I shpëtoi kancerit por jo grabitësve: Historia e dhimbshme e gruas shqiptare

Periskopi.com Lajme

Petrit dhe Afërdita Laze gjenden në spital me nga një plumb në trup pasi ranë pre e një grabitjeje gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Allias në Tiranë.

Pronarët e furrave “Laze” në Tiranë u përleshen me grabitësit duke mbetur të plagosur prej tyre. Petriti ka një plagë në bark, kurse bashkëshortja në këmbë.

Për fat të mirë kjo e fundit është në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa ABC Neës bën me dije se grabitja nuk ishte tronditja e vetme për çiftin.

Pak kohë më parë, Afërdita kishte mundur të dilte fitimtare ndaj një tumori.

Referuar burimeve, mësohet se grabitësit kanë pasur informator të brendshëm.

Këto dyshime janë ngritur nga grupi hetimor pasi, pasi grabitja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze.

Sakaq burimet thanë se vila kishte sistem alarmi dhe kamera sigurie. Duket se autorët kanë patur informacion edhe për këtë gjë, pasi alarmi i vilës aktivizohej në orën 22 30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme, raporton abcneës.al.

Grupi hetimor ka mbledhur disa prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Siç shihet në pamje, vila ka kamera sigurie të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Politikani belg bën gjest të rrallë: Shkel ligjin për të mos lejuar dëbimin e familjes shqiptare nga Belgjika

Periskopi.com Lajme

Dashuria për një familje shqiptare ka bërë që kryetari i bashkisë së Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette të kryejë një akt të rralla.

Ai shkeli “ligjin”, duke udhëzuar policinë lokale që mos t’i bindeshin një urdhri dëbimi për këtë familje shqiptare e cila ishte vendosur në Charleroi prej 8 vitesh.

Portali “DH.be” shkruan se fëmijët u rritën atje, shkuan në shkollë edhe një tjetër lindi atje.

Por ndërsa kjo familje shqiptare u integrua në mënyrë të përsosur, Zyra për të Huajt vendosi ta riatdhesonte atë.

Një vendim që sipas medias belge, u pasua nga një demonstrim solidariteti javën e kaluar më 16 Tetor, në qytetin Charleroi ku studentë, mësues, prindër shpallën publikisht mbështetjen e tyre për këtë familje

Kryebashkiaku i ri, njëherazi edhe president i Partisë Socialiste belge në Ëallonia, nuk ka preferuar të zbatojë vendimin që dëbon familjen shqiptare.

Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik.

Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia”,</em> deklaroi Magnette.  (TemA)

Francës i kushtoi 100 mijë euro dëbimi i familjes shqiptare me avion privat

Periskopi.com Lajme

E dëbuar më 7 shtator nga Mirecourt (Vosges) të Francës, një familje shqiptare me dy fëmijë u kthyer me avion privat në kryeqytetin Tiranë, me një kosto që mund t`i afrohet shifrës prej 100.000 eurosh, shkruajnë mediat franceze

Dëbimi i familjes me dy fëmijët u realizua mëngjesin e 7 shtatorit.

Ishte emocionuese, pasi dëbimi nxiti një valë të fortë mbështetjeje në Mirecourt (Vosges), siç ishte klubi i futbollit ku luante njëri prej djemve. Kësaj të marte, e përditshmja franceze “Vosges Matin” zbuloi se katër anëtarët e familjes që mbërritën në vitin 2016 në këtë komunë, në Shqipëri u dëbuan me një avion privat, transmeton Albinfo.ch.

E përditshmja gjithashtu transmeton dëshminë e një organizate të indinjuar. Sipas Kolektivit të Mirecourt për Solidaritetit me Refugjatët, automjetet e forcave policore arritën në agim në ndërtesë. Familjes iu konfiskuan telefonat celularë dhe pastaj u transportua në një aeroport ku i ka pritur një avion i regjistruar, e ka përshkruar ngjarjen një vullnetar nga ueb faqja “Asil’accueil 88”.

Pas kthimit të familjes në mënyrë të parregullt nga Franca drejt kryeqytetit të Tiranës, dëshmitari ka pohuar: “E gjithë kjo është e frikshme. Ata ishin integruar shumë mirë në komunitetin tonë.

Ndjejmë revoltë dhe turp në jetët e shkatërruara të këtyre personave”.

Të ballafaquar me mjetet që nga gazeta rajonale konsiderohen si “joproporcionale”, kohëve të fundit një mesazh iu është dërguar deputetëve të Vosges.

I formuar nga organizata të ndryshme bamirëse, koston e një operacioni të tillë për të dëbuar një familje me një avion privat në Shqipëri, kolektivi e vlerëson me 100.000 euro.

As linja ajrore e as prefektura nuk iu përgjigjën gazetës. Në vitin 2015, Street Press zbuloi se 1,5 milionë euro në vit u përdorën për të transportuar emigrantë nga Calais në qendrat e paraburgimit, me avion privat.

Miqtë gjermanë mirëpresin kthimin e përkohshëm të familjes shqiptare

Periskopi.com Lajme

Në Kirchbarkau, miqtë dhe fqinjët kishin përgatitur një festë për të mirëpritur familjen e integruar plotësisht. Kur dhe nëse mund të kthehet përfundimisht për të jetuar në Gjermani, është e paqartë

Gjithçka ishte përgatitur: Pothuajse një vit pas dëbimit të tyre, përkrahësit gjermanë kanë dashur ta mirëpresin familjen shqiptare Cekaj përsëri në Kirchbarkau me një festë mikpritjeje. Por në çastin e fundit, nënës dhe katër fëmijëve të saj iu mohua qasja në avion në Mal të Zi.

Familja shqiptare, në Shqipëri ishte dëbuar në gusht 2017, pavarësisht se një kërkesë i ishte drejtuar Komisionit për raste të rënda. Pas protestave masive, Komuna Plön e kishte penguar dëbimin, por ka qenë tepër vonë: Familja tashmë kishte hipur në avion. Që atëherë, një rreth përkrahësish gjermanë ka luftuar për kthimin e familjes shqiptare.

Ai ka organizuar një kontratë trajnimi për babain si elektricist dhe ka siguruar një punë për nënën. Vajza më e madhe kishte siguruar një angazhim për një vit social vullnetar në përkujdesjen e të moshuarve, shkruan “Ndr.de”, transmeton Albinfo.ch. Që atëherë, punëdhënësit kanë qenë në pritje të kthimit të familjes. Por, përsëri dhe përsëri është dashur të plotësoheshin kushtet, aplikimet dhe certifikatat e dorëzuara më vonë, për t’i mundësuar familjes që të kthehej përmes rrugës normale.

Më në fund, pasditen e së enjtes, familja Cekaj sërsih ka mundur të udhëtojë për në Gjermani. Nëna Mimoza Cekaj ​​dhe të katër fëmijët, arritën si turistë në aeroportin e Hamburgut. Cekajt tani jetojnë sërish në apartamentin e tyre të vjetër në Kirchbarkau (rrethinas Plön). Jo përgjithmonë, por definitivisht deri në fund të shtatorit ata do të mund të qëndrojnë këtu.

Në fshatin e tyre Kichbarkau, miqtë dhe fqinjët kishin përgatitur një festë për të mirëpritur familjen e integruar plotësisht. Kur dhe nëse më në fund mund të kthehet, është e paqartë. Sipas kujdestarit të familjes, Marie-Charlotte Wahl, Ambasada gjermane në Shqipëri ka të gjitha dokumentet e nevojshme. Babai Pëllumb Cekaj ​​tashmë ka një vizë të rregullt. Ai do të vijë në Gjermani pas disa ditësh, në kohën e saktë kur do të duhet t`ia fillojë trajnimit të tij. Pjesa tjetër e familjes është në pritje të një vendimi nga Ambasada.

Videon e pritjes së familjes shqiptare, mund ta përcjellni në vegzën në vijim:

Nach Abschiebung: Familie zu Gast in Kirchbarkau

 

Familja shqiptare dëbohet nga Franca, ishin paraburgosur nëna shtatzanë dhe dy fëmijët

Periskopi.com Lajme

Të premten e 20 korrikut, familja është dëbuar me avion për në Shqipëri.

Mbrëmjen e së enjtes, më 19 korrik, dy fëmijë dhe prindërit e tyre shqiptarë u mbyllën në qendrën e paraburgimit në Nîmes, për tu dëbuar në Shqipëri. Të shoqëruar nga policia në kufi, të premten ata u dëbuan shumë herët me një avion.

Kjo familje së cilës iu kishte refuzuar azili, ka qenë e detyruar të largohej nga territori francez, shkruan “Midi Libre”, përcjelll Albinfo.ch. Ajo ishte nën arrest shtëpiak në Mende (Lozère), ndërsa fëmijët, një djalë dhe një vajzë, kanë qenë shkollarë të klasës së pestë dhe të tretë.

“Shoqata franceze edukatë pa kufinj” RESF, ka denoncuar “hipokrizinë” e rrjedhës dhe mbylljen e dy të miturve.

“Babai është dashur të shkojë për çdo ditë në stacionin e policisë”, ka deklaruar kreu i RESF. Atij i kishin thënë se nga fundi i gushtit, babai nuk do të kishte qenë më në shënjestër”.

Të enjten, më 19 korrik, përderisa babai ka qenë në stacionin policor, policia erdhi në apartamentin e tyre për të marr nënën shtatzanë dhe dy fëmijët e mitur.

Familja shtatë anëtarëshe nga Kosova dëbohet në mes të natës nga Gjermania

Periskopi.com Lajme

Në natën e së martës në Oelsnitz është dëbuar një familje shtatë anëtarëshe nga Kosova. Prindërit dhe pesë fëmijët ishin tërësisht të integruar – në fushën e punësimit dhe mbi të gjitha në klubin e futbollit SV Merkur, shkruan freiepresse.de.

“Ne nuk mund ta kuptojmë, as edhe punëtorët socialë,” tha këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr, rreth diskutimit aktual, se kush duhet ta lëshojë Gjermaninë dhe kush jo.

Familja kosovare kishte ardhur në Gjermani përpara tre vitesh, megjithatë Kosova u vendos në vendet me origjinë të sigurtë. Nga Bajerni, Chemnitz dhe Plauen në fund familja shumë anëtarëshe u vendos në Oelsnitz. Fëmija më i ri është lindur në Gjermani, përcjell albinfo.ch.

Familjes pasi nuk ju njoh azili, i pati kaluar edhe afati i “duldung”.

“Familja është marrë në dy të natës nga shtrati dhe është dëbuar,” thotë më tej Stöhr, e ckla khs`te ndjekur situatën. Ajo ka përcjellë familjen deri në Berlin, ku më pas kanë marrë aeroplanin për të fluturuar drejt Kosovës.

Babai përveç që fliste mirë gjuhën gjermane, punonte si përkthyes. Kurse tre djemtë e tij luanin me të rriturit e Merkur, kurse njëra vajzë aktivizohej me hendbollin e Oberlosaer.

Megjithatë integrimi i një familje nuk mund të vendosë për të ardhmen e azilkërkuesve të vendeve me origjinë të sigurtë. Për këtë Reiner Stöhr është e frustruar dhe e zemëruar.

“Duhet të pyesësh, se pse vjen deri te kjo mënyrë,” thotë në fund ajo.

Familja e pafat shqiptare: Gjermania u hap dyert, Mali Zi s’i lejon të ikin

Periskopi.com Lajme

Familja shqiptare, në Shqipëri ishte dëbuar në gusht 2017, pavarësisht se një kërkesë iu ishte drejtuar Komisionit për raste të rënda. Pas protestave masive, Komuna Plön e kishte penguar dëbimin, por ka qenë tepër vonë: Familja tashmë kishte hipur në avion. Që atëherë, një rreth përkrahësish gjermanë ka luftuar për kthimin e familjes shqiptare.

Shumë pengesa burokratike

Ai ka organizuar një kontratë trajnimi për babain si elektricist dhe ka siguruar një punë për nënën. Vajza më e madhe kishte siguruar një angazhim për një vit social vullnetar në përkujdesjen e të moshuarve. Që atëherë, punëdhënësit kanë qenë në pritje të kthimit të familjes. Por, përsëri dhe përsëri është dashur të plotësoheshin kushtet, aplikimet dhe certifikatat e dorëzuara më vonë, për t’i mundësuar familjes që të kthehej përmes rrugës normale.

Në ndërkohë, të gjitha dokumentet e nevojshme janë në dispozicion në Ambasadën gjermane në Tiranë. Por, ende mbetet e paqartë se sa do të zgjasë shqyrtimi i tyre.

Pushime për fëmijët

“Të katër fëmijët me shumë dëshirë kanë marrë pjesë në ekipin e ekskursionit të organizuar nga famullia protestante në Kirchbarkau. Ata kishin marrë pjesë në të verën e kaluar dhe ky ka qenë kujtimi i fundit i bukur nga Gjermania për ta”, pohon për “Kn-online” Marie Charlotte Wahl, nga rrethi i mbështetësve #kirchbarkauhilft, përcjell Albinfo.ch.

Kjo është arsyeja që fëmijëve shqiptarë sërish tu mundësohet një eksursion i tillë, ndërsa shpenzimet janë siguruar nga përkrahësit gjermanë. Gjatë fundjavës është dashur të startojë. Që fëmijët të jenë me kohë në këtë evenimet, ka pasur vetëm një mënyrë të rregullt: Hyrja me vizë turistike.

Dështoi në minutën e fundit

Të enjten, nëna dhe fëmijët është dashur të shkonin në Berlin me fluturim të lirë. Por në aeroportin e Malit të Zi, atyre iu mohua qasja në avion. Arsyeja: Në pasaportën e nënës ka qenë ende e shënuar vula e dëbimit. Çifti i ka njoftuar autoritetet malazeze se masa e dëbimit ishte anuluar dhe kjo ishte regjistruar edhe në Regjistrin Ndërkombëtar, por argumentimi i tyre nuk u pranua.

“Bile, kanë refuzuar ta shfletojnë edhe regjistrin”, thotë babai.

Por, familja shqiptare nuk dëshiron të heqë dorë. Ajo tani është duke kërkuar një mënyrë tjetër ligjore, në mënyrë që nëna dhe fëmijët të vijnë në kohë për fillimin e ekskursionit në Kirchbarkau.