Pirlo shumë afër të emërohet trajner i kësaj skuadre

Periskopi.com Sporti

Andrea Pirlo po rikthehet te Juventusi si trajner për të drejtuar skuadrën U-23 në Serie C, sipas “Sky Sport Italia”, duke zëvendësuar Fabio Pecchia.

Oferta ka qenë në tavolinë tash e disa muaj, por Pirlo kërkoi kohë që ta mendonte, transmeton Periskopi.

Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio potencon se ish-mesfushori tash e ka pranuar ofertën dhe pjesë e stafit teknik të tij do të jetë edhe ish-bashkëlojtari, Roberto Baronio, si asistent.

Skuadra U-23 e Juves luan në Serie C dhe javën e kaluar fitoi trofeun e parë, Coppa Italia Serie C. /Periskopi.com/