Falë aplikacionit “FaceApp”, gjendet fëmija i rrëmbyer 18 vite më parë

Periskopi.com Fun

“FaceApp” ose ‘Trendi i plakjes’ ka pushtuar botën ditët e fundit. Ndërkohë, ky program u shoqërua me mjaft bujë, teksa qarkulluan lajme se bëhet fjalë për një apliakcion rus dhe se vjedh fotot.

Mirëpo, FaceApp përtej zhurmës ka bërë një mrekulli. Me anë të këtij aplikacioni është gjetur pas 18 vitesh një djalë në Kinë. Vogëlushi ishte rrëmbyer pranë kantierit ku puninte i ati kur ishte vetëm 3 vjeç.

Tashmë Yu Ëeifeng është 21 vjec dhe studion në Universitet. Policia arriti të përdorte teknologjinë për të parashikuar se si do të dukej ai tashmë i rritur. Kur e gjetën, ai refuzoi të besonte se ishte një fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja e konfirmoi.

“Nuk më mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm që të falenderoj familjen që ka rritur djalin tim. Ne jemi prindërit biologjik por janë ata që e kanë bërë djalin që është ai sot. Që ditën e sotme djali im ka dy nëna’- ka thënë nëna biologjike e 21-vjecarit.

Rrezik për thyerje të privatësisë? Reagon FaceApp

Periskopi.com Tech & Auto

Nëse shikoni nëpër fotot e miqve në media sociale do të vëreni se shumica kanë postuar foto se si do të duken kur janë më të moshuar. Kjo përshkak se aplikacioni FaceApp tani është bërë një trend global dhe të gjithë po fusin fotot e tyre për të parë se di do të mund të duken në të ardhmen.

Gjithsesi për këtë ka pasur shqetësime. FaceApp është një aplikacion që është krijuar nga programerë rusë. Madje një kongresmen ka kërkaur një hetim nga FBI për mundësinë që ky aplikacion të futet në të dhënat e juaja personale.

Por në një deklaratë zyrtare nga R&D, që ka krijuar aplikacionin FaceApp, është treguar se shumica e fotove të procesuar qëndrojnë në serverë të tyre më së shumti për 48 orë dhe pastaj ato fshihen.

Gjithashtu aplikacioni lejon që përdoruesit të kërkojnë që të dhënat e tyre të fshihen. Kjo arrihet përmes opsionit “Report a bug” që në të vërtet është një proces më i gjatë.

R&D ka mohuar se transferon foto të tjera përveç atyre që zgjidhen vetë nga përdoruesi. Kompania ka konfirmuar se të dhënat nuk janë ndarë në asnjë rast me nëj palë të tretë.

 

Senatori amerikan: FBI ta hetojë aplikacionin FaceApp

Periskopi.com Lajme

Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, kërkoi të hetohet aplikacioni FaceApp, i cili i ndryshon fotografitë e përdoruesve, duke i bërë ata të duken më të vjetër ose më të rinj.

Në një letër të postuar në Twitter, Schumer tha se është “thellësisht shqetësuese” që të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të shkojnë te “një fuqi e huaj armiqësore”.

Kompania që krijoi aplikacionin, i cili mund të shkarkohet në telefona të mençur, e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë.

Wireless Lab, megjithatë, tha se nuk i ruan përgjithmonë fotografitë dhe se nuk mbledh të dhëna.

Shumica e fotografive fshihen nga serverët e kompanisë brenda 48 orësh nga data e shkarkimit, tha përmes një deklarate kompania Wireless Lab.

Schumer, megjithatë, kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë të hetojnë aplikacionin FaceApp.

“Kam shqetësime serioze sa i përket mbrojtjes së të dhënave që grumbullohen, si dhe nëse përdoruesit janë të vetëdijshëm se kush mund të ketë qasje në to”, thuhet në letrën e tij.

 

A ndërhyn aplikacioni rus FaceApp në privatësinë tuaj dhe a duhet të shqetësoheni?

Periskopi.com Tech & Auto

FaceApp po bëhet aplikacioni që po “infekton” përdoruesit, duke pushtuar Facebookun dhe Instagrami me foto që duken të plakur.

Por, sa është i sigurt përdorimi i këtij aplikacioni?

Me përdorimin e FaceApp qarkullojnë histori teknologjie dhe të dhënash që shumica e përdoruesve nuk i njohin. Në anën tjetër, kompania thotë se përdor algoritme të inteligjencës artificiale për t’i bërë këto transformime.

“Kemi zhvilluar një teknologji të re që mundëson modifikimin në mënyrë reale të imazhit tuaj në foto. Elementi që na diferencon nga të tjerët është fotorealizmi. Pasi aplikohet filtri është sërish fotoja jote. Aplikacionet e tjera qëllimisht ndryshojnë imazhin në mënyrë humoristike por nuk është më një foto reale”, ka shpjeguar themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë ruse Wireless Lab që qëndron mbrapa aplikacionit, Yaroslav Goncharov për TechCrunch, përcjell Telegrafi.

Ruajtja e fotove

Ju mbani të drejtat për fotot tuaja, por kompania ruan një kopje. FaceApp përdor algoritme shumë të komplikuara për t’i modifikuar fotot, të cilat nuk janë instaluar në telefon kur ju e instaloni aplikacionin. Fotot tuaja duhet të ngarkohen në një server të FaceAppit për përpunim, që do të thotë që një kopje e fotos tuaj i dërgohet kompanisë.

Është e mundur që FaceApp të përdorë fotografitë tuaja që janë të lidhura më të dhënat tjera, ashtu siç bëjnë shumë kompani në internet, por nuk ka indikacione se kërcënimi i keqpërdorimit këtu është i lartë. Ju gjithmonë duhet të keni kujdes duke mos ngarkuar materiale të ndjeshme.

Shqetësime për privatësinë

Deklarata e privatësisë së aplikacionit është e paqartë, gjë që nuk është shenjë e mirë, sidomos e kombinuar me faktin se nuk iu tregohet në mënyrë eksplicite përdoruesve se ata po ngarkojnë “selfie”. Kushtet e privatësisë tregojnë se fotoja mban të dhëna duke e gjurmuar me “cookies”.

Disa përdorues kanë pohuar se FaceApp automatikisht i ngarkon të gjitha e telefonit tuaj në serverat e kompanisë, në momentin e parë që ju e përdorni këtë aplikacion. Sidoqoftë ekspertët e sigurisë kanë hedhur dyshime mbi këtë pretendim.

Në pjesën e aplikacionit që i dedikohet përdorimit të informacioneve thuhet se, “aplikacioni mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”.