Chelsea e ka masakruar skuadrën nga Liga e Katërt në EFL Cup

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka triumfuar me rezultat 7-1 në kuadër të rundit të tretë të EFL Cup, kundër skuadrës nga Liga e Katërt e Anglisë, Grismby.

Ishte një natë magjike për “Të Kaltërit”, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e katërt me anë të Ross Barkleyt.

Vetëm tre minuta më vonë, Michy Batshuayi dyfishoi shifrat. Pedro realizoi nga penalltia në minutën e 43-të për 3-0.

Radha i erdhi edhe Kurt Zoumas për të shënuar, i cili u zgjatë për të qëlluar rrjetën pas një krosimi në zonë në minutën e 56-të.

Për 5-0 shënoi James, para se Batshuayi të shënonte të dytin personal dhe të gjashtin për Chelsean në minutën e 86-të.

E goditjen përfundimtare Grimsbyt ia dha Callum Hudson-Odoi në minutën e 89-të.

Me Green që realizoi golin e vetëm të Grimsbyt në minutën e 19-të. /Periskopi.com/