Elliot Engel-i përkujton mikun e tij, Ibrahim Rugovën

Periskopi.com Lajme

Miku i shqiptarëve, Eliot Engel, i cili së fundmi ka marrë mandatin e ri si Kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Kongresin Amerikanë, ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me rastin e 13 vjetorit të vdekjes së Rugovës, Engel i cili njihet për mbështetjen e kamotshme të tij ndaj Kosovës ka përkujtuar mikun e tij kosovar me të cilin kishin mjaft takime gjatë kohës që punohej shumë për clirimin e Kosovës, e po ashtu edhe pas kësaj periudhe.

Engel si njëri ndër miqtë më të mirë të shqiptarëve, ka marrë pjesë edhe në varrimin e Rugovës në vitin 2006.

Ndërsa gjatë vitit 2015, gjatë një vizite në Kosovë, ai nuk harroi që të bëj homazhe pranë varrit të Rugovës, duke vendosur lule.