Juanfran tregon dallimin interesant mes Messit dhe Ronaldos

Periskopi.com Sporti

Atletico e Madridit do të përballet me Barcelonën pas pauzës së kombëtareve, por ndërkohë mbrojtësi i skuadrës kryeqytetase Juanfran kërkon ta presë me elozhe duelin me “pleshtin” Lionel Messi.

“Si mbrojtës që jam dua të them se Messi dhe Ronaldo janë lojtarët më të fortë në qarkullim dhe e meritojnë këtë epitet, por Leo ka pasur gjithmonë diçka më shumë”.

”Madje, edhe si rival ai është i jashtëzakonshëm, sepse edhe kur i jep shkelma, nuk ankohet kurrë”, ka thënë Juanfran./Periskopi/