Demaliaj e quan Rexhep Selimin “gjeneral manekeni”: T’i psh… votat që i merr

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkumbin Demaliaj e ka quajtur me një emër mjaft interesant, deputetin e Vetëvendosjes, ish-kombandantin e UÇK-ës, Rexhep Selimin.

Pak kritikave që Selimi bëri në drejtim të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, për faktin se ka zgjedhur të mbrohet në heshtje gjatë intervistës nga Gjykata Speciale, duke thënë se UÇK nuk mbrohet në këtë mënyrë, atij i është kundërpërgjigjur me një gjuhë vulgare, Shkumbin Demaliaj.

Demaliaj nis shkrimin e tij në facebook duke e quajtur “Gjeneral Manekeni”, Selimin.

Ndërsa situata shkon deri aty kur ai përdorë edhe fjalë banale.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Demaliajt:

Gjeneral Manekeni i luftës qenka kthy në ekspert të drejtësisë.!!

Tash po dëshiron me e mësuar Ramushin qysh me u sjellur në të drejtën e vet në gjykatë..!!

Shumë e ke mbrojtur ti UÇK-në prej demobilizimit e deri sot..!! Bash as ndi nuk ta ka për atë punë..!! Veç ke prit e ke përcill komandanta e vet, qysh ka thonë Ramushi ,, asnji therrë hy s’të ka’’..!!

Bile paske mbrri në pozitën e prokurorit që me vlerësu fajësinë e Ramushit..!!

Populli i Kosovës e ka vlerësu më së miri dhe e din pafajësinë e Haradinajt që nga procesi i parë i ICTY-së në Hagë..!! I dyti dhe tani do të triumfoj..!!

Por po më vije keq në çfarë derexhe ke ardhë Rexhep Selimi..!!

Lidhur me këtë fajësi që po e përmend kam nji pytje për ty..!!!

A mos ke bo naj fabrikim (iftire) kundër Ramushit në gjykatë speciale se më askush nga ne nuk të beson..!!

Haradinajt shumë të kanë besuar (Ramushi e Dauti), por ti ua ke thy shumë rrastë..!!!

Ti pshu……a votat që i merr..!! Marre..!!

Me falni miç pë këtë fjalën e fundit por nga mllefi i paftyrësisë së Rexhës ndaj shokëve të luftës e kam..!!