25m)

Marc-Andre Ter Stegen: Borussia Monchengladbach to Barcelona (€12m)

N’Golo Kante: Caen to Leicester City (€9m)

Diego Godin: Villarreal to Atletico Madrid (€8m)

Sadio Mane: Southampton to Liverpool (£34m)

Jamie Vardy: Fleetwood Town to Leicester City (£1m)

Sergio Aguero: Atletico Madrid to Manchester City (€40m)

Eden Hazard: Lille to Chelsea (€35m)

Luka Modric: Tottenham to Real Madrid (€35m)

Riyad Mahrez: Le Havre to Leicester City (€500,000)

Raphael Varane: Lens to Real Madrid (€10m)

Mohamed Salah: Roma to Liverpool (€42m)

Hazard është i dashuruar në Chelsean: Momenti kur i premton fansit se do të rikthehet

Periskopi.com Sporti

Nuk ndodh shpesh që një lojtar të largohet nga klubi me urimet më të mira nga fansat.

Por Eden Hazard mori një pritje të ngrohtë nga fansat e Chelseat, pas transferimit te Real Madridi në verë.

Superylli belg kishte qenë shërbyes i jashtëzakonshëm për Chelsean për shtatë vite, duke shënuar 110 gola në 352 ndeshje, derisa ndihmoi klubin të fitonte shumë trofe në proces, përfshirë dy tituj të Premier Leagues, transmeton Periskopi.

Kështu që, kur ai më në fund e pranoi se dëshiroi të fillonte aventurë të re në La Liga, fansat e Chelseat e falenderuan atë për punën e madhe që bëri dhe i uruan fat.

Real Madrid CF v Real Sociedad - La Liga

Ky reagim qartazi e ka impresionuar Hazardin, pasi 28-vjeçari nuk po e mohon rikthimin në “Stamford Bridge” në të ardhmen.

Fansi i Chelseat, Frank Khalid, i cili ka 36,000 ndjekës në Tëitter, u takua me belgun më herët këtë javë – dhe del të jetë se Hazard ende e ka klubin londinez në zemër.

“Kur të përfundoj punë këtu, do të rikthehem,” thotë belgu me një buzëqeshje në fytyre.

Ai poashtu konfirmoi se ende e shikon Chelsean dhe është i impresionuar nga mënyra se si skuadra e re e talentuar po performon nën Frank Lampardit këtë sezon.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

‘Eden Hazard është Michael Jordan i futbollit’

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez ka thurur lëvdata për Eden Hazard duke deklaruar se ai është Michael Jordan i futbollit dhe ka gjithçka se çfarë duhet për të fituar Topin e Artë.

Ai fillimisht pohoi se Hazard në të ardhmen mund ta fitojë Topin e Artë, dhe ka cilësi për një gjë të tillë.

“Në të ardhmen e shoh Hazardin duke fituar Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Martinez.

Më pas ai ka vazhduar duke e cilësuar sulmuesin belg si Michael Jordan i futbollit.

“Ai është një lojtar i skuadrës së madhe. Hazardh është Michael Jordan i futbollit”, përfundoi Martinez.

Kujtojmë që Hazard u bashkua me Realin këtë sezon, duke pasur një nismë jo të mirë.

Madje gjatë ditës së djeshme u zyrtarizua se Hazard do të mungojë në ndeshjen ndaj Barcelonën, mungesë kjo shumë e madhe për skuadrën e Zinedine Zidane.

Çmenduria e Hazardit, silli poshtë e lartë mbrojtjen parisiene para se t’ia fuste topin nën këmbë gjyqtarit

Periskopi.com Sporti

Eden Hazardit i është dashur më shumë kohë se që është pritur për t’u adaptuar te Real Madridi.

Belgu shënoi vetëm një gol në 12 paraqitjet e para për “Los Blancos” para të martës mbrëma, në ndeshjen e Champions Leagues kundër Paris Saint-Germainit, raporton Periskopi.

Hazard u transferua për një shumë fillestare prej 100 milionë eurove, që mund të shkojë deri në 146 milionë euro.

Sidoqoftë, pati shenja të martën mbrëma se Real Madridi më në fund ka filluar ta shohë më të mirën nga Hazard.

Real Madrid v Paris Saint-Germain: Group A - UEFA Champions League

28-vjeçari luajti rol kyç në golin e parë të ndeshjes, të shënuar nga Karim Benzema, madje edhe ia futi topin nën këmbë gjyqtarit.

Pasi mori topin thellë në zonën e tij, Hazard mposhti dy yje të PSG-së me një kthim nga krahu i majtë.

Ai pastaj bëri një lëvizje fallco me të djathtën para se ta linte topin të futej nën këmbët e gjyqtarit portugez, Artur Soares Dias.

Hazard pastaj bashkëveproi me krahun e djathtë dhe Madridi vetëm disa sekonda më vonë Reali shënoi përmes Karim Benzemas.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/


 

Rusët thjesht nuk po mund t’i bëjnë ballë Hazardit, shënon dy gola brenda shtatë minutave

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard ka shënuar dy herë, derisa Kombëtarja e Belgjikës është duke e mposhtur Rusinë si mysafire me rezultat 4-0, raporton Periskopi.

E njeriu më i përfolur te Real Madridi këtë sezon, Hazard ka treguar kualitetet e tij duke shënuar dy gola.

Ai fillimisht shënoi në minutën e 33-të duke shfrytëzuar asistimin e Romelu Lukakut, para se të realizonte të dytin në minutën e 40-të pas asistimit të Kevin de Bruynes.

Shikoni golat e tij më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Hazard bën mirë të mos futet në rrjete sociale për një kohë të gjatë pas kësaj huqje horror sonte

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard ka qenë larg formës më të mirë që prej transferimit te Real Madridi.

Ai u lëndua në parasezon para se të fillonin ndeshjet kompetitive dhe u rikthye pas disa javëve mungesë në sezonin e ri, raporton Periskopi.

Që prej rikthimit të tij, ai ka dështuar të impresionojë, dhe shpesh ka qenë cak i kritikave të medieve spanjolle.

Ai pati një pjesë të parë dinjitoze sonte në Champions League kundër Galatasarayit, duke asistuar për Toni Kroosin, por në të dytën, ai humbi një rast të artë.

Pasi kaloi edhe portierin, ish-ylli i Chelseat lansoi një goditje në portën e zbrazët që goditi transversalen.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/


 

Hazard vlerësohet si transferimi i dytë më i keq në histori të Real Madridit pas Michael Owenit

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard siguroi transferimin e tij të ëndrrave te Real Madridi këtë verë, por gjithçka po rikthehet në makth për belgun.

Ai u transferua në “Bernabeu” me bujë të madhe, derisa shumë analistë e fansa sugjeruan se ai më në fund do ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, raporton Periskopi.

Por kjo ndjenjë tashmë është zhdukur. Pas transferimin 150 milionësh nga Chelsea, muajt e parë të Hazardit janë përshkuar nga lëndimet.

Ai mungoi në tri përballjet e para të Madridit, por pas rikthimit ai u paraqit kundër Levantes, Paris Saint-Germainit, Sevillas dhe Atletico Madridit.

Eden Hazard has struggled at Madrid

Mirëpo, anësori ka dështuar të ketë impaktin e duhur në fushë, me shtypin spanjoll që e ka kryqëzuar me kritika.

“Marca” e ka krahasuar startin e tij në La Liga me atë të Zinedine Zidanes, David Beckhamit, Luis Figos, Ronaldos dhe Kakas pasi u transferuan në “Bernabeu”.

Vetëm Michael Owenit i është dashur më shumë kohë se Hazardit për t’u adaptuar me jetën në Madrid.

Ish-ylli i Liverpoolit dështoi të shënonte në gjashtë ndeshjet e para, para se të realizonte kundër Dynamo Kievit në Champions League.

Hazard do të shpresojë se nuk do t’i duhet edhe shumë kohë ta gjejë rrugën e golit, në fakt, ai e ka mundësinë perfekte të shënojë sonte. /Periskopi.com/

Hazard e pranon: Nuk jam në formën e duhur

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Realit, Eden Hazard ka pranuar që nuk është në formën e duhur.

Belgu ende nuk ka shënuar golin e parë në fanellën e “Los Blancos”, ndërsa ndeshjen e kaluar kundër Atletico Madrid nuk luajti shumë mirë.

Hazard tha se e di historinë e numrit 7 në fanellë dhe do të punojë shumë për ta vazhduar këtë histori, transmeton KosovaPress.

“Siç kam thënë në prezantim nuk jam ndonjë galaktikë. Duhet t’iu tregoj të gjithëve se mund të bëhem një i tillë. E dimë historinë e numrit 7 në fanellë dhe do t’iu tregoj se mund të bëhem një ndër lojtarët më të mirë në botë, do të jap 100% nga vetja ime në çdo ndeshje dhe çdo trajnim. Nuk kam dyshim te vetja, stili apo teknika e lojës sime. Kur të kam të gjithë besimin do të jetë me e lehtë”, deklaroi ai.

Mediet spanjolle absolutisht shkatërruan Hazardin dhe Courtoisin pas paraqitjes së tmerrshme kundër PSG-së

Periskopi.com Sporti

Real Madridi pati një start makthi në Champions League të mërkurën mbrëma, derisa u mposht me rezultat 3-0.

PSG ishte pa Neymarin, Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin, por prapë arriti t’i marrë pikët e plota kundër 13 herë kampionit evropian, transmeton Periskopi.

Në tërësi ishte një natë zhgënjyese për skuadrën e Zinedine Zidanes, derisa mungesa e Cristiano Ronaldos po vazhdon të vërehet.

Gareth Bale, Karim Benzema dhe Eden Hazard të gjithë luajtën në sulm, por dështuan të kishin impakt.

FBL-EUR-C1-PSG-REAL

Hazard, i cili së fundmi është rikthyer nga lëndimi, ishte shumë i dobët në performancë dhe luajti vetëm për 70 minuta, para se të zëvendësohej nga Lucas Vazquez.

Bashkëlojtari tjetër i tij, Thibaut Courtois gjithashtu pati një ndeshje për ta harruar, derisa i dhuroi PSG-së golin e parë në minutën e 14-të dhe edhe një herë dështoi të shpëtonte pa u mposhtur.

Që nga shkurti portieri belg nuk ka arritur ta mbajë portën të paprekur për “Los Blancos”.

Dhe ish-dyshja e Chelseat u shkatërrua nga gazetat spanjolle pas ndeshjes, me Marcan që shkroi:

“Çfarëdo që hidhet drejt tij, Courtois nuk arrin ta ndalë. Ai pati një natë për ta harruar në Paris.

Hazard: “Galactico i Real Madridit nuk u fsheh por nuk pati impakt në ndeshje. Atyre u duhet që ai të rikthehet në formën më të mirë sa më shpejt që mundet.”

AS

Courtois: “Gabim katastrofal në golin e parë të Di Marias, duke e lënë shtyllën të ekspozuar dhe nuk arriti të kishte kontakt me topin pavarësisht se ishte shumë afër tij. I ngadalshëm në golin e dytë gjithashtu.”

Hazard: “I ngujuar në krahun e majtë, kur e pati topin ai tregoi kualitet por nuk arriti të kishte impakt të rëndësishëm. Ende duket jashtë formës, gjë që është katastrofale për lojën e tij.” /Periskopi.com/