Pasi punoi 13 vite si gjykatës në Kosovë, Peralta planifikon ndërtimin e një hoteli luksoz

Periskopi.com Lajme

Ish-gjykatësi nga Malta, Carol Peralta, i cili shërbeu për 13 vjet si gjykatës i rasteve për krime lufte dhe krim të organizuar në kuadër të UNMIK-ut Kosovë, ka tërhequr vëmendjen e medieve në Maltë pasi po planifikon ndërtimin e një hoteli 6-katësh në vendin e tij.

Siç shkruan mediumi i njohur maltez, “Malta Today”, Peralta ka paraqitur një kërkesë në autoritetet shtetërore në Maltë për ndërtimin e një hoteli prej 3 yjesh në qytetin Mellieha, jashtë zonës së planifikuar për ndërtime të larta.

Sipas aplikimit të dorëzuar në autoritetet shtetërore, zona e planifikuar për ndërtimin e hotelit përfshin mbi 5 mijë metra katror.

Hoteli do të përfshij 118 dhoma të mysafirëve, mbi gjashtë kate dhe objekte ndihmëse të përbëra nga 38 hapësira parkimi në nivelet e bodrumit, një restorant, dy bare, një zonë për palestër dhe dy pishina.

Në karrierën e tij, siç shkruajnë mediet malteze, Peralta i ka mbijetuar dy mocioneve të mosbesimit për shkarkimin e tij nga pozita e gjykatësit, si dhe ishte raportuar se ai i përkiste një shoqërie masonike.

Peralta, nga viti 2002 deri më 2015 kishte shërbyer si gjykatës në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) me juridiksion mbi krimet e luftës dhe krimin e organizuar.

Si gjykatës në Kosovë, Peralta njihet për rastin e Xhavit Morinës, ish-ushtarit të UÇK-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, i cili në vitin 2003 ishte dënuar me 13 vjet heqje lirie nga një trup gjykues të cilin e kryesonte gjyqtari maltez, raporton Insajderi.

Morina akuzohej për “terrorizëm dhe se ka qenë komandant i AKSH-së ose i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”.

Arrestohet në flagrancë zyrtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Periskopi.com Uncategorized

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili dyshohet se i ka kërkuar para një qytetari për t’i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatë.

Policia njofton se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë (NJRHKEK-Prishtinë) sot ka pranuar një informatë lidhur me një zyrtar nga Gjykata Themelore, i cili dyshohet ka kryer veprën penale “Marrje e Ryshfetit”. Zyrtari në fjalë dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari para për t’i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me një lëndë.

“Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia e Kosovës (NJRHKEK – Prishtinë) ka ndërmarr veprime të menjëhershme duke përfshirë edhe aplikimin e metodave të sofistikuara teknike të hetimit, dhe kanë arritur që të dyshuarin (zyrtar i Gjykatës) ta arrestojnë në flagrancë.

Personi i dyshuar për Veprat Penale të Korrupsionit si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent është derguar në mbajtje prej 48 orëve.

Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që rastet e korrupsionit të raportohen tek organet kompetente kudo dhe kurdo që ato ndodhin, përderisa ju ri-konfirmojmë se PK po ndërmerr dhe do të ndërmerr veprime ligjore ndaj secilit individ që është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftimin e policisë.

Qindra ankesa kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve

Periskopi.com Lajme

Për 11 muaj në Zyrën e Prokurorit Disiplinor janë dorëzuar rreth 274 ankesa kundër gjyqtarëve dhe 92 kundër prokurorëve. Njohës të çështjeve të drejtësisë theksojnë se shumë pak ankesa janë trajtuar si duhet. Ata nuk përjashtojnë mundësinë e lëshimeve dhe të gabimeve të qëllimshme nga prokurorët e nga gjyqtarët

Rreth 400 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve janë dorëzuar në Zyrën e Prokurorit Disiplinor (ZPD) nga janari deri në nëntor. Ushtruesi i detyrës së drejtorit i Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD), Arianit Salihu, pohon se gjatë kësaj periudhe rreth 300 ankesa të ndryshme janë drejtuar në ZPD vetëm kundër gjyqtarëve kosovarë.

Megjithatë ai ka sqaruar se nga 274 hetime shumica prej tyre janë refuzuar dhe janë mbyllur.

Vetëm 2 prej këtyre lëndëve sipas Salihut janë dërguar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

“Ju njoftojmë se për periudhën kohore janar – nëntor ZPD-ja ka trajtuar 274 lëndë/hetime preliminare ndaj bartësve të funksioneve gjyqësore, nga të cilat janë hapur 14 hetime disiplinore, shkruan Zeri.

Pas zhvillimit të hetimeve disiplinore ZPD-ja ka dërguar 2 lëndë për procedurë disiplinore në Komisionin Disiplinor të KGJK-së, ndërsa janë mbyllur 8 lëndë/hetime disiplinore pa gjetje të sjelljes së pahijshme. Gjithashtu, 174 lëndë janë refuzuar pas hetimit preliminar disiplinor. Veprat për të cilat janë hetuar janë përcaktuar në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Neni 34”, ka thënë Salihu.

Dhjetë klinika të QKUK-së kërkojnë paga të njëjta me prokurorët dhe gjyqtarët

Periskopi.com Lajme

Dhjetë klinika të QKUK-së janë duke vazhduar grevën përkundër mohimeve të menaxhmentit se po ndodh kjo grevë, raporton Koha Ditore.

Mjekët e këtyre klinikave po kërkojnë që pagat e tyre të jenë të njëjta me ato të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Në grevë janë së paku 103 mjekë, në bazë të listave të nënshkruara, të cilat i ka siguruar gazeta.

Në gjitha këto klinika po punohen vetëm rastet urgjente. Sallat nuk janë duke punuar e as shërbimet specialistike. Klinikat e Kirurgjisë përbejnë rreth 50 për qind të QKUK . Nga burime të saj, gazeta ka mësuar se para pak minutash grevës i është bashkuar edhe Spitali i Gjakovës.

Listat e plota i gjeni te Koha.

 

Rrëfehet e dëmtuara: Avokati më tha ti paguaj 20 mijë euro kryetarit të trupit gjykues e nga 10 mijë anëtareve

Periskopi.com Lajme

Mirjeta Imeraj, dëshmitare në gjykimin ndaj ish-avokatit të babait të saj, Haxhi Çekaj  tha se  avokati  e kishte këshilluar t’i jap ryshfet gjyqtarëve.

“Nuk ka pasur pazar dhe unë nuk kam dhënë ryshfet dhe pas një takimi vetëm me Çekaj i kam thënë a bon me e ditë se sa duhet me ja dhënë trupit gjykues. Më ka thënë 20 mijë kryetarit të trupit gjykues e ka 10 mijë anëtareve”, tha e dëmtuara ti kishte thënë avokati.

Në gjykimin ndaj ish-avokatit Haxhi Çekaj i cili po akuzohet për veprën penale të mashtrimit ka vazhduar dëshminë e dëmtuara e rastit Mirjeta Imeraj.

E dëmtuara Mirjeta Imeraj ka dhënë dëshminë e saj duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit Haxhi Çekaj, avokatit Besnik Berisha.

Ajo nga avokati Berisha kryesisht u pyet në lidhje me mënyrën se si avokati Haxhi Çekaj ishte angazhuar si avokat mbrojtës për babanë e të dëmtuarës ndaj të cilit zhvillohet një procedurë penale dhe se si kishte arritur deri te lajmërimi i rastit tek hetuesit policor nga ana e Mirjetës.

E dëmtuara tha se avokatin Haxhi Çekaj e kishte angazhuar vetë babai i saj i cili i kishte dhënë autorizimin Çekajt, ndërsa për pagesat në lidhje me shërbimet që avokati i kishte kryer, tha se i ka kryer ajo.

Ajo deklaroi se avokati Haxhi Çekaj kishte qenë mbrojtësi i babait të saj dhe se në kuadër të kësaj kishte ndërmarrë një serë veprimesh në mënyrë që ta provonte pafajësinë e babait të saj.

Tutje e dëmtuara Mirjeta Imeraj tha se ajo ka qenë në gjendje që të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që ta provonte pafajësinë e prindit të saj në lidhje me këtë tha se i kishte kërkuar avokatit që nëse ishte nevoja të kryheshin ekspertiza si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Në lidhje me një ekspertizë e cila ishte bërë jashtë shtetit, e dëmtuara deklaroi se avokatit ja kishte dhënë shumën prej 13 mijë eurove, 13 mijë euro për ekspertizë ndërsa dy mijë euro deklaroi se avokati i kishte kërkuar për shpenzime të rrugës, ku në vend të dy mijë ajo tha se ja kishte dhënë tre mijë euro që në total në lidhje me atë ekspertizë jashtë vendit deklaroi se ajo të akuzuarit Haxhi Çekaj ja kishte dhënë shumën në vlerë prej 16 mijë euro.

Pos shumës prej 16 mijë euro në emër të ekspertizës, e dëmtuara tha se avokatit tashmë të akuzuar ja ka dhënë edhe tre herë nga pesë mijë euro.

“Tre herë i kam dhënë nga pesë mijë euro. Pesë mijë në fillim përmes Nazmi Selmanaj ku unë nuk kam qenë prezent, pesë mijë në zyre në prezencë të Nazmi Selmanaj dhe po edhe pesë mijë të tjera ja kam dhënë në parking në Deçan në prezencë të Nazmiut”, deklaroi ajo.

Më pas e dëmtuara duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Berisha deklaroi se si e kishte lajmëruar rastin e ryshfetit tek hetuesit policor në Prishtinë.

“Me 20 tetor 2016 kur më vjen mua mesazhi qe ma qon avokati në lidhje me qato para atëherë unë e thërras hetuesin. Kur ma dërgon mesazhin aty thotë thirrem prej një qisi por prej një tjetër”, tha e dëmtuara ti kishte thënë i akuzuari duke nënkuptuar që ta thërriste nga një numër tjetër.

Ajo tha se më pas menjëherë e ka telefonuar tashmë të akuzuarin.

“Haxhiu më ka thënë a je në qato fjalë se u takova edhe me Nushën, gjyqtare që ka marrë pjesë në trup gjykues. Unë i kam thënë po ai më ka thënë të thirri edhe një herë më vonë por nuk më ka thirrë”, tha e dëmtuara ti kishte thënë nëpër mes telefonit i akuzuari.

Më pas ajo tha se menjëherë pas kësaj bisede e kishte lajmëruar rastin tek hetuesit policor.

Madje e dëmtuara tha se në  bisedat që  kishte pasur me avokatin gjatë  kohës sa ajo kishte qenë  në  Kosovë , avokati i kishte thënë se gjykata mund ta marrë “në qafë” babanë e saj ndonëse është i pafajshëm.

“Kanë thënë këtu është Kosovë nuk ka drejtësi në atë kohë e ka pas një klient të tij që e kanë dënu me 18 vjet edhe pse ishte i pafajshëm, ka thënë duhet me ba diçka se gjykata na marrin në qafë se është njeri i pafajshëm” tha e dëmtuara ti kishte thënë avokati.

Në lidhje me këtë teme Mirjeta Imeraj tha se është takuar dy herë dhe ka biseduar me avokatin në Kosovë.

“Hera e parë që kemi fol në qebaptore unë kam mbet e shokuar, herën e dytë që jemi kon edhe me Nazmiun kemi fol por shuma nuk janë përmend, unë asnjë përgjigje as jo as po se kam thënë. Nuk e bëjë dhe se kisha bërë asnjëherë. Herën e parë më ka thënë se gjykata nuk fëlliqet me pak, kryetarja e trupit gjykues e donë dyfishin e këtyre anash”, deklaroi e dëmtuara se i tha i akuzuari.

Ndonëse e ajo deklaroi se nuk kishte dhënë ryshfet, tregoi se pasi që e kishte lajmëruar rastin tek hetuesit policor ishte takuar përsëri me avokatin dhe e kishte pyetur për shumën se sa duhej të paguante.

“Nuk ka pasur pazar dhe unë nuk kam dhënë ryshfet dhe pas një takimi vetëm me Çekaj i kam thënë a bon me e ditë se sa duhet me ja dhënë trupit gjykues. Më ka thënë 20 mijë kryetarit të trupit gjykues e ka 10 mijë anëtareve”, tha e dëmtuara ti kishte thënë avokati.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Çekaj, në cilësinë e avokatit të të akuzuarit N.B., ndaj të cilit zhvillohet procedura penale në Gjykatën Themelore në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëme materiale personit tjetër, e ka mashtruar në kontinuitet të dëmtuarën M.I., nga data 06.01.2015 e deri më datën e arrestimit të tij më 15.02.2017.

Sipas aktakuzës, Çekaj kishte marrë para për mbrojtjen e N.B, babait të të dëmtuarës, në emër të mbrojtjes dhe në emër të ekspertizave, marrjes së një ekspertize nga Turqia, një shumë të përgjithshme prej 43 mijë euro.

Aktakuza sqaron se ish-avokati ka marrë nga e dëmtuara edhe shumën tjetër në emër të trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Pejë prej 40 mijë euro, shumë kjo e konfiskuar nga ana e zyrtarëve me rastin e arrestimit të të pandehurit më 15 shkurt.

Ky rast është  në  mesin e rasteve të  shënjestruara për liberalizim të  vizave./Kallxo.com

Lista e kandidatëve të suksesshëm për gjykatës

Periskopi.com Lajme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka publikuar listat e kandidatëve të suksesshëm në testin me shkrim për gjykatës të rinj.

Testi është mbajtur në lëminë civile dhe penale.

Në listën e publikuar nga KGJK, figurojnë 90 kandidatë të suksesshëm që e kanë kaluar këtë provim.

KGJK ka publikuar edhe listën e kandidatëve që nuk e kanë kaluar provimin.

Në këto fotografi mund të shihni listën  e kandidatëve të suksesshëm.