Pacolli pro shpërndarjes së Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Deputeti i vetëm i AKR-së, Islam Pacolli  ka treguar se si do të votojë pro apo kundër shpërndarjes së Kuvendit.

“Sigurisht që vota do të jetë atje brenda por forma e shpërndarjes mendoj që ish dasht të reflektojnë qytetarët sepse është një kalkukim politik, edhe pse kam besu edhe para tetë muajve e kam thënë se do të shpërndahen në shtator”, tha Pacolli.

I njejti po thotë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, derisa, foli edhe për mundësinë për koalicion me ndonjë nga partitë.

“Përndryshe AKR është e gatshmë për zgjedhje. Të gjithë bëjnë kalkulimet e veta, konrekt ende nuk ka”, ka thënë ai