Mujota: Kemi bërë rrugë në të gjitha viset e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Në emisionin e sotëm “Debat” në RTK 1 po diskutohet për çështjen e infrastrukturës. Për këtë temë po debatojnë Çerkin Dukolli nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fehmi Mujota nga PDK dhe Rexhep Kadriu nga koalicioni AAK-PSD.

Përfaqësuesi i PDK-së, Fehmi Mujota ka theksuar se gjendja e infrastrukturës rrugore pas luftës ka qenë shumë e keqe dhe për këtë arsye si PDK si parti në qeverisje të vendit e orientoi buxhetin pikërisht në këtë segment. “Falë investime që kemi bërë është arritur të bëhen rrugët në të gjitha viset e Kosovës. Rrugët janë të standardeve të larta”, ka theksuar Mujota.

Sipas tij tani është koha të mendohet për vazhdimin e projekteve të mëdha dhe për reformimin e gjendjes në të gjitha nivelet, që nga niveli i administrimit e deri tek menaxhimi.

“Disa projekte madhore që po na presin janë rruga Prishtinë – Mitrovicë, Deçan – Plavë, rrugët magjistrale nga Skënderaj në Komoran si dhe kjo në drejtim të Podujevës. D.m.th këto projekte presim që të përfundohen”, ka shtuar Mujota.