Drenasi lejon fishekzjarret veç 1 orë e gjysmë

Periskopi.com Lajme

Komuna e Drenasit, respektivisht, Kryetari Ramiz Lladrovci, ka marr vendim që të ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike dhe zonat e banuara, përjashtimisht datës së 31.12.2019 nga ora 23:00-00:30, 01.01.2020.

Duke qenë në prag të festive të fundvitit dhe mjetet piroteknike/fishekzjarrët po shitën në treg, Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike dhe zona të banuara për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktojnë në ambient

Po ashtu, Kryetari Lladrovci ka kërkuar nga Drejtorët e shkollave në Drenas që mësimdhënësit në orën e parë mësimore që minutat e parë t’i kushtojnë shpjegimeve rreth lëndimeve që mund të marrin gjatë përdorimit të tyre dhe dëmet që mund të shkaktojnë ato në ambient.

Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën në shumë prej 100 euro.

 

 

 

Ndizen fishekzjarret për 11 vjetor tek varri i Adem Demaçit

Periskopi.com Lajme

Është duke vazhduar kremtimi i 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në çdo vend ku ka shqiptarë po festohet, duke mos harruar falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë tonë.

Ndër personalitetet e shquara shqiptare ndaj të cilit shprehen gjithmonë falënderime është edhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Madje sonte shumë qytetarë janë mbledhur pikërisht tek varri i tij tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’ në Prishtinë, ku edhe kanë ndezur fishekzjarrë në shenjë festimi të këtij 11-vjetori.

Indeksonline ka siguruar disa video nga ky vend, ku edhe banorët të cilët festojnë në afërsi thanë se fishekzjarrët nuk kanë ndaluar për disa minuta radhazi./Indeksonline/

BE shpenzoi 261 milionë euro në fishekzjarre për Vitin e Ri 2019

Periskopi.com Lajme

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian importuan 110 mijë ton piroteknikë për fishekzjarrët e Vitit të Ri në vitin 2017, që korrespondon me një shumë prej 261 milionë euro.

Pothuajse të gjitha importet, më saktësisht 98 për qind, janë bërë nga Kina, njoftoi sot Enti Evropian i Statistikës, Eurostat.Nga importet totale, më shumë se tre të katërtat (77 për qind) shkuan në katër shtete anëtare.

Në radhë të parë, Gjermania me 40 mijë ton (36 për qind), e ndjekur nga Holanda me 24 mijë ton (22 për qind), Polonia me 11 mijë ton (10 për qind) dhe Britania e Madhe me 10 mijë ton (9 për qind), transmeton KosovaPress. /Periskopi

Roma ndalon fishekzjarrët për Vitin e Ri

Periskopi.com Lajme

Edhe kryeqyteti italian Romë ka vendosur të ndalojë përdorimin e fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve.

Kryetarja e Bashkisë së Romës Virginia Raggi ka firmosur këtë pasdite urdhëresën e ndalimit të hedhjes së fishekzjarrëve, kapsollave, materialeve shpërthyese e lojërave piroteknike nga ora 00.01 e 31 dhjetorit deri në ora 24 të datës 1 janar 2019 në të gjithë territorin e qytetit të Romës.

Kryebashkiakja ka motivuar këtë vendim me shpjegimin se “është detyrë e bashkisë të garantoj sigurinë e të mbroje jetën e qytetarëve sidomos gjatë eventeve festive të organizuara në natën e fundvitit”.

“Siç dëshmon dhe eksperienca e viteve të shkuara, thuhet në këtë urdhëresë, shpërthimi i fishekzjarrëve e lojërat piroteknike kanë shkaktuar aksidente sidomos në vendet e tejmbushur me njerëz e në prani të minorenëve duke shtuar dhe efektet negative që këto shpërthime shkaktojnë tek kafshët.”

“Uroj, -shkruan kryetarja e bashkisë së Romës, – që të gjithë banorët e të gjithë turistët që kanë vendosur të kalojnë natën e fundvitit në Romë, të festojmë ardhjen e vitit të Ri në një mbrëmje të qetë e argëtuese.”

Gjatë orëve të fundit policia italiane e Napolit ka sekuestruar 2.3 tonë fishekzjarrë të paligjshme. Në pranga janë vënë 3 persona e 5 të tjerë janë denoncuar.

Analizimi i materialeve piroteknike ka vërtetuar rrezikshmërinë e tyre të lartë për shkak të substancave kimike të përdorura gjatë fabrikimit të tyre.

Ndërsa në qytetin e Torinos Guardia di Finanza ka sekuestruar rreth 230 mijë fishekzjarrë ilegale dhe ka zbuluar 5 magazina klandestine të depozitimit të tyre.

Një komunë e Kosovës ndalon fishekzjarret për festat e fundvitit

Periskopi.com Lajme

Komuna e Rahovecit ka ndaluar shitjen e mjeteve piroteknike në periudhën e festave të fundivitit.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka publikuar vendimin, sipas të cilit, nuk mund të ekspozohen për shitje mjetet piroteknike.

“Të dashur qytetarë, për shkaqe sigurie ju njoftoj me vendimin tim për ndalimin e hedhjes së mjeteve piroteknike në Komunën e Rahovecit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Vendimi vlen për periudhën 15 dhjetor 2018 – 15 janar 2019.

Policia e Shqipërisë me aksion për bllokimin e fishekzjarrëve

Periskopi.com Lajme

Nisur nga ngjarja e fundit ku gjatë një proteste para Parlamentit të Shqipërisë, mbeti e plagosur nga një kapsollë një punonjëse policie, nga shqetësimet e shumta të qytetarëve që kanë denoncuar në numrin 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digjital”, si dhe duke parë rrezikshmërinë e lartë për jetën që kanë këto mjete shpërthyese, Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e Masave për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishek-zjarreve.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në Ligjin Nr.9126, datë 29.07.2003 “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishek-zjarreve në Republikën e Shqipërisë” si dhe Urdhrit të MB nr. 229, datë 08.05.2015 “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishek-zjarreve”, gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin nga strukturat e policisë është ushtruar kontroll në subjekte (dyqane dhe tregje), “Për mënyrën kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishek-zjarreve”, raporton tch.

Janë kontrolluar 1136 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës. Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 643 kapsolla, si dhe 487 fishek-zjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla. Kontrollet janë përqendruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishek-zjarreve, konform ligjit.

Policia e Shtetit iu bën thirrje prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të të tjerëve, si dhe fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

 

Vjen një përgjigje ngs MPB për hedhjen e fishekzjarrëve në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ndonëse u fol shumë për fishekzjarrët, edhe u protestua, të njëjtat sonte janë lëshuar në Prishtinë, ani pse nuk kanë pasur leje nga Komuna veçse nga Departamenti i Sigurisë Publike i MPB-së.

Për hedhjen e fishekzjarrëve, ka reaguar edhe Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra.

Ai ka treguar se Departamenti i Sigurisë Publike në kuadër të MPB-së ka dhënë leje për këtë, por Shkodra thotë se  nuk ka qenë vendim i duhur.

Sipas tij,  është ndër lëshimet e mëdha të këtij departamenti.

“Unë mendojë se një leje të tillë prej anës së Departamentit të Sigurisë Publike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme  nuk ka qenë d.m.th  vendim i duhur në asi përmasa prej 1 mijë kilogramësh që dëmton ambientin. Edhe kumtojë se është njëra ndër lëshimet e mëdha të atij departamenti i cili duhet të tregohet më i kujdesshëm kur ka të bëjë me përmasat e fishekzjarrëve në hapësira të banueshme“, ka thënë Shkodra për Indeksonline.

Ai ka shtuar se të hënën do ta diskutojnë arsyen e dhënies së kësaj leje.

“Besoj se të hënën do ta diskutojmë në kabinet të Ministrisë së Punëve të Brendshme  dhe do të kërkojmë arsyen se pse është lëshuar një leje e tillë të cilat kanë qenë analiza paraprake para se t’u jepet një leje e tillë organizatorëve  të këtij manifestimi”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, ndezja e fishekzjarrëve ka bërë që OJQ-të dhe shoqëria civile të protestojnë kundër hedhjës së tyre.

 

Pamje nga fishekzjarrët e ProCredit Bank në Prishtinë (Video)

Periskopi.com Lajme

 Pas përfundimit të koncertit të organizuar sonte nga “ProCredit Bank” pranë Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, janë ndezur fishekzjarrët.

Edhe pse ka pasur tërë ditën protesta dhe reagime kundër ndezjes së fishekzjarrëve, ato janë hedhur në qiell.

Banka kishte marrë leje nga Ministria e Brendshme për këto fishekzjarre. Në koncert ishte  e ftuar këngëtarja Elvana Gjata, e cila argëtoi një masë të madhe të qytetarëve.

 

Përkundër kundërshtimeve, fishekzjarrët u hodhën sonte në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Përkundër shumë kundërshtimeve, fishekzjarrët janë hedhur sonte  në koncertin e organizuar nga ProCredit Bank në Prishtinë .

Gjithçka nisi rreth orës 22:00 në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Ditë para koncertit, ambientalistët kishin dalë kundër ndezjes së fishekzjarrëve duke kërkuar sqarime nga institucionet, që pavarësisht ajrit të ndotur, po japin leje për hedhjen e mjeteve piroteknike.

Komuna e Prishtinës ka thënë se nuk i takon asaj të vendosë për mjetet piroteknike dhe organizatorin e kishte drejtuar te Ministria e Punëve të Brendshme. E kjo ministri duket se nuk ka komunikim fare me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që ka dalë haptas duke thënë se është kundër mjeteve piroteknike.

Viteve të fundit, Prishtina është një nga qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

 

 

 

Ahmeti: Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje për fishekzjarre, vetëm për koncertin (Dok)

Periskopi.com Lajme

Disa OJQ mjedisore dhe palë të tjera të interesit kanë ngritur zërin kundër paralajmërimit se gjatë një koncerti të Bankës ProCredit në Prishtinë do të ndizen një sasi e konsiderueshme e fishekzjarrëve.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar se lejen për fishekzjarrë nuk e ka lëshuar, pasi nuk është kompetencë e komunës, por e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë.

I pari i kryeqytetit përmes një shkrimi në facebook ka sqaruar në hollësi këtë çështje, duke i bashkangjitur edhe ligjin dhe lejen e lëshuar për koncert, por jo edhe për fishekzjarre.

Postimi i plotë:

Sa për sqarim edhe njëherë:

Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje për fishekzjarre sepse nuk ka kompetencë. Po e bashkangjes edhe ligjin edhe lejen që e kemi lëshu për koncertin.

Çdo vit ProCredit organizon koncertin e përvjetorit me artistë të njohur dhe çdo vit ne kemi lëshuar pëlqimin me kushtin që të marrin lejen e Universitetit te Prishtinës. Për mjete piroteknike i kemi drejtuar tek MPB dhe policia sic e kërkon Ligji.

Në Prishtinë, PCB ka financuar dy parqe të mëdha, në Dardani dhe Heroinat. Për këtë, i falenderojmë.

Edhe në këtë rast Prishtina do të ishte falenderuese nqs paratë e fishekzjarreve do të mund të shpenzoheshin për mbjellje të drunjve shtesë.

I përkrahim iniciativat qytetare por do të ishte mirë që të niset një e përgjithshme për mjetet piroteknike. Mjafton të bëhet një hulumtim për importin e mjeteve dhe po ashtu për lejet që lëshohen për çdo javë. Dhe të krahasohen edhe me shtetet e tjera.

Por, nuk mund ti kuptoj shpifjet e ish kolegëve të mi që çdo ngjarje mundohen me keqpërdor për sulme. Vitin e kaluar kanë qenë 3000 kg në evenimentin e njejtë ku edhe kanë qenë nëpër drejtori dhe nuk ka pas asnjë reagim. Sivjet për 1000 kg nuk lanë fjalë pa shpif.

 

Sqaron Komuna e Prishtinës: Përgjegjësinë për fishekzjarrët e ka MPB

Periskopi.com Lajme

Bujë e madhe është duke u bërë për sasinë e madhe të fishekzjarrëve që pritet të lëshohen sonte, pas koncertit të këngëtares Elvana Gjata, që do të mbahet në Prishtinë.

Mbi një mijë kilogram është sasia e fishekzjarrëve që janë përgatitur për tu hedhur në ajër, në momentin e përfundimit të koncertit të këngëtares nga Shqipëria.

Shoqëria civile, akterë politikë dhe shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e hedhjes së tyre, duke apeluar tek institucionet përkatëse për ndalimin e fishekzjarrëve.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri  për Insajderin ka thënë se ata nuk posedojnë asnjë përgjegjësi lidhur me lejen e përdorimit të këtyre fishekzjarrëve.

Tahiri shkurt ka thënë se përgjegjësia për dhënien e lejes së fishekzjarrëve është e ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Nuk është përgjegjësi e jona ajo. Thjeshtë kontaktoni ministrinë e Punëve të Brendshme, ata kanë dhënë leje për fishekzjarre”, ka thënë Tahiri.

Edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka gjuar përgjegjësinë te Ministria e Punëve të Brendshme.

Përmes një komunikate për media, Ministria që udhëhiqet nga Albena Reshitaj, ka thënë se po e përcjellë me vëmendje reagimin e OJQ-ve mjedisore dhe palëve të tjera të interesit në lidhje me paralajmërimin se gjatë një koncerti të një banke në Prishtinë do të ndizen një sasi e konsiderueshme e fishekzjarrëve.

“Parimisht, MMPH është kundër secilit aktivitet që si rezultat i tij ka degradim të mjedisit dhe ndotje të ajrit”, thuhet në njoftimin e MMPH-së.

Tutje kjo ministri largon përgjegjësinë nga vetja duke shpjeguar çështjen e dhënies së lejes për raste të tilla dhe duke bërë përgjegjëse Ministrinë e Punëve të b=Brendshme.

“Dhënia e lejeve për përdorimin e fishekzjarrëve në Republikën e Kosovës është e rregulluar me Ligjin Nr. 04/L-022 PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE dhe kështu organ kompetent për dhënien e këtyre lejeve është Ministria e Punëve të Brendshme. MMPH beson që gjatë dhënies së lejes për përdorimin e këtyre fishekzjarrëve janë zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas këtij ligji, duke pasur në konsideratë edhe pasojat në mjedis”, thuhet në komunikatën për media.

Insajderi ka provuar të kontaktojë me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe me disa zyrtarë të kësaj ministrie, por që komunikimi me ta ka qenë i pamundur. Konceri i Elvana Gjatës do të organizohet nga Pro Credit Bank, dhe për anulimin e hedhjes së këtyre fishekzjarreve është paralajmëruar protestë.

 

​DS kërkon ndalimin e fishekzjarrëve brenda kampusit të UP’së

Periskopi.com Lajme

Organizata Demokracia Studentore (DS) nëpërmjet një komunikate ka kërkuar nga rektorati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të ndalojë manifestimin jubilar dhe hedhjen e fishekzjarrëve brenda kampusit të UP-së.

Kjo organizatë Studentore ka fajësuar rektorin Marian Demaj, i cili për disa vjet me radhë po ia lejon kësaj banke realizimin e këtij manifestimi në mënyrë jo ligjore, sepse për një aktivitet të tillë kërkohej një leje e veçantë.

“Kërkojmë urgjentisht të ndalohet manifestimi me fishekzjarrë brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, manifestim ky i cili bëhet nga ‘Pro Credit Bank’ dhe jo nga studentët e këtij universiteti. Fajtori kryesor për këtë rast është pikërisht rektori i UP-së Marjan Dema, që po lejon këtë, i cili duhet të ketë përgjegjësi për raste të tilla. Ne nuk lejojmë që hapësirat e kampusit të Universitet të Prishtinës të përdoren për qëllime të tjera, përveç atyre që kanë të bëjnë me studentë”, thuhet në komunikatën e Demokracisë Studentore.

Mexhid Ramusa nga Demokracia Studentore, ka thënë se konform rregullave të universitetit, nuk lejohet të bëhen organizime që nuk kanë të bëjnë me universitetin, studentët apo të ngjashme, dhe pikërisht për këtë duhet të mbajë përgjegjësi rektori Dema që po lejon diçka të tillë.

Ai ka akuzuar rektorin, që sipas tij vazhdimisht po bën shkelje të statutit të UP-së, derisa po e lejon “ProCredit Bank” të realizojë planet e saj pa ndonjë leje përkatëse.

“Kërkojmë urgjentisht të ndalohet ky manifestim që është planifikuar brenda hapësirave të Universitetit të Prishtinës dhe të ndërrojnë destinacion, pra nëse realizohet ky manifestim nga kompanitë private, atëherë po i humb vlera fare këtij universiteti dhe ne do të merremi edhe më tutje me këtë rast, deri sa manifestime të tilla nuk do të lejohen më”, ka thënë Rmusa.

 

Protestuesit paralajmërojnë denoncime lidhur me fishekzjarrët në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Janë mbledhur para Fakultetit të Edukimit, në Kampusin e Universiteti “Hasan Prishtina”, disa vetëm e me miq, e disa të tjerë kanë dalë edhe me kafshët e tyre shtëpiake.

Dhjetëra aktivistë të qytetit të Prishtinës po kërkojnë që të ndalet ndezja e fishekzjarrëve të cilët tashmë kanë zënë vend në parkun e gjelbëruar të Kampusit, me rastin e koncertit të Elvana Gjatës të cilin e ka organizuar  Banka ProCredit.  Ky koncert është tashmë i parvjetshëm dhe organizohet nga Kjo Bankë përherë në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Mirëpo sasia e madhe e mjeteve piroteknike që mendohet të ndizet sonte pas koncertit që pritet të nis në orën 19:00, po i pengon qytetarët e Prishtinës të cilët kanë reaguar për këtë çështje.

Nora Ahmetaj, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe kafshëve dhe pjesë e iniciativës qytetare, ka shpjeguar për KsoovaPress se kanë kërkuar nga institucionet kompetente, si Ministria e Punëve të Brendshme që ka dhënë lejen për eventin, ajo e Ambientit por edhe komuna e Prishtinës dhe ProCredit Bankës që të ndalojnë këtë aktivitet, që sipas saj është i dëmshëm si për njerëzit ashtu edhe për kafshët.

“Kjo ka qenë iniciativë qytetare e gjithë neve këtu bashkë. Me protestë për politikën jo ambientale të ProCreditit por duke e vnu pak gishtin edhe te qeveria jonë, qoftë lokale apo qendrore pse lejohet që një tonelatë mjete piroteknike me u liru ose me u shpërthy sonte, për me festu çka? Kërkush nuk po e din çka?…që të nesërmen ose në ditët në vijim, ose muajt në vijim popullata krejt ato helme me i fut në organizëm dhe me i bart pastaj te gjërat e tjera, pra dëmet janë shumë më të mëdha  e mos të flasim për shqetësimin e popullatës sepse jemi në një lokacion që nuk është ki mirë për shpërthimin e mjeteve piroteknike…”, ka thënë Ahmetaj.

Ajo ka treguar se si iniciativë qytetarë kanë folur me përfaqësues të qeverisë lokale dhe qendrore për një muaj, por kanë kuptuar nga bisedat se ato institucione me vështirësi e kanë ditur se kush është kompetentë për dhënien e lejeve në raste të tilla.

“Kemi hasur në mungesë të njohjes së kompetencave mes ministrive…definitivisht mu po më vjen mirë që qytetarët i indinjuan dhe reagon deh të shohim tash politikat ambientaliste të ProCredit sa po zbatohen”, ka thënë ajo.

Anën tjetër, Luan Hasanaj, përfaqësues i “Let’s do it Kosova” dhe mbrojtës i ambientit ka folur edhe për ndikimin në ambient që shpërthimi i gati një ton fishekzjarrë sa mendohet se ka planifikuar ProCredit të ndezë, mund të ketë në ambient dhe popullatës.

“Vetë lokacioni i këtij ambienti dhe vendosjes së fishekzjarrëve është gabim përderisa jemi në kampusin universitar në një zonë të gjelbër për të cilën të gjithë kemi investu të bëhet kështu si është të shkatërrohet për disa orë festë, për të cilën nuk po e dimë as çfarë feste është, festë e një biznesi privat, kjo është e papranueshme për secilin prej nesh. Mandej për ndikimin që e kanë, fishekzjarrët janë Barut e nuk duhet ndoshta kurrfarë shpjegimi tjetër, të gjitha sëmundjet respiratore vijnë prej saj pra jemi në një lokacion në mes të Prishtinës i rrethuar me banorë dhe objekte dhe unë e kam një shqetësim që do ti pyesja organizatorët, kush garanton që disa prej këtyre fishekzjarrëve nuk do të përfundojnë në pronat private këtu dhe nëse rrezikohet jeta e dikujt? Kush do të jap përgjegjësi pastaj?”, ka thënë ai duke kërkuar që praktikat e tilla të ndalen njëherë e përgjithmonë, sepse sipas tij interesi i qytetarëve është së pari e pastaj marketingu, etj.

Hasanaj tha se ende s’kanë përgjigje zyrtare nëse do të ndërpritet ndezja e fishekzjarrëve porse ka paralajmëruar se do të denoncojnë ata që do ti hedhin, në rast se bëjnë një gjë të tillë, si dhe ata që kanë dhënë lejen për këtë veprim.

Në protestë u pa edhe Kryetari i Asociacionit të Arsimit në Kosovë, Shkëlzim Murtezi, i cili tha se përgjegjësit e institucioneve duhet të japin dorëheqjen nëse ndezën fishekzjarrët në ambientet ku mësojnë studentët e Kosovës.

“Na sot kemi dalë këtu ën vend ngjarje për shkak se na e kundërshtojmë mbajtjen e këtij eventi që është i dëmshëm për studentët që studiojnë , këtu në Kampusin dhe Universitetin e Prishtinës. Ne kemi konsulltu dhe ekspertë të kësaj fushe dhe na kanë tregu që nga ky event ky planifikohet të hedhen sasi kaqe e madhe e fishekzjarrëve rrezikohen edhe objektet që janë këtu përreth, njëkohësisht ka edhe pasoja që do të rrjedhin edhe në ditët në vazhdim tek studentët që studiojnë kanë universitete përcjellëse dhe ne kërkojmë përgjegjësi prej personave zyrtarë që e kanë lëshu lejen dhe kompetencat janë shumë të sakta dhe dihet kush është përgjegjësi, ministria e brendshme, ambientit dhe inspekcioni i komunës së Prishtinës”, ka thënë ai.

Rreth zhurmës dhe ndikimit të saj që vjen prej fishekzjarrëve, tek fëmijët ndërkaq ka folur Vlora Shanica, përfaqësuese e Institutit për Vlera Demokratike të Kosovës që morri pjesë po ashtu në protestë. Ajo ka kujtuar se në QKUK ka shumë fëmijë me kancer të cilët do të traumatizohen prej zhurmës së fishekzjarrëve.

“Nuk është në rregull përveç helmimit që bahen edhe me i traumatizu fëmijët me vibracionet që shkaktojnë fishekzjarrët, kjo ka qenë edhe kërkesa jonë që të ndalen kjo domethënë të i atribuohet një aktiviteti kulturor ky aset shumë i dëmshëm për gjithë popullin…Rastet e kacereve të fëmijëve janë enorme në QKUK, edhe ashtu ajrit është I ndotur në Prishtinë…nuk po kuptoj qysh ipet leja me përdorë diçka qashtu, shikoni e do të vijnë edhe tjera dhe kjo është e papranueshme”, ka thënë ajo.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse ndezja e fishekzjarrëve të ProCredit Bankës është anuluar apo jo. Megjithatë mjetet piroteknike ende kanë zënë zonën e gjelbëruar mbrapa Bibliotekës Kombëtarë që gjendet në Kampusin e Universitet të Prishtinës, dhe pjesëtarë të një kompanie të sigurimit privat kanë rrethuar me shirit zonën përreth skenës dhe mjeteve, dhe nuk po lejojnë kalimin e personave fizik afër mjeteve. Hapësira e Kampusit të Universitet “Hasan Prishtina” është hapësirë publike.

 

 

Ministria e Mjedisit kundër fishekzjarrëve në Prishtinë, e bën përgjegjëse MPB’në

Periskopi.com Lajme

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një komunikate për media ka thënë se po e përcjellë me vëmendje reagimin e OJQ-ve mjedisore dhe palëve të tjera të interesit në lidhje me paralajmërimin se gjatë një koncerti të një banke në Prishtinë do të ndizen një sasi e konsiderueshme e fishekzjarrëve.

“Parimisht, MMPH është kundër secilit aktivitet që si rezultat i tij ka degradim të mjedisit dhe ndotje të ajrit”, thuhet në njoftimin e MMPH-së.

Tutje kjo ministri largon përgjegjësinë nga vetja duke shpjeguar çështjen e dhënies së lejes për raste të tilla dhe duke bërë përgjegjëse Ministrinë e Punëve të b=Brendshme.

“Dhënia e lejeve për përdorimin e fishekzjarrëve  në Republikën e Kosovës është e rregulluar me Ligjin Nr. 04/L-022  PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE dhe kështu organ kompetent për dhënien e këtyre lejeve është Ministria e Punëve të Brendshme.  MMPH beson që gjatë dhënies së lejes për përdorimin e këtyre fishekzjarrëve  janë zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas këtij ligji, duke pasur në konsideratë edhe pasojat në mjedis”, thuhet në komunikatën për media.

 

 

Asamblistja kundërshton hedhjen e fishekzjarreve në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Këshilltarja komunale në Kuvendin e Prishtinës, Netja Bejta ka reaguar lidhur me paralajmërimin se sonte në Kampusin Universitar do të hedhen fishekzjarre pas një koncerti që do të mbahet aty.

Ajo kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës dhe policia nëse kanë dhënë leje për hedhjen e tyre.

Tutje, Bejta ka kërkuar nga Policia e Kosovës që një leje të tillë ta revokojë dhe të merren masa që të mos lejohet hedhja e këtyre fishekzjarreve.

 

Ja reagimi i plotë i saj:

Reagim lidhur me paralajmrimin për hedhjen e fishekzjarreve në Kampusin Universitar!

Unë si Këshilltare Komunale në Kuvendin e Prishtinës , shpreh shqetësimin tim rreth paralajmrimit për hedhjen e fishekzjarreve në kuadër të një koncerti që do të mbahet sot brenda hapësirave të Kampusit Universitar.

Kërkoj përgjegjësi nga Komuna dhe Policia e Kosovës nëse kanë dhënë leje për hedhjen e këtyre fishekzjarreve në një hapësirë të gjelbëruar dhe të banueshme.
Ky veprim është i rrezikshëm dhe i dëmshëm për kryeqytetin, i cili veçse ka probleme të theksuara me ndotjen.

Për më tepër kujtoj këto Institucione përgjegjëse se një leje e tillë bie ndesh me tetë Rekomandimet e votuara më 1 shkurt të këtij viti në Kuvendin Komunal të Prishtinës për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Komunën e Prishtinës dhe me Rezolutën e votuar po ashtu me 1 shkurt 2018 në Kuvendin e Kosovës e cila kërkon që ambienti të jetë prioritet për Qeverinë e Kosovës.

Kërkoj nga Policia e Kosovës që një leje të tillë ta revokojë dhe të merren masa që të mos lejohet hedhja e këtyre fishekzjarreve.

 

 

Festimi i 4 korrikut në SHBA, dronë në vend të fishekzjarrëve

Periskopi.com Lajme

 Për shkak të zjarreve të mëdha që po përhapen në perëndim të SHBA-së, ekziston një shqetësim i madh se fishekzjarrët në Ditën e Pavarësisë do të shkaktojnë zjarre dhe është vendosur që për shkak të sigurisë, në qiell të përdoren vetëm dronë.

Një lloj i tillë i festimit do të organizohet në qytetin Kerfri dhe në Arizonë, transmeton CBS Neës.

SHBA sot po kremton 242 vjetorin e Pavarësisë së saj.