Mësuesja i detyron t’i pastrojnë dritaret pse bënë zhurmë në klasë, nxënësit gjakovarë humbin orët e mësimit

Periskopi.com Lajme

Në një faqe në Facebook, janë publikuar disa fotografi ku shihen disa nxënëse të Gjimanizit “Hajdar Dushi”, duke pastruar dritaret e shkollës.

Sipas njoftimit të kësaj faqe, nxënësit e klasës së 11 janë detyruar nga kujdestarja e klasës që të lajnë dhe pastrojnë klasën pasi që paraprakisht kishin bërë zhurmë gjatë orës së mësimit.

Gjatë pastrimit thuhet tutje se nxënësit kanë humbur nga dy orë mësimore.