Thaçi dekoron dy bashkëveprimtarë të Zahir Pajazitit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit Hashim Thaçi  u ka ndarë Medalje Presidenciale Ismail Sejdiut dhe Isak Shabanit, dy prej bashkëveprimtarëve të hershëm të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, me të cilët e themeloi grupin e parë ushtarak në fshatrat e Prishtinës dhe Podujevës.

“Së bashku me Zahirin, Ismaili, Isaku dhe bashkëpunëtorët e tyre, në vitin 1993 organizuan dhe bartën barrën e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake kundër policisë dhe grupeve paramilitare serbe në rajonin e Gollakut dhe Llapit”, shkruan Presidenti Thaçi në Facebook-un e tij, përcjell Periskopi.

Postimi i plotë i Presidentit

Ismail Sejdiun dhe Isak Shabanin, dy prej bashkëveprimtarëve të hershëm të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, me të cilët e themeloi grupin e parë ushtarak në fshatrat e Prishtinës dhe Podujevës, sot i dekorova me Medalje Presidenciale.

Së bashku me Zahirin, Ismaili, Isaku dhe bashkëpunëtorët e tyre, në vitin 1993 organizuan dhe bartën barrën e zgjerimit të aktiviteteve ushtarake kundër policisë dhe grupeve paramilitare serbe në rajonin e Gollakut dhe Llapit. HTH