US Open, Nadal është në gjysmëfinale

Periskopi.com Sporti

Rafael Nadal mbetet favorit për të fituar US Open pas një fitore në çerekfinale ndaj Diego Schwartzman.

Tenisti numër dy në botë fitoi 6-4 7-5 6-2 kundër tenistit argjentinas.

Nadal, 33 vjeç, do të luajë më pas me italianin Marco Berrettini, i cili mposhti Galaxy Monfils në përplasjen e tetë më të mirëve, përcjell lajmi.net.

Tre nga gjysmëfinalistët për meshkuj – Berrettini, Grigor Dimitrov dhe Daniil Medvedev – nuk kanë luajtur kurrë në një finale të Grand Slam.

Kjo nënkupton që tenisti spanjoll është fare pranë një Grand Slami të radhës, nëse do di ta shfrytëzojë përvojën.

Majlinda Kelmendi kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror

Periskopi.com Lajme

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Tani atë e pret dueli i shumëpritur me japonezen Abe.

Majlinda Kelmendi i është hakmarrë japonezes Ai Shishime, nga e cila u mposht në botërorin e 2017-ës, për ta mposhtur sot pikërisht në Tokio, ku po mbahet kampionati botëror.

Kampionia Olimpike u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret kampionia e tanishme e botës, Uta Abe, me të cilën do të përballet për herë të parë në karrierë.

 

Distria mposhtet në gjysmëfinale, por ende ka shpresë për medalje

Periskopi.com Sporti

Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo që po zhvillohet në Tokyo të Japonisë, raporton Insporti.com.

Krasniqi humbi luftën ndaj numrit një i botës në xhudo, Funa Tonaki në kategorinë -48 kilogramë.

Xhudistja kosovare ka humbur kështu mundësinë për të fituar medaljen e artë, por është në garë për medaljen e bronztë.

Në finale për të bronztën, Krasniqi do të përballet me spanjollen Laura Martinez Abelenda.

Trajneri largon nga kroatët presionin e gjysmëfinales: Me Anglinë do të argëtohemi

Periskopi.com Botërori 2018

Nga një i panjohur, tashmë vetëm një hap larg nga finalja e Kupës së Botës.

Ky është Zlatko Daliç, 51 vjeç, që në vitin 2008 drejtonte në Shqipëri skuadrën e Dinamos.

Kur presidenti i Federatës Kroate, Davor Shuker, e thirri për të zëvendësuar trajnerin Kaçiç në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme kundër Ukrainës, u duk sikur zgjedhja do të ishte e përkohshme, pasi Daliç shikohej si një zgjidhje emergjente.

Por më pas filluan të vinin fitoret dhe Daliç bëri për vete të gjithë grupin e lojtarëve me në krye yllin Luka Modriç, duke bërë që mundësia për zgjedhjen e një trajneri të ri të përjashtohej plotësisht.

Në Kupën e Botës “Russi 2018”, trajneri kroat ka treguar edhe një karakter të fortë duke dërguar për në shtëpi sulmuesin e Milanit, Kaliniç.

Tashmë Daliç mund të bëjë kalimin nga një i panjohur në një trajner finalist në eventin më të rëndësishëm futbollistik botëror.

Në prag të sfidës gjysmëfinale kundër Anglisë, Daliç duket shumë i bindur në forcat e skuadrës së tij dhe shprehet kështu: “Kemi lojtarë që luajnë në skuadrat më të mirë të Europës, si Real Madrid, Barcelona apo Juventus. Për vite me radhë kemi marrë rezultate më të vogla në raport me mundësitë tona. Ky brez futbollistësh është nënvlerësuar për shumë kohë dhe tani po demonstrojnë kualitetin e tyre”.

Më pas Daliç flet me superlativa për yllin e skuadrës Luka Modriç, ku vijon të shprehet: “Kur shikon një lojtar si Modriç të bëjë sprinte të gjatë për të rikuperuar topin, është një mrekulli e vërtetë. Shpirti sakrificës që ka ky kampion është i barabartë më kualitetin teknik që e njohim të gjithë. Kjo mund të jetë me shumë mundësi Kupa e Botës e fundit për të dhe po demonstron futbollin e tij më të mirë.

Ne nuk duhet të vuajmë presionin e të bërit pjesë në katër skuadrat më të mira, por përkundrazi duhet ta shijojmë këtë moment dhe të argëtohemi”, thotë Daliç.

Lajm i madh për Kroacinë, në gjysmëfinale luan edhe lojtari që i dha gol Rusisë

Periskopi.com Botërori 2018

Mbrojtësi kroat Domagoj Vida i ka shpëtuar dënimit nga FIFA që i rrezikonte pjesëmarrjen në ndeshjen gjysmëfinale.

Gjithçka ka filluar me festën që Vida së bashku me Vukojevic, pas kualifikimit për në gjysmëfinale kanë bërë nëpërmjet një videoje duke ja kushtuar Ukrainës suksesin, apo më saktë Dinamos së Kievit, ish-klubit të tij.

Ky dedikim është marrë si një provokim ndaj Rusisë për marrëdhëniet që ka ky shtet me Ukrainën, por FIFA edhe këtë herë këtyre dyshimeve për provokime, ashtu si në rastin e shqiponjës së Xhakës e Shaqirit, e ka kaluar me një paralajmërim për futbollistin kroat.

Në gjysmëfinale, Anglia do të veshë fanelat që nuk i ka përdorur kurrë në “Rusi 2018”

Periskopi.com Botërori 2018

Anglia do të luajë me fanella dhe mbathje e bardha për herë të parë në Kupën e Botës 2018, në gjysmëfinalen ndaj Kroacisë, ditën e mërkurë.

“Luanët” kanë mbajtur uniformën krejtësisht të kuqe në tre nga pesë ndeshjet e luajtura në Rusi, kundër Tunizisë, Kolumbisë dhe Suedisë.

Kundër Panamasë dhe Belgjikës, të besuarit e Southgate luajtën me fanella të bardha, por me mbathje blu, ndërsa ndaj Kroacisë, për herë të parë, Harry kane dhe shokët e tij do të jenë të veshur tërësisht me të bardha.

Sërish, Kroacia do të jetë e detyruar të veshë uniformën e dytë. Kjo nisur nga fakti se uniforma e tyre e parë, me kuadrata të ndërthurura me të bardha e të kuqe, bie ndesh me të dy uniformat e Anglisë.

Kroacia ka luajtur me uniformën e dytë në të katër ndeshjet e fundit në Rusi dhe e ka përdorur uniformën tradicionale vetëm në ndeshjen e parë ndaj Nigerisë.