Gazetarja kosovare publikon pamje me Edon Zhegrovën, ky i fundit dhuron spektakël

Periskopi.com Showbiz

Gazetarja kosovare e sportit, Alba Merovci, e ka publikuar një video në rrjetim social Instagram me talentin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Video është realizuar në një nga kafiteritë e Prishtinës pas ndeshjes Kosovë-Angli (0:4).

20-vjeçari i cili aktivizohet me Baselin në Zvicër, në dy ndeshjet e fundit me Kosovën është aktivizuar nga Bernard Challandes në pjesën e dytë (ndaj Çekisë dhe Anglisë).

Image

Zhegrova në ndeshjet e fundit ka shkëlqyer me Baselin në Zvicër dhe në Ligën e Evropës.

Zhegrova në futbollin evropian u transferua nga FC Prishtina.

Image

Para se të luante në Zvicër, Edoni ka luajtur në Belgjikë me Standard Liegen, Sint Truiden dhe Genkun.

Image