Bajrami vizitoi Gjilanin dhe Vitinë, informohet për mbarëvajtjen e mësimit në distancë

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka vizituar sot komunën e Gjilanit dhe atë të Vitisë, ku është informuar nga kryetarët e komunave, Lufti Haziri dhe Sokol Haliti, si dhe drejtorët e DKA-ve dhe përfaqësues të prindërve e nxënësve, për punën që po bëhet në organizimin e mësimit në distancë dhe mbarëvajtjen e këtij procesi në këto dy komuna.

Ministrja Bajrami i përgëzoi udhëheqësit e komunave për mënyrën se si i janë çasur situatës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë, e në veçanti për ndihmën në sektorin e arsimit në këtë kohë të pandemisë.

Sa i përket mësimit në distancë, ministrja Bajrami theksoi se Ministria e ka filluar nga zero, por me një punë të madhe të rreth 200 vetave që kanë punuar, është arritur të bëhen 1800 ligjërata për një kohë shumë të shkurtë.

Megjithatë, ministrja Bajrami tha se mësimi në distancë është i suksesshëm për arsye se ka pasur bashkëpunim të mirë me të gjitha drejtoritë komunale të arsimit dhe kështu është krijuar mundësia të ofrohet mësim edhe në gjuhët e komuniteteve jo-shumicë.

Ministrja Bajrami foli edhe për organizimin e testeve të maturës dhe arritshmërisë, që do të organizohen sipas rekomandimeve të IKShP-së.

Bajrami: Përgjegjësinë për rrëzimin e qeverisë duhet ta mbajë Albin Kurti

Periskopi.com Lajme

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se përgjegjësia për rrëzimin e Qeverisë bie mbi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ajo ka thënë se nuk është planifikuar kthimi i nxënësve në shkolla, derisa ka theksuar se në Prishtinë pothuajse është e pamundur një gjë e tillë për shkak të numrit të lartë të nxënësve.

“Nuk mund të flasë për situata hipotetike. Para disa ditëve pata rastin me dëgjuar për rastin në Belgjikë, që mos shkuarja e nxënësve në shkolla ka ndikuar vetëm në pesë për qind në luftimin e Covidit, kurse higjiena deri në 40 për qind. Deri në shtator besoj se do të mund të përgatitemi. Për shkollat siç është Prishtina pothuajse është e pamundur, ose të shkojmë me shkurtim të orareve apo mbajtje të lëndëve bazike. Por, vera do të shkojë me planifikimin për këtë dhe jemi të përgatitur për të gjitha skenaret”, ka thënë Bajrami në KTV.

Ajo ka thënë se organogrami i MASHT-it nuk ka qenë i mirë, por goditja nga virusi ka marrë tërë kohën e tyre.

Porse tani është caktuar një grup është duke punuar në plotësim ndryshimin e kësaj rregullore.

“Gjithashtu kemi pasur shqetësim për furnizimin me libra dhe çantat e rënda. Kemi formuar grupin për plotësim ndryshimin e Ligjit për mjete dhe tekste mësimore, i cili është njëri ligjet më të rëndësishme”, ka thënë ajo.

Bajrami ka shtuar gjithashtu se po punohet në hartimin e ligjit.

“Grupi po punon në hartimin e ligjit, fatkeqësisht legjislacioni në fushën e arsimit ka komplet nevojë për ndryshim dhe plotësim dhe për ligje të reja. Ne kemi arritur të bëjmë disa ndryshime buxhetore. Duke ndarë buxhet për laboratore dhe mjete të konkretizimit. Një nga statistikave më të pakëndshme është përfshirja e nxënësve në nivelin parashkollor”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se gjithashtu është duke u planifikuar që në vendet rurale të shndërrohen në çerdhe disa shkolla që janë të pashfrytëzuara.

Tutje Bajrami ka thënë se përgjegjësia për rrëzimin e Qeverisë bie mbi Kurtin, e jo mbi LDK-në.

se askush nuk mund ta mohojë, që në qoftëse ne do ta kemi një Qeveri, e cila qeverisë 50 ditë apo 100 ditë dhe nëse çdo gjashtë muaj kemi zgjedhje, që kjo nuk ka pasoja. Të gjithë e dinë se ka pasoja. Por, unë mendoj se as unë dhe as partia ime nuk ishim përgjegjëse sepse ishin veprimet e partnerit tonë të koalicionit të cilat çuan drejt inicimit të mocionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dhe përgjegjësinë këtu duhet ta mbajë kryeministri dhe jo LDK-ja. Arsyeja ka qenë raportet me SHBA-në, mirëpo ajo pika kulminante ishte shkarkimi i njëanshëm i z. Veliu, për shkak gjoja të një deklarate e cila ishte e pakoordinuar”, ka thënë Bajrami.

Bajrami thotë se testi i maturës do të mbahet në shkolla, përjashton mundësinë e anulimit

Periskopi.com Lajme

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka treguar edhe për formën e mbajtjes së provimit të maturës.

Ajo ka hedhur poshtë mundësinë që i njëjti të anulohet apo të mbahet në distancë.

Sipas saj, anulimi i tij nuk është opsion i MASHTI-t, pasi konsideron se nuk është as në favor të nxënësve.

“Anulimin e testit të maturës nuk e kemi opsion dhe nuk është as në favor të nxënësve sepse do t’iu shkaktojë probleme për regjistrim në fakultet”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se me Komisionin e Maturës është diskutuar për formën e testit të maturës në kushte pandemie.

Sipas saj, është menduar që testi të mos përmbajë më shumë se 100 pyetje dhe të njëjta të jenë në katër lëndë.

Bajrami thotë si kohë e mundshme e mbajtjes së këtij testi është java e parë e korrikut.

“Mendojmë që testi të mos jetë sikurse viteve tjera, në vend se të ketë 200 pyetje do të përmbajë 100 pyetje, do të përmbajë katër lëndë, gjuhë shqipe, matematike, anglisht dhe lëndë zgjedhore. Nuk do të ndahet në dy pjesë por do të mbahet brenda një ditë diku 150 minuta. Koha tentative, ende nuk kemi ndonjë datë të saktë, kemi menduar në javën e parë të muajit korrik. Kemi parë peticionet dhe kemi parë thirrjet por kemi konsultuar ekspertet më të mirë dhe kemi konsideruar që më mirë është të mbahet”, ka thënë ajo.

Sipas saj, mbajtja e testimit në distancë është i pamundur.

“Meqenëse është java e parë e korrikut nxënësit kanë kohë të mjaftueshme të përgatitën. Ka më shumë se një muaj që kemi kërkuar nga hartuesit e testit të maturës dhe pritshmërisë që të mos përfshihen pyetje nga njësitë mësimore që janë zhvilluar në distancë. Testi do të mbahet fizikisht në shkolla”, ka thënë ajo.

Hykmete Bajrami thotë se janë duke e shqyrtuar mundësinë për mbajtjen e mësimit virtual

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook  ka thënë se është duke u shqyrtuar mundësia për mbajtjen e mësimit virtual.

Bajrami  ka shtuar se menjëherë pas marrjes së masave për ndërprerjen e mësimit në të gjitha nivelet, kanë filluar  kontaktet me operatorët ekonomik të cilët mund të ofrojnë ekspertizën e tyre, platformat apo infrastrukturën që mundëson mësimin online.

“Deri tani kemi inicuar kontakte me përfaqësuesit e Microsoft, Gjirafa.com, Edukimi.net dhe LinkPlus, të cilët i falënderojmë për gatishmërinë e treguar për të mundësuar aplikimin e këtij formati të mësimit. Në ndërkohë, kabineti është duke identifikuar edhe operatorë tjerë potencial që do të mund të ndihmonin në organizimin e mësimit alternativ nga distanca në këto rrethana”, ka shkruar ajo.

Më tej ajo  ka bërë thirrje që të gjithë ata që mund të ofrojnë kontribut në këtë proces, të lajmërohen në MASHTI.

“Po ashtu, kemi vendosur kontakte me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe po analizojmë metodat më të mira që mund të aplikojmë për ofrimin e mësimit për të gjithë studentët. Ministria do të angazhohet që kjo formë e mësimit alternativ të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme në aspektin teknik dhe përmbajtjesor, duke pasur parasysh rrethanat ekzistuese”, thuhet në njoftim.

Ministrja Bajrami: Sot vendosim nëse do të ndërpritet ose jo mësimi për shkak të koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme do të merret vendimi për hapat e mëtutjeshme rreth vazhdimit apo jo të mësimit nëpër shkollat e Kosovës, për shkak të koronavirusit.

Ajo tregoi se gjatë ditës së sotme, konkretisht në ora 15:00, do të mblidhen të gjithë drejtorëve e shkollva dhe do të bëjnë vlerësimin përfundimtar.

“ Sot kemi përgatitur një plan të veprimit në të gjitha shkollat e Kosovës Kemi takimin në pora 15:00 me drejtorët e të gjitha komunave, kemi kërkuar furnizimit të materialeve për dezinfikim. Ne po presim rekomandimet nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSh për hapat e mëtutjeshme”, tha Bajrami./Periskopi/

 

Një nënë i drejtohet me letër Hykmete Bajramit, pas rastit të rrahjes së fëmijës në çerdhe

Periskopi.com Lajme

Rasti i rrahjes së fëmijës në çerdhen “Cambridge Kids” ka ngjallur mjaft reagime në opinionin publik.

Derisa edukatorja është arrestuar nga policia, një nënë e një fëmije trevjeçar i është drejtuar me letër të hapur ministres së Arsimit, Hykmete Bajramit.

Ajrina Gashi-Hamdiu i ka kërkuar ministres që të merr masa ndaj atyre kopshteve që lejojnë të tilla raste. Ajo tha se për këto kopshte punojnë ditë e natë që t’i paguajnë, prandaj duhet një trajtim më serioz.

Letra e plotë e prindes:

Letër e hapur Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në veçanti për ministren Hykmete N. Bajrami,

Ju lutem shumë e nderuara dhe e respektuara znj.Bajrami që të merrni masa sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje me kopshtet private që ata të cilët nuk i plotësojnë kushtet të mbyllen urgjentisht.

Të lutem shumë mos lejo që të përjetojmë ngjarje të tilla sikurse sot të rrahet fëmija në kopshtet private, të lutem shumë mos i lejo të përfitojnë në kurriz të prindërve të cilët punojnë natë e ditë që t’i dërgojnë në kopshtet “kishe” më të mira e me staf profesional sepse ashtu paraqiten, të lutem shumë sikur një nënë një nënës që të merresh seriozisht me çështjen e kopshteve private në Kosovë.

E di shumë mirë që sigurt në krejt Kosovën ka kësi raste po që s’kanë dëshmi prindërit tjerë që ta dëshmojnë, të lutem shumë mos i lejo të ushtrojnë dhunë në fëmijët tanë sepse po sakrifikohemi shumë për ta.

E nderuar po të them prapë që po të lutem sikur një nënë një nënës të cilës t’i ja beson shumë sepse keni fëmijë vet.
Shpresoj që në këtë mandat do ta kesh parasysh këtë punë e cila i preokupon shumë prindër.

Me respekt,

Ajrina Gashi Hamdiu

Nëna e një djali 3 vjeç e gjysmë

Negociata, jo Greva: Ministrja Bajrami viziton Jasharajn e ai i kërkon zgjidhje për mësimdhënësit që kanë vetëm baqellor

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, në ditën e dytë të punës, ka vizituar selinë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit. Sipas një njoftimi nga SBASHK-u, anëtarë të kësaj sindikate e kanë njoftuar ministren e re për sfidat dhe angazhimet aktuale.

Në njoftim po ashtu thuhet se anëtarë të SBASHK-ut i kanë thënë Bajramit se grevat e deritashme në vend nga mësimdhënësit kanë ndodhur pasi pala tjetër nuk kishte reflektuar ndaj kërkesave të tyre.

“Në takimin e parë me Ministren Bajrami përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar që të punohet lidhur me çështjen e punëtorëve të arsimit me bachellor 3 vjeçar, e që janë në sistemin arsimor, në mënyrë që të gjendet zgjidhje e pranuar për ta. Në këtë takim përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kujtuar se kjo sindikatë gjithmonë është angazhuar që çështjet të zgjidhen me dialog, por kur pala tjetër nuk ka reflektuar atëherë kanë ndodhur edhe grevat, të cilat nuk kanë qenë dhe nuk janë dëshirë e SBASHK-ut, por veprohet duke respektuar zërin e të punësuarve në arsim”, thuhet në njoftim.

Është kërkuar që të ketë takime të përbashkëta të Ministrisë, drejtorive komunale dhe sindikatës për të debatuar për të gjitha çështjet në arsim dhe “për të bërë angazhime të përbashkëta për tejkalimin e problemeve dhe sfidave”.

“Ministrja Bajrami është shprehur se ka mjaft njohuri për punën dhe angazhimet e SBASHK-ut dhe se respektin për këtë sindikatë dhe gatishmërinë për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit e ka shprehur duke bërë këtë vizitë që në ditën e dytë të angazhimit në detyrën e Ministres në MASHT. Ministrja ka deklaruar se gjithë çështjet e lidhura me arsimin në Kosovë do të diskutohen bashkërisht dhe bashkërisht edhe do të ketë angazhime të sinqerta për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit, por edhe për shtimin e angazhimeve në të gjitha institucionet arsimore me qëllim që të ngrihet cilësia dhe të përmirësohen kushtet e punës në shkollat tona”, përfundon njoftimi i SBASHK-ut.

 

Akomodohet Hykmete Bajrami

Periskopi.com Lajme

Ministri i deritanishëm i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi i ka dorëzuar sot detyrën ministres së re të këtij dikasteri, Hykmete Bajrami.

Me këtë rast Bytyqi e ka uruar Bajramin për postin e ri duke i thënë që sistemi arsimor ka shumë probleme, por pavarësisht kësaj, ai beson se do të ketë sukses.

“Shpresoj qe do ia dilni sepse sistemi arsimor ka probleme dhe do shumë angazhime dhe padyshim që duhet një angazhim politik e të përgjithshëm. Ka shumë sfida dhe shumë punë, shpresoj që do t’ia dilni. Po ashtu do ju prezantojmë edhe disa prej dosjeve që duhet punuar ende”, tha Bytyqi.

Ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami deklaroi se situata në arsim nuk është e mirë, mirëpo do të punojë shumë dhe do të përpiqet që të kthehen në institucionet evropiane “ENQA” dhe EQAR”.

“Ne e marrim me shumë përgjegjësi sepse e di që situata në arsim nuk është aspak e mirë, dhe duhet të punohet shumë dhe do të bëjmë shumë përpjekje që t’i kthejmë dy institucionet evropiane “ENQA” dhe EQAR” dhe në të gjitha nivelet t’i zbatojë ligji i arsimit”, tha Bajrami.

Hykmete Bajrami është deputete e LDK-së, ndërsa më parë ka qenë ish-ministre e Tregtisë.

 

Bajrami: Ose jemi partner në qeverisje ose s’jemi

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë në gjendje të votojnë qeverinë të cilën e propozon Albin Kurti edhe pa asnjë marrëveshje për koalicion.

Bajrami në një reagim në profilin e  saj ka thënë se janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë nëse iu duken shumë kërkesat e LDK’së.

“Nëse ju duken te padrejta kërkesat tona, ne kemi 28 vota për qeverinë Kurti pa marre asnjë post. Kemi me e votuar secilin ligj dhe vendim qe është ne te mire te vendit tone”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se duhet sqaruar gjërat, sepse ose mund të jenë partner ose jo.

“Ose jemi partner në qeverisje ose s’jemi”, ka shtuar ndër të tjera ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë.

Deputetja e LDK’së i reagon Arbërie Nagavcit : As ne s’e pranojmë kushtëzimin e VV’së për Presidentin

Periskopi.com Lajme

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e pranon kushtëzimin e Vetëvendosjes që mos ta propozojnë kandidatin për President në koalicion me VV’në.

Ajo ka thënë se një parti që s’i ka fituar 51 për qind të votave s’mund të bëjë kushtëzime të tilla.

“Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave”, ka reaguar Bajrami në Fb.

Reagimi i deputetes së LDK’së ka ardhur pasi Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes tha se s’e pranojnë që LDK të propozojë kandidatin për President. Paralajmëroi zgjedhje nëse LDK vazhdon të barrikadohet për këtë pozitë.

Ndërkaq, Hykmete Bajrami ka thënë se Vetëvendosje duhet t’i ndalë kushtëzimet dhe luftën speciale kundër LDK’së nëse dëshiron koalicion për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve.

“Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin. T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi”, ka shkruar Bajrami.

Shkrimi i plotë i saj:

LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin.
Propagandën dhe luftën speciale duhet ta ndalë Vetëvendosje nëse njëmend ka vendosur të ndërtojë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK po punon për ndërtimin e një Qeverie që do të ofrojë zgjidhje për secilin problem të qytetarëve. E jo Qeveri e cila rrëzohet pas një viti. Qeveri e cila nuk e përfundon mandatin. T’i lëmë deklaratat e të merremi vesh para se të prishet çdo urë bashkëpunimi. Kushtëzimi i Vetëvendosjes se nuk e pranojmë Presidentin nga LDK-ja është i papranueshëm. Kushtëzime të tilla s’mund të vendosin partitë që s’kanë fituar 51 për qind të votave.

Krasniqi e quan të pakulturë Hykmete Bajramin: Ju keni bërë punësime deri në knojsi (Video)

Periskopi.com Lajme

Vesel Krasniqi nga koalicioni Nisma-AKR-PD, sonte në Debat Plus i ka thënë Hykmete Bajramit të LDK’së se janë më të zi me punësime, për çka kjo e fundit i akuzoi për madatin që u la pas, transmeton Periskopi.

Krasniqi i tha se ka nivel të ulët të komunikimit, pasi Bajrami vazhdimisht po bërtet në emision.

‘’Mua po më vjen keq prej nivelit tënd, je pedagoge. Unë kam kulturë familjare, duhet me dëgju. Mos shpif. S’jam nxënsë i yti me ma bë a po kupton, a spo kupton. Ju jeni më të zi. Ju keni bë punësime,  nuk keni lënë njeri,  deri në knojsi.Duhet me i kqyr a janë shkelë procedurat’’,tha ai.

‘’Nisma ka menduar se ulet papunësia duke punësuar familjarë’’, ishte deklarata e Hykmete Bajramit që ndezi debatin./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Krijimi i vendeve të Punës dhe Zhvillimi Ekonomik – 30.09.2019

Krijimi i vendeve të Punës dhe Zhvillimi Ekonomik Mimoza Kusari-Lila – LVVHykmete Bajrami – LDKVisar Ymeri – AAK-PSDMuzafer Shala – PDKVesel Krasniqi – NISMA-AKR-PD

Posted by RTV Dukagjini on Monday, 30 September 2019

 

 

Bajrami i bërtet fort Ymerit, ky ia kthen: Pse dojshe me bë koalicion me ata që i paskan thy kerret – VV’në

Periskopi.com Lajme

Një përplasje e ashpër është zhvilluar sonte në Debat Plus mes kandidates për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami dhe kandidatit për deputet nga PSD, Visar Ymeri, transmeton Periskopi.

Debati ka eskaluar kur Ymeri tha se : Njëherë the se heqim dorë nga asfalti e tani do ta zgjerojmë rrugën, me cka, dmth nuk pasni heq dorë nga asfalti.  Mos keqinformo, ju i keni premtu 150 mijë vende i ke premtu ku janë tash, prapë do me rrejtë a?

Bajrami ka reaguar me: Dëgjo, a po ndalesh. Spo ke guxim me i dëgju agumentet. Janë arritur të hyrat nga Dogana, nga TVSH, ka pasë rritje ekonomike.’’

Tutje ajo me ton shumë të lartë tha:

‘’Më ke dekoncentru mua se po pisket. Me zhurmë do me fitu bastin. S’ke mendim hiq. Sje kredibil’’

Ymeri: Cka na ttegove ti deri qitash. Sa ka qenë rritja ekonomike. Tash po thu që s’na ke lënë me gaz lotsjellës.

Bajrami: A  e din që ke ardh dhe i ke thy 12 kerre në oborr të ministrisë.

Ymeri: Unë s’jam në VV. E pse dojshe me bo koalicion me qata që i paskan thy kerret (VV). Ju ka mashtru VV.

‘’Mos  bëni zhurmë’’, përfundoi Hykmete Bajrami./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Krijimi i vendeve të Punës dhe Zhvillimi Ekonomik – 30.09.2019

Krijimi i vendeve të Punës dhe Zhvillimi Ekonomik Mimoza Kusari-Lila – LVVHykmete Bajrami – LDKVisar Ymeri – AAK-PSDMuzafer Shala – PDKVesel Krasniqi – NISMA-AKR-PD

Posted by RTV Dukagjini on Monday, 30 September 2019

 

 

Bajrami: Posti i kryeministrit s’duhet të jetë pikë ndarëse mes LDK’së e VV’së

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kjo parti preferon të hyjë e vetme në zgjedhje, por një gjë e tillë ka shtuar se varet edhe nga sjelljet e partive kundërshtare.

Sipas saj, nëse bëhen të tjerët bashkë, edhe LDK-ja do të detyrohet të reflektojë për një koalicion parazgjedhor.

Pas afrimeve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, Bajrami ka thënë se kjo është e vetmja pikë që po shihet si shpresë nga qytetarët.

“Është kohë zgjedhjesh. LDK sapo ka dalë nga procesi i brendshëm. Isa Mustafa u rikonfirmua si kryetar. Jemi në kohë zgjedhjesh, takimi i sotëm mes Mustafës dhe kryetarit të VV-së Albin Kurtit ka të bëjë pikërisht për të uruar Mustafën për rikonfirmim të mandatit të ri në partinë më të madhe dhe mundësitë e bashkëpunimit. Ne kemi bë pothuajse të qarta preferencat tona. Preferojmë që të gjitha partitë e mëdha të shkojnë veç e veç. Do të ishte procesi më legjitim i mundshëm nëse partitë e mëdha do të mateshin. Do të dihej përfundimisht kë do ta donin qytetarët në krye të qeverisë e do të ishte më e lehtë për koalicione paszgjedhore”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

“Preferencat tona janë që të shkojmë vetë. Po na nxjerrin sondazhet fituese, por s’jemi komodë, jemi vazhdimisht në terren. Por s’varet gjithçka nga preferencat, por edhe nga sjellja e oponentëve. Nëse bashkohen 24-25 parti kundër nesh, ne duhet të reflektojmë për një koalicion”, ka deklaruar më tej ajo.

Bajrami ka shtuar se qeveria e koalicionit PAN “ka qenë pa legjitimitet sepse prej 22 ministrive vetëm dy i takuan partisë së kryeministrit”.

Sa i përket kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Bajrami ka thënë se kandidati duhet të jetë dikush që reflekton më së miri qëndrimet e LDK-së dhe që e mban të unifikuar partinë.

Për reagimet e PDK-së pas takimit të Mustafës me Kurtin duke ua kujtuar përplasjet e mëhershme, Bajrami ka thënë se është pikërisht PDK-ja ajo që ka pasur sjelljen më të keqe ndaj partive tjera politike.

“Kjo vjen nga frika nga humbja tepër e thellë që po i pret. S’duhet të çuditen për sjelljet e oponentëve politikë ndaj LDK-së e Mustafës, sepse nëse dikush mban stafetën për sjellje jo të drejtë ndaj LDK-së është PDK-ja. Kanë mbetur pa miq në skenën politike. Sa ka pas debate së fundmi, të gjitha partitë, PDK-së i vendosin vijë të kuqe, sepse s’dinë të respektojnë marrëveshje e kontrata. Janë ata pikërisht që prej vitit 2007 sa udhëheqin këtë vend e ka kapluar krimi e korrupsioni. Është ofendim që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli të thotë para qytetarëve se do të çrrënjosë krimin kur është partia më e kriminalizuar”, ka deklaruar Bajrami.

E pyetur a e ka falur Mustafa Vetëvendosjen për sjelljet në të kaluarën, Bajrami ka thënë se “Mustafa po e tejkalon vetveten për hir të Kosovës, partisë dhe qytetarëve”.

“Po shohim thirrje nga gjithë qytetarët që një koalicion i shpresës do të ishte një qeveri e opozitës së sotme. Të gjithë presin në fakt që partitë në PAN-koalicionin të jenë në opozitë. Ai po i tejkalon të gjitha për hir të qytetarëve. Akuzat duhet të adresohen te ata që i kanë bërë”, ka shtuar ajo.

Bajrami ka thënë se pozita e kryeministrit nuk duhet të jetë pikë ndarëse mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, ndërsa ka shtuar se LDK-ja është plotësisht kundër një qeverie teknike

Bajrami: Vjosa Osmani e ka mbështetjen time dhe të partisë për postin e kryeministres

Periskopi.com Lajme

Tashmë kur duket se zgjedhjet janë të pashmangshme, ka nisur për flitet për kandidatët e mundshëm për postin e kryeministrit.

Në gjithë këta emra është lakuar edhe ai i Vjosa Osmanit të LDK-së.

Por, se a e ka mbështetjen e partisë – ka treguar në Info Magazine bashkëpartiakja e saj, Hykmete Bajrami.

“Vjosa Osmani e ka mbështetjen time dhe të partisë, por ka edhe kandidat të tjerë të cilët potencialisht do të dilnin dhe do të përkraheshin nga ne”.

“Ne i kemi borxh elektoratit ta propozojmë një kandidat që siguron fitore dhe përçon unitet – këtë do ta vendos Këshilli i Përgjithshëm pas propozimeve të kryesisë”.

“Unë tani s’e di emrin, s’kam parë madje ambicie te asnjëri, ama kemi mjaftë kandidat që mund t’ia garantojnë fitoren LDK-së. Isa Mustafa po bën punë më të mirë të mundshme dhe këtë do të bëj edhe në përzgjedhjen e kandidatit për kryeministër”.

Bajrami: LDK synon të hyjë e vetme në zgjedhje – partisë fituese i takon Kryeministria

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se të gjithë anëtarët e kësaj partie janë të pajtimit që LDK të hyjë e vetme në zgjedhje.

Ajo kështu tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, duke theksuar se cilado parti që del fituese nga këto zgjedhje, e meriton postin e Kryeministrit.

“Tani jemi në një situatë të pashmangshme. Ne dje kishim disa takime në Këshillin e Përgjithshëm, ku kemi diskutuar në pika të shkurtra edhe rreth kësaj teme. Nuk mund të them që është vendim i prerë, por LDK preferon të garojë e vetme – është më mirë që të gjitha partitë ta praktikojnë këtë.

“Nuk mund të them se kjo është definitive sepse gjithçka varet nga lëvizjet e partive politike; ndërsa ne do të jemi në gjendje gatishmërie.

“Preferojmë të shkojmë vet në zgjedhje, kjo është dëshira e secilit anëtar të LDK-së. Para elektoratit do ta kemi një listë me plot personalitete ku kemi se çfarë t’u ofrojmë votuesve. Qytetarët i kanë sytë tek LDK-ja dhe ne asnjëherë nuk duhet t’i zhgënjejmë. Ne duhet të dimë se si të sillemi në situata të tilla”.

“Synojmë të hyjmë vetëm në zgjedhje sepse dëshirojmë që postin e Kryeministrit ta sigurojë partia më e votuar”.

Hykmete Bajrami: LDK do t’i fitojë zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-ministrja Hykmete Bajrami, thotë se qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga LDK’ja, ndërkohë për PDK’në, AAK’në dhe NISMA’n thotë se duhet të shkojnë në opozitë ta paktën për dy mandate.

Teksa ka folur për dorëheqjen e Haradinajt, ajo thotë se ai vetë e ka pranuar që nuk është dorëhequr vetëm shkaku i thirrjes nga Specialja, por edhe për faktin se e kishte ‘lakun në fyt’, nga partnerët e koalicionit.

Bajrami thotë se nëse Haradinaj nuk do të jepte dorëheqje, mocioni i LDK’së në shtator do të kalonte pa asnjë problem.

Ndër të tjera ajo thotë e duhen zgjedhje të reja, për të ‘shpëtuar Kosova nga PAN-i’.

Shkrimi i plotë i Bajramit:

LDK në zgjedhje për fitore, PAN të shkojë dy mandate në opozitë

Qeveria e PAN-it e ndërtuar me shantazhe, kërcënime e kushtëzime edhe ashtu do të rrëzohej në shtator. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje dhe asnjë parti nuk duhet t’i humbë kohë vendit, duke bërë kalkulime për një qeveri të re të palegjitimitet.

Kryeministri në dorëheqje e pranoi se nuk dha dorëheqje vetëm pse i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale. Tha se i ishte vënë laku në fyt nga partnerët e koalicionit që e kishin bërë Kryetar të Qeverisë.

Pra, kjo Qeveri do të shkonte edhe sikur Haradinaj të mos jepte dorëheqje sepse mocioni i LDK-së do të votohej në shtator dhe s’ka kush ta ndalte.

Prapë, shprehim keqardhje pse Qeveria u rrëzua në këtë formë. Në këtë situatë duhet të shkohet në zgjedhje të shpejta për ta shpëtuar Kosovën nga PAN-i.

Dhe, LDK-ja do të dalë fituese e zgjedhjeve. Po e përsëris edhe një herë se edhe më 3 gusht do të ketë festë me ekipin fitues të zgjedhjeve të reja. Do të ndërtojë koalicione paszgjedhore me partitë që aktualisht janë në opozitë. Mund të ketë edhe bashkëpunim para zgjedhjeve por secili duhet të pranojë se Kryeministri është i LDK-së, i partisë më të madhe, me përkrahjen më të madhe në popull, me numrin më të madh të deputetëve dhe me numrin më të madh të Komunave që i udhëheq. Thirrjet e disa partive për koalicion parazgjedhor do të ishin të sinqerta vetëm nëse do të pranoheshin kushtet e LDK-së. Pra, secila parti që dëshiron të bëjë koalicion me LDK-në si partinë më të madhe, duhet të pranojë kushtet e LDK-së dhe të ecim përpara drejt një Qeverie të re pas zgjedhjeve nacionale.

Në anën tjetër, PDK, AAK, NISMA dhe AKR duhet të shkojnë bashkërisht në opozitë dhe të marrin përgjegjësinë për dëmin që ia kanë shkaktuar Kosovës në këto dy vitet e fundit ku gjithçka ka degraduar në qeverisje.

Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli duhet të japin përgjegjësi pse sot Kosova vazhdon të mos ketë asnjë përmirësim në arsim, ekonomi, diplomaci, drejtësi dhe fusha të tjera.

Ramush Haradinaj duhet të japë përgjegjësi pse s’ka sot liberalizim të vizave dhe pse s’e ktheu Çakorrin në Kosovë.

Kadri Veseli bashkë me Ramush Haradinajn duhet të japin përgjegjësi pse qeverisën me njerëz me aktakuza për krim e korrupsion. Ndërsa, PDK duke luajtur lojë hoqi nga Qeveria ministrat me aktakuzë vetëm dy javë para se të rrëzohej kjo Qeveri.

Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj në njërën anë dhe Hashim Thaçi në anën tjetër duhet të japin përgjegjësi edhe pse nxitën dhe luajtën lojëra pro dhe kundër zhbërjes së Kosovës duke vënë në pazar kufijtë e Kosovës.

Thaçi, Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli bashkë edhe me Shpend Ahmetin duhet të japim përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës duke krijuar grup antikushtetues për të biseduar me Serbinë.

PAN-i në opozitë se paku për dy mandate sepse ky vend ka nevojë për pastrim; ka nevojë për pavarësinë e organeve të drejtësisë; ka nevojë që të korruptuarit nëpër institucione të përfundojnë në burg.

Institucionet janë mbushë me militantë injorantë. Çka ndodhë tani me kontratat mbi vepër, janë me qindra në të gjitha institucionet. Tani institucionet janë në rrezik sepse PAN-i i ka ditët e fundit, janë në gjendje ende me na befasu për të keq sepse ketë e kanë bërë në baza ditore që gati dy vite.

Me ketë vend duhet me udhëheqë njerëz të pakorrupturar, të pakapaun, të dijshëm dhe me dinjitet. Ka ardhë koha me e hapë një kapitulli të ri për vendin, kapitullin e një shteti normal. Ka ardhë koha ku liderët nuk duhet me i gjyku dhe me i vlerësu se çka bëjnë në një moment të caktuar.

Të nderuar qytetarë,

Pse po na ikin të rinjtë?

Mos harroni kush fali miliona të e taksave tona?

Kush patë nevojë që ne t’i paguajmë 80 zëvendësministra, dhjetëra koordinator edhe qindra këshilltarë?

Ku shkoi rezerva shtetërore?

Kush u punësua nëpër ministri?

Kush u punësua në Telekom, që është në falimentim e sipër?

Kush kërcënoi prokurorë?

Kush deshi të marrë drejtësinë në dorë, për listën e veteranëve, kur rasti është i hapur në Gjykatë?

Si u bënë milionerë, të gjithë këta qeveritarë?

Kush u emërua rektor në Universitetin e Gjakovës?

Kush pothuajse na përjashtoi nga ENQAR ?

Kush kërcënoi Këshillin Shtetëror të Cilësisë?

A na njohu ndonjë shtet në dy vitet e fundit?

A u pranuam në ndonjë organizatë ndërkombëtare?

Si u bë që u hapë tema e kufijve?

Si u humbën dhjetëra mijëra vende pune?

Si u bë që në secilin raport ndërkombëtar shënuam rënie?

A dojmë ne me jetu në një shtet ku udhëheqin njerëz që i kanë bërë të gjitha këto të këqija?

 

Bajrami: Për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj, të votojnë edhe deputetët e AAK’së e ta shpëtojnë vendin

Periskopi.com Lajme

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve shqiptarë të bëhen bashkë për ta rrëzuar Qeverinë dhe shpëtuar Kosovën.

Ka thënë se Qeveria e koalicionin PAN ka shkaktuar aq shumë skandale sa rrëzimi i saj do të shpëtonte edhe partitë në pushtet.

“Për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj duhet të votojnë gjithë deputetët shqiptarë, edhe ata të AAK-së, për ta shpëtuar këtë vend. Për të mos lejuar vazhdimin e thellimit të skandaleve”, ka propozuar Bajram.

Ajo ka thënë se me largimin e kësaj Qeveria  dhe shkuarjen në zgjedhje duhet të kthehet normaliteti në qeverisje me LDK’në në krye të Ekzekutivit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në vend duhet të vijë në krye të Qeverisë. Që të rikthehet normaliteti në këtë vend Qeverinë e ardhshme duhet ta përbëjë opozita e sotme. Shteti duhet të çkapet nga ata që e kanë kapur sot. Keqbersit duhet të japin llogari. Dhe, ky proces do të ndodhë shpejt me fitoren e partisë që ka lidhjet më të forta me njerëzit e këtij vendi dhe me miqtë ndërkombëtar, pra me LDK-në”, ka thënë Bajrami.

Postimi i plotë i deputetes Hykmete Bajrami:

Qeveria e një milion skandaleve, sa më shpejt që rrëzohet fiton Kosova

Për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj duhet të votojnë gjithë deputetët shqiptarë, edhe ata të AAK-së, për ta shpëtuar këtë vend. Për të mos lejuar vazhdimin e thellimit të skandaleve.

Pothuajse çdo ditë kjo Qeveri ka prodhuar vetëm skandale si në ekonomi, si në drejtësi, si në arsim, si në diplomaci, si në bujqësi e shëndetësi.

  • Kryeministri është dashur të largohet qysh kur kërcënoi Elez Blakajn, prokurorin që u detyra të largohet nga Kosova.
  • Ky Kryeministër është dashur të shkojë kur plasi skandali i takimeve të fshehta me Serbinë.
  • Ky Kryeministër është dashur të shkojë në shtëpi edhe tash kur plasi skandali me noterët.
  • Ky kabinet qeveritar duhet të shkojë për shkak se e ka rrënuar arsimin. Merreni me mend emërojnë rektor të një universiteti publik anëtarin e Këshillit Drejtues të PDK-së. Dhe, s’ju vjen asnjë pikë keq pse e kanë degraduar kaq shumë këtë vend.
  • Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri është dashur të shkojnë në shtëpi në momentin kur plasi skandali i 3 milionë eurove të granteve nga Ministria e Bujqësisë.
  • Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të shkojnë pse kanë rrënuar çdo komunikim normal me bashkësinë ndërkombëtare.
  • Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të shkojnë edhe për shkak se shkelën Kushtetutën kur krijuan Ekip Antikushtetues.
  • Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të rrëzohen për shkak se po keqpërdorin paratë e qytetarëve duke angazhuar mijëra njerëz me kontrata mbi vepër.
  • Kjo Qeveri duhet të shkojë sepse e ka keqpërdorur dhe harxhuar Rezervën Shtetërore.
  • Ky Kryeministër dhe kjo Qeveri duhet të shkojë edhe për një milion arsye tjera.

Nisma e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë duhet të përkrahet edhe nga partitë në pushtet. Sepse edhe ato parti përfitojnë pasi ndalen skandalet.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në vend duhet të vijë në krye të Qeverisë. Që të rikthehet normaliteti në këtë vend Qeverinë e ardhshme duhet ta përbëjë opozita e sotme. Shteti duhet të çkapet nga ata që e kanë kapur sot. Keqbersit duhet të japin llogari. Dhe, ky proces do të ndodhë shpejt me fitoren e partisë që ka lidhjet më të forta me njerëzit e këtij vendi dhe me miqtë ndërkombëtar, pra me LDK-në.

 

Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami në Berlin, takime me zyrtarë të lartë gjermanë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, dhe deputetja Hykmete Bajrami, morën pjesë në takimet e nivelit të lartë në Berlin mbi konkurrencën gjeo-ekonomike dhe Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Konrad Adenaur Stiftung dhe Këshilli Ekonomik i CDU-së.

Në ditën e partë të vizitës, bashkë me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Hoti dhe Bajrami u takuan me zyrtarë të lartë, si Gunther Oettinger, Komisionier për Buxhet në Komisionin Evropian, me të cilin shtruan nevojën që mbështetja buxhetore e BE-së për Kosovën të jetë e orientuar në projekte të mëdha dhe visibile, që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Në takimin me Dr Joachim Bertele, i ngarkuar për çështje të sigurisë në kabinetin e Kancelares, Hoti dhe Bajrami diskutuan për liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi ku theksuan qëndrimin e LDK-së se tema e këmbimit të territoreve nuk duhet të hapet, duke përshëndetur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me këtë.

Në takime të tjera, si me Sekretarin parlamentar të Ministrisë Federale për Çështje Ekonomike dhe Energjetike, Presidentin e nderit të Këshillit Ekonomik të CDU-së, Kur t Lauk, deputetët e Bundestagut Patrick Sensburg dhe Marian Ëendt, Frenk Priess nga KAS-i, Martin Henze dhe të tjerë, u diskutua gjerësisht roli që duhet të ketë BE-ja në Ballkan karshi insistimit të madh të Kinës për të qenë prezentë në rajon.

Në ditën e dytë të qëndrimit, Hoti dhe Bajrami morën pjesë në konferencën e Këshillit Ekonomik të CDU-së, ku të pranishmëve iu drejtuan kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetari i Bundestagut Gjerman, Ëolfgang Schauble, kryetarin e Grupit Parlamentar të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Ëeber, ministri Federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, kryetarin e FDP-së, Christian Lindner, dhe personalitete të tjera.

“Kosova është e bekuar që ka miq si Gjermania, e udhëhequr nga CDU-ja, parti simotër e LDK-së në kuadër të familjes më të madhe politike në Bashkimin Evropian, EPP”, përfundon deklarata e LDK-së.

 

Bajrami: Qytetarët duhet ta dinë se a do të shtrenjtohet rryma

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se rreth projektit të ndërtimit të termocentralit të Kosovës “Kosova e Re”, Qeveria e Kosovës ka dështuar të jetë transparente e të prezantojë projektin siç duhet.

Në seancën e Kuvendit, ku në interpelancë është ministri i Zhvillimit Ekonomik, deputetja Bajrami ka bërë thirrje për transparencë.

“Pyetja që u parashtrua edhe më herët ishte që edhe nëse bëhet funksional Kosova e Re ajo do të fillojë me prodhim në vitin 2023, çka u dashtë që të themelohet kompania publike e cila do e blejë energjinë elektrike 2018, ju thatë që e keni themeluar qysh më 15 maj të vitit 2018. Ministër, sa herë iu kemi pyetur në komision por ju kemi parë edhe në debate televizive, keni thënë që shifrat nuk janë ende përfundimtare, ne sot si deputetë të Kuvendit, e lerë më qytetarët e Kosovës nuk e dinë cila është kostoja e këtij projekti”, tha Bajrami.

Ajo ka thënë se nuk mund të votojnë nëse nuk e dinë se çka po votojnë, siç tha ajo duhet të sqarohen kostot dhe qytetarët duhet të dinë sa do u shtrenjtohet energjia elektrike. Ajo tha se kanë nevojë për prezantim të detajuar të kontratës.

Deputetja e LDK’së: Efekti i taksës po shihet, humbëm 17 mijë vende të punës (Video)

Periskopi.com Lajme

Duke kritikuar qeverinë e Kosovës për veprime që kanë përkeqësuar gjendjen e sektorit privat, teksa në Kuvendin e Kosovës diskutohet për pagën minimale, deputetja e LDK’së Hykmete Bajrami ka folur për efektin e taksës ndaj Serbisë.

Ajo ka thënë se ‘efekti i taksës ishte humbja e 17 mijë vendeve të punës në Kosovë’.

“Edhe efekti i taksës po shihet, i kemi humbë 17 mijë vende të punës, në bazë të statistikave të Bankës Botërore e cila është bazu në statistikat zyrtare të shtetit”, tha ajo./Periskopi.

Video në minutën: 23:52