Zbulohet shkaku i vdekjes i ish-të dashurës së Floyd Mayweather

Periskopi.com Sporti

Ish-e dashura e Floyd Mayweather, Josie Harris vdiq nga një mbidozë aksidentale e drogës, është thënë në raportin e mjekut ligjor.

Nëna e tre fëmijëve vdiq tragjikisht në mars në moshën 40-vjeçare.

Ajo u gjet e vdekur në makinën e saj jashtë pronës së saj në Valencia, Calfornia më 10 mars, u raportua nga një prej fëmijëve të saj. Asnjë provë për drogë apo vetëvrasje nuk u gjet në vendin e ngjarjes.

Por pas një autopsie, është përcaktuar nga Los Angeles Medical Examiner Coroner se ajo vdiq nga “toksiciteti i përzier i ilaçeve”.