I njohur në Betejën e Britanisë, vdes piloti i Spitfire

Periskopi.com Lajme

Piloti i Spitfire që kishte luftuar në betejën e Britanisë ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Geoffrey Wellim, si 18-vjeçar iu bashkua RAF në gusht të 1939, ka vdekur në Cornwall në mbrëmjen e së mërkures.

Veterani i dekoruar dhe ish lideri i skuadronit futures “The Few” po i afrohej 97 vjetorit të lindjes para se të vdiste, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Ai shërbeu në linjën e fronit të skuadronit 92 dhe ishte misioni i parë që përfshinte “dogfights” mbi Londrën dhe qarqet kryesore për të cilat Beteja e Britanisë u bë e njohur.

Sekretari i Trustit Memorial të Britanisë, Patrick Tootal tha se anëtarët janë “shumë të pikëlluar me lajmin”.

Ai shtoi “Vetëm në këtë javë Wellum ka folur me entuziazëm rreth shërbimit memorial Westminster Abbey më 16 shtator”.

Wellum qëndroi në RAF deri në vitin 1960 dhe ka shkruar një libër best-seller rreth eksperiencës së tij që ka përjetuar në Luftën e Dytë Botërore./Periskopi/