Indonezia bëhet shteti i 69 i infektuar me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Indonezia është shteti i fundit që u prek me koronavirus. Një nënë bashkë me vajzën e saj u testuan pozitiv me infeksion.

Presidenti i shtetit konfirmoi se dy shtetaset e Indonezisë e morën virusin nga një mike japoneze e infektuar me virus në qytetin Xhakarta.

Nëna 64 vjeçare, së bashku me vajzën e saj 31 vjeçare u infektuan pasi kishin kontakt me një mike japoneze, duke e quar në 69 numrin e shteteve që u preken nga koronavirusi që shpërtheu muaj më parë në Kinë.

Kriza filloi në qytetin kinez, Wuhan në dhjetor. Numri i të infektuarve në gjithë botën ka shkuar në rreth 90.000 pacientë.

Ndërsa 3,000 kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Irani sot njoftoi se së paku 1.500 pacientë janë infektuar me koronavirus në këtë shtet, shkruan dailymail.

Bashkimi Evropian përmes Agjencia së Kontrollit deklaroi se është rritur numri i të pre kurve më këtë virusit që përbën shqetësim për të gjithë kontinentin.

Tërmet 6.8 ballë në Indonezi, tri viktima

Periskopi.com Lajme

Kësaj radhe është goditur Indonezia nga një tërmet 6.8 ballë i cili sipas raportimeve mësohet të ketë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe tre të plagosur.

Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale çfarë ka bërë që shumë banorë të evakuohen.

Agus Wibowo, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive tha se tërmeti dëmtoi një numër të objekteve publike siç janë urat dhe rrugët kryesore që çojnë në portet dhe ndërtesat e kampusit në disa universitete.

Tërmeti gjithashtu dëmtoi disa kisha dhe xhami rreth qytetit, tha ai. Tërmeti me magnitudë prej 6.8 ballë goditi provincën Maluku të Indonezisë në orën 6.48 të mëngjesit sipas kohës lokale.

 

Indonezia arreston rreth 200 persona për zjarret në pyje

Periskopi.com Lajme

Rreth 200 persona janë arrestuar në Indonezi për shkak të zjarreve masive në Indonezi, ku mijëra hektarë të tokës me ekologji të pasur janë djegur. Këto zjarre kanë shkaktuar tym të madh helmues për shumë banorë të këtij shteti.

Zëdhënësi i Policisë Kombëtare, Dedi Prasetyo, tha se autoritetet i kanë arrestuar 185 njerëz në gjashtë provincat e goditura nga zjarret dhe katër korporata janë nën hetime. Ai shtoi se 99 për qind e zjarreve kanë nisur për shkak të faktorit njeri.

Zjarret dhe tymi i madh janë problem i vazhdueshëm gjatë muajve të verës në Indonezi, ku shumë njerëz përdorin teknika të djegies së tokës për t’i zgjeruar sipërfaqet bujqësore. I njëjti veprim i ka shkaktuar zjarret masive në Amazonë të Brazilit më herët gjatë këtij viti.

Vetëm këtë vit, në Indonezi janë djegur më shumë se 328 mijë hektarë të tokës, qindra banorë janë zhvendosur dhe më shumë se 9 mijë ushtarë janë dërguar në zonat e prekura për të luftuar me zjarret. Këto statistika i ka dhënë Bordi Kombëtar për Menaxhimin e Emergjencave.

Zjarret kanë pasur efekte negative në jetën e njerëzve të këtij rajoni. Singapori dhe Malajzia janë përfshirë nga tymi i dendur, ndërsa cilësia e ajrit ka rënë në nivel të rrezikshëm.

Më shumë se 600 shkolla janë mbyllur në Malajzi për shkak të ndotjes së ajrit, duke i lënë pa mësim mijëra nxënës, shkruan “CNN”, transmeton Express.

‘Kiamet’ në vendin me më së shumti myslimanë: Tërmet 7,3 shkallë

Periskopi.com Lajme

Një tërmet 7,3 ballësh ka goditur qytetin Terante, që gjendet në juglindje të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti ishte në thellësi prej 10 kilometrash, me epiqendër prej 168 kilometrash në juglindje të qytetit Ternate, tha ky shërbim, transmeton Reuters.

Agjencia meteorologjike e Indonezisë tha se deri më tani nuk ka alarm se nga ky tërmet mund të shkaktohet cunami. Pas tërmetit të parë, rreth 30 minuta më vonë, kjo agjenci njoftoi se ka pasur një tërmet tjetër 5,8 shkallësh të Rihterit.

Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima nga tërmeti.

 

Përmbytje e madhe në Indonezi, shikoni si bartet e gjithë shtëpia

Periskopi.com Lajme

Qindra njerëz në Sulawesi të Indonezisë janë evakuuar nga shtëpitë, pasi përmbytje të rrëmbyeshme kanë pushtuar gjithë zonën dhe kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati e të marrin me vete edhe shtëpi e ndërtesa.

BBC ka publikuar një video ku shihet teksa nga të reshurat përfshihet edhe një shtëpi e gjatë, e cila edhe lëvizet nga pasojat e vërshimeve.

KLIKO KETU

 

Rëndohet bilanci i viktimave në Indonezi, paralajmërime edhe për një cunami tjetër

Periskopi.com Lajme

Indonezia është në alarm për një tjetër cunami që mund të godasë vendin, ndërsa numri i të vdekurve nga një valë e madhe që goditi vendin të shtunën, ka arritur në 373.

Zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit që jetojnë pranë Anak Krakatau për të qëndruar larg plazheve për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme në mal të një vullkani, i cili besohet se mund të ketë shkaktuar cunamin.

Agjencia meteorologjike e Indonezisë konfirmoi rënien nënujore të një pjese të vullkanit që shkaktoi një valë vdekjeprurëse 10 metra të lartë që goditi plazhet popullore të Sumatrës jugore dhe majën perëndimore të Javës.

Sutopo Purwo Nugroh, nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit paralajmëroi se numri i të vdekurve nga fatkeqësia e së shtunës “do të vazhdojë të rritet”, ndërsa kërkimet për trupat e pajetë vazhdojnë.

Të paktën 1,000 njerëz u plagosën dhe gati 12,000 banorë bregdetarë u detyruan të evakuoheshin me forcë në toka më të larta, pas paralajmërimeve se mund të ketë cunam tjetër./Periskopi

Dalin pamjet, kështu duken ishujt pas godijtes së tsunamit shkatërrues dy ditë më parë (Video/Foto)

Periskopi.com Lajme

Një tsunami që ka goditur ishujt Java dhe Sumatra të Indonezisë këtë të shtunë, ka lënë të paktën 280 banorë të vdekur dhe mbi 1,000 të lënduar.

Mijëra banorë janë evakuuar ndërkaq numri i personave të pagjetur nuk dihen ende saktë. Banorët thanë se nuk kanë ditur gjë, deri kur një valë prej tre metra e lartë ka goditur brigjet.

Në tjetër tsunami e kishte goditur vendin në vitin 2004, duke lënë 226 mijë njerëz të vdekur në 13 shtete, përfshirë 120 mijë në Indonezi. Ky tsunami ishte shkaktuar nga një tërmet nënujor, shkruan Periskopi.

Interneti është mbushur me fotografi e video nga pasojat e tsunamit të së shtunës. Ka edhe pamje nga droni të ishujve, që pothuajse janë shkatërruar plotësisht. /Periskopi/

Shkon në 222 numri i viktimave nga cunami në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Numri i të vdekurve në Indonezi nga cunami i fundit që ka kapluar vendin ka shkuar deri në 222, ku para disa orëve raportohej se ishin të vdekur 168.

Tani të plagosur janë 843 persona, thonë zyrtarët qeveritarë në Indonezi.

Valët e cunamit goditën natën këtë shtet, duke shkatërruar qindra ndërtesa.

Zyrtarët thonë se cunami mund të ishte shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut në det pasi shpërtheu vullkani Anak Krakatau.

 

Momenti dramatik kur cunami përfshiu lokalin ku po mbahej një koncert roku në Indonezi (Foto/ Video)

Periskopi.com Lajme

Pamjet dramatike nga bregdeti i Ngushticës së Sundas të Indonezisë tregon se si  valët e mëdha të cunamit kanë përfshirë ambientin e një lokali ku një grup muzikor i rokut po performonte të shtunën mbrëma. Fatkeqësisht jetën ka humbur një muzikant.

Rreth 250 punonjës të kompanisë shtetërore të shërbimeve PLN morën pjesë në koncertin e grupit indonezian 17 në Tanjung Lesung për një ngjarje të fundvitit, tha zëdhënësi i kompanisë  Made Suprateka për Reuters, transmeton Periskopi.

Të paktën shtatë vetë u vranë dhe rreth 89 prej tyre  u zhdukën pas fatkeqësisë në skenën që ndodhej shumë afër detit.

“Uji u ngrit dhe tërhiqte të gjithë në lokacion. Ne kemi humbur të dashurit, përfshirë basistin dhe menaxherin tonë , edhe të tjerët mungojnë”., tha ai.

Të paktën 168 persona u vranë dhe më shumë se 700 u plagosën, dhe qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan nga cunami.

Autoritetet paralajmëruan banorët dhe turistët në zonat bregdetare rreth ngushticës Sunda për t’u qëndruar larg plazheve.

Pamjet televizive treguan rrugët e bllokuara nga mbeturinat nga shtëpitë e dëmtuara, makinat e përmbysura dhe pemët e rëna./Periskopi/

SHIKO VIDEOT

 

 

Cunam i tmerrshëm në Indonezi, 168 të vdekur

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët qeveritarë të Indonezisë kanë thënë se të paktën 168 persona kanë vdekur dhe 745 janë lënduar pasi një cunami e goditi bregdetin e Ngushticës së Sundas. Agjencia shtetërore për menaxhimin e emergjencave ka deklaruar se qindra ndërtesa janë dëmtuar nga kjo fatkeqësi natyrore.

Besohet se shkaktare e këtij cunami ishte lëvizja e shtresave të tokës në det pas shpërthimit të vullkanit “Krakatoa”. Ngushtica e Sundas gjendet mes Detit Java dhe Oqeanit Indian. Agjencia shtetërore për menaxhimin e emergjencave ka thënë se numri i vdekjeve ka gjasë që të rritet. Numri më i madh i vdekjeve është raportuar në rajonet Pandeglang, Lampung dhe Serang.

Oystein Lund Andersen, fotograf norvegjez i vullkaneve, i cili ndodhej afër zonës së goditur, ka thënë se vullkani ka nxjerrë shumë lavë para se valët e fuqishme të detit të ngriheshin. “Më herët vullkani ishte shumë aktiv por disa çaste para valëve, gjithçka ishte e qetë. Papritmas i pashë valët e larta dhe u detyrova të vrapoj. Drejt tokës erdhën dy valë, e para ishte më e dobët, ndërsa e dyta më e madhe”, tha ai.

Shkaqet e cunamit janë ende duke u hetuar. Eksperti i vullkaneve, Jess Phoenix, i ka thënë BBC-së se shpërthimi i vullkanit shkakton shtypje ndaj shtresave nëntokësore dhe kjo mund ta nxisë lëvizjen e shtresave. Rrjedhimisht, toka e detit e trazon ujin dhe krijon valë të larta. Në anën tjetër, agjencia gjeologjike e vendit ka kërkuar që askush të mos i afrohet vullkanit në largësi më të vogël se dy kilometra, shkruan “BBC”.

 

Mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti dhe cunami në Indonezi

Periskopi.com Lajme

Në tërmetin që më 28 shtator goditi ishullin Sulawesi dhe cunami që pasoi mandej, për vdekje pësuan 2.103 persona

Jeta në ishullin indonezian Sulawesi, një muaj pas tërmetit shkatërrues dhe cunamit, ende nuk është kthyer në normale, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tërmetin që më 28 shtator goditi ishullin Sulawesi dhe cunami që pasoi, për vdekje pësuan 2.103 persona.

Sipas të dhënave të fundit, rëndë janë lënduar 2.549 persona. Aksioni i kërkimit dhe shpëtimit përfundoi më 12 tetor.

Të dhënat flasin se janë shkatërruar edhe 65.000 shtëpi, ndërsa strehim në vende tjera kanë gjetur 99.471 persona.

 

 

 

 

 

 

Tërmeti në Indonezi, viktimat varrosen në një varr masiv (Video)

Periskopi.com Lajme

Vullnetarët në Indonezi kanë varrosur qindra viktima të tërmeteve në një varr masiv.

Më shumë se 1550 njerëz kanë vdekur pas një tërmeti shkatërrues dhe cunami që goditi ishullin e Indonezisë Sulawesi javën e kaluar, raporton AP.

Ndiqni pamjet nga varrimi i tyre:

 

 

Pas tërmetit të fuqishëm në Indonezi, paralajmërohet cunami

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Indonezisë, duke shkaktuar edhe frikën për një cunami të mundshëm.

Tërmeti i madh 7,7 magnitudë u regjistrua pranë ishullit të Sulawesit, në lindje të Borneos, transmeton Periskopi.

Një tërmet i mëhershëm shkatërroi disa shtëpi, duke vrarë një person dhe plagosur të paktën 10 të tjerë , thanë autoritetet.

Ndërsa një seri tërmetesh në korrik dhe gusht vranë afro 500 vetë në ishullin e Lombokut, qindra milje në jugperëndim të Sulawesit.

Indonezia  është goditur rregullisht nga tërmetet. Në vitin 2004, një tërmet i madh jashtë ishullit indonezian të Sumatrës vuri një cunami anembanë Oqeanit Indian, duke vrarë 226,000 njerëz në 13 vende, duke përfshirë më shumë se 120,000 në Indonezi./Periskopi/

Humbën jetën 460 persona, një tjetër tërmet godet Indonezinë

Periskopi.com Lajme

Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Indonezinë, vetëm dy javë pas tërmetit të fundit ku humbën jetën 460 persona. Tërmeti me magnitudë 6.3 goditi ishullin e Lombokut në Indonezi. Lëkudjet sizmike ishin në një thellësi prej 7 kilometra nëntokë.

Nuk dihet akoma nëse ka viktima. Banorët thanë dridhjet ishin të forta dhe shumë persona dolën të alarmuar në rrugë duke braktisur shtëpitë.

Indonezia është vend që goditet shpesh nga tërmetet sepse shtrihet në “Unazën e Zjarrit”, vijën e tërmeteve të shpeshta dhe shpërthimeve vullkanike që rrethojnë pothuajse të gjithë anët e Paqësorit.

 

Rrëzohet një avion, tetë të vdekur

Periskopi.com Lajme

Ekipet për kërkim-shpëtim në Indonezi kanë gjetur tetë persona të vdekur dhe një të mbijetuar, pasi një avion i vogël u rrëzua në provincën lindore Papua.

Avioni i pasagjerëve kishte në bord nëntë persona, përfshirë një 12-vjeçar, i cili mbijetoi.

Avioni humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror në mbrëmjen e së shtunës dhe u gjet nga banorët në qarkun Pengungan Bintang.

Fëmija që ka shpëtuar nga ky aksident, ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në Indonezi ndodhin shpesh aksidente ajrore.

Një avion që po udhëtonte nga Surabaya për në Kuala Lumpur ishte rrëzuar në detin Java në vitin 2014, duke lënë të vdekur 162 persona, sa ishin në bord. (REL)

 

“Lufta për mbijetesë”, indonezianët vrasin balenat për të mos vdekur nga uria

Periskopi.com Lajme

Mediumi britanik “DailyMail” ka publikuar imazhe të praktikave tradicionale indoneziane të therjes së balenave të bardha, dhe kjo e gjitha po bëhet luftë për mbijetesë.

Fotot janë bërë në ishullin e Lembata e cila është një provincë e Indonezisë. Banorët e këtij vendi theksojnë se gjahu ndaj balenës së bardhë është e vjetër e cila daton të paktën gjashtë shekuj.

Fotografi zviceran Claudio Seber e ka përcjellë gjithë ngjarjen, ku vendasit brenda një viti vrasin shumë balena.

Peshkatarët përdorin shtiza të mëdha prej druri për të goditur balenat gjigande.

Pasi të kapen, anëtarët e ekuipazhit  i mbajnë buzë ujit në një cermoni të përgjakur, transmeton Periskopi.

“Ne jemi duke jetuar në epokën e makinerisë! Megjithatë, numri i kapjeve të balenave të bardha nuk është rritur pavarësisht që në pronësi kanë anije motorike”, tha Yosef Bataona, kryetar i fshatit Lamalera.

“Vitin e kaluar kemi kapur 25 balena. Disa vite më parë ne kemi kapur 40, por ndonjëherë nuk kemi mundur ta kapin asnjë. Ne kemi nevojë, mesatarisht të vrasim tre balena brenda një viti për të ushqyer gjitha familjet tona”./Periskopi/

After the whale is brought ashore it is carved up and divided among the crew according to the captain of the boat's instructions

A 12-year-old boy leaps into the water with a long wooden spear capable of piercing the skin of a sperm whale swimming below

A man launches himself upwards in a jumping motion, forcing the sharp harpoon into the water from the edge of the boat

The successful fishermen take two full days to carve up the carcas of the dead whale after they painstakingly haul it to shore

Two boys sit on top of a whale fin while a team of villagers work to carve up the body of the dead beast just meters away

A villager plunges a sharp knife into the flesh of the sperm whale as the long and drawn-out process of dividing it up takes place

The practice of hunting for whales has gone on for in excess of 600 years in some places in Indonesia with many traditional methods still used

Dozens of villagers pile onto a boat as they hunt for whales using traditional craft and large wooden harpoons with sharp points

The start of the whale hunting season is ushered in with a religious ceremony known as the Leva (Ocean) Season Opening Ceremony

A Catholic nun watches on as workers bid to drag the carcass of a stricken whale onto the shore for dissection after the catch

Several whale skins are hung up to dry on a bamboo drying rack after they have been cut from the flesh of the dead whales

A happy fisherman walks away with a large chunk of blubber which has been freshly cut from the body of the dead whale

A Catholic priest blesses the fishermen on the last day of the Leva Season opening ceremony just before they go whale hunting

The villagers are all said to be devoted Christians and they have well established a coexistence of their whale hunting and Christianity