Gjendet i vdekur në një pyll personi i zhdukur në Deçan

Periskopi.com Lajme

Është gjetur pa shenja jetë një person që ishte raportuar si i humbur në Deçan.

Dje është raportuar se një person humbi pa lënë gjurmë në Deçan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është gjetur pa shenja jete në një pyll.

“Në lidhje me rastin e lajmëruar si person i zhdukur, me 26.02.2020 një mashkull kosovar ka raportuar se në pyll kishte vërejtur disa rroba të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe të IML-së, të cilët kanë bërë ekzaminimin e trupit të pajetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Inicimi i hetuesisë për këtë rast është shënuar si “person i zhdukur& hetim i vdekjes”.

Shtetasi turk gjendet i vdekur në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Një shtetas turk është gjetur i vdekur mbrëmjen e së dielës në shtëpinë ku jetonte në Podujevë.

Njësitet policore, ekipi i mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, dyshohet se është vetëvrarë

Periskopi.com Lajme

Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje në mëngjesin e sotëm.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës Driton Rugova, e ka konfirmuar lajmin për Periskopin.

Ai thotë se rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes.

“Ka ndodhë një rast në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë sot rreth orës 10:15. Policia e Kosovës është informuar për këtë rast, një person është gjetë pa shenja jete; këtë e ka konstatu ekipi mjekësor. Rasti momentalisht është duke u cilësu si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova./Periskopi/

Dje vrau gruan, sot gjendet i mbytur bashkëshorti

Periskopi.com Lajme

Thellohet tragjedia në familjen Kuka. Pasi vrau me thikë bashkëshorten, Hazbien pasditen e djeshme, Ardian Kuka është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në sektorin Rinia të Durrësit.

Autori i krimit ishte në kërkim nga policia menjëherë pas zbardhjes së krimit, kur dhe u largua nga banesa, shkruan Top Channel.

Ka qenë djali i mitur i çiftit Kuka që duke qenë i pranishëm në sherrin e dhunshëm të prindërve ka shkuar të kërkojë ndihmë të familjarët e saj që banonin në të njëjtën zonë.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme.

Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.