Këto janë urimet e veçanta për Fiter Bajram nga yjet e Kombëtares së Kosovës

Periskopi.com Sporti

Festimet e këtij Bajrami nuk do të jetë si më parë, për shkak të pandemisë koronavirus.

Besimtarët nuk kanë mundur ta falnin Bajramit në xhami dhe nuk do të jenë në gjendje të kryejnë vizita tek te afërmit dhe familjarët e ngushtë siç e do tradita, për shkak të ndalesave dhe masave për mbrojtje nga Covid-19.

Yjet e Kombëtares së Kosovës, disa prej të cilëve janë besimtarë të devotshëm të islamit, kanë uruar për Fitër Bajramin.

Në mesin e tyre edhe Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i djathtë i Standard Liege, i cili e ka agjëruar Ramazanin.

Në një postim në Instagram, Vojvoda e postoi një video te veten ku shihet duke bërë namaz, me mbishkrimin: “Urime Festa e Bajramit te gjithve. Ishallah zoti na e ka pranu Ramazanin”.