Aksidentohet autobusi i linjës Istog-Klinë-Prishtinë, del në mes të rrugës

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së sotme, një autobus është aksidentuar.

Autobusi i linjës Istog-Klinë-Prishtinë, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, më saktë para semaforëve përtej Gardes është aksidentuar dhe ka dalë në mes të rrugës me katër korsi.

Menjëherë pas aksidentit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po mirren me rastin.

Për arsye të këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata.