Haradinaj: Fushata e NATO’s e shpëtoi edhe Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur për ndërhyrja e NATO-s , duke thënë se ishte diçka e jashtëzakonshme.

Haradinaj  fushatën ajrore të NATO-s  e cilësoi si një veprim që shpëtoi popullatën civile në Kosovë nga krimet makabre të regjimit serb.

“Fushata ajrore e NATO-s ishte veprim humanitar në ndërprerje të tragjedisë të një populli të pambrojtur, popullit shqiptar, nga një regjimi çmendur i Millosheviqit që ishte i gatshëm për një gjenocid të tmerrshëm”.

Ai po ashtu tha se fushata e NATO’së e ka shpëtuar edhe Serbinë

“Fushata e NATO-s e ka shpëtuar edhe Serbinë duke e ndaluar për të mos bërë edhe më shumë krime. Sikur mos të ndërhynte NATO, regjimi i Millosheviqit, forcat paramilitare, forcat serbe do të kishin bërë edhe më shumë krime”, tha Haradinaj, shkruan Periskopi.