Guardiola për lojtarin e tij që po lidhet me Barcelonën: Ai nuk dëshiron më të luajë për Man Cityn

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar se mbrojtësi i talentuar spanjoll, Eric Garica nuk dëshiron të qëndroj në “Etihad”, transmeton Insporti.

19 vjeçari është produkt i “La Masia” ndërsa kishte kaluar tek Manchester City në vitin 2017.

“Eric Garcia nuk dëshiron ta vazhdoj kontratën e tij me Manchester Cityn. Ai ka edhe një vit kontratë por nuk dëshiron të qëndroj më shumë tek ne” – tha ai.

“Ne mendojmë se ai dëshiron të luajë për një ekip tjetër” – u shpreh trajneri spanjoll.

Kujtojmë që Barcelona është lidhur shumë me një transferim të mundshëm të lojtarit.

Image

Këtë sezon ai ka zhvilluar 13 paraqitje për “Qytetarët” në Premier Ligë, ndërkohë ka zhvilluar edhe 5 ndeshje për Spanjën U21.