Kante është dëshira e madhe e PSG për mesfushën

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Francës kërkon të përforcojë më shumë skuadrën.

Paris Saint-Germain fitoi titullin e kampionit në Ligue 1, por dështimi në Ligën e Kampionëve, shtyn drejtuesit e klubit për të bërë përforcime të reja.

Dëshira e madhe e tyre mbetet N’Golo Kante, i cili është kthyer në objektivin primar për Thomas Tuchel.

Sipas Daily Mirror, PSG do të bëjë një ofertë tek Chelsea për ta lejuar transferimin e Kante në Francë.

Por problemi qëndron te Blutë që tashmë do të mbesin pa Eden Hazard, i cili ka vendosur të largohet dhe nuk duan që të shesin yje të tjerë. Megjithatë, një ofertë e lartë e PSG-së, mund ta bindë Roman Abramovichin që të lërë largimin e Kantes.

Chelsea në epërsi, Kante mposht Ederson (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka arritur të gjejë golin ndaj Manchester Cityt në rastin e vetëm në pjesën e parë. 

Ishte mesfushori N’Golo Kante që mposhti portierin Ederson, pas asistimit të Eden Hazard.

Ja goli i francezit. /Periskopi

Zyrtare: Kante vazhdon kontratën me Chelsean

Periskopi.com Sporti

Klubi londinez ka blinduar për pesë vite të tjera mesfushorin e Francës.

Chelsea ia arrin qëllimit dhe e bind të vazhdojë kontratën N’Golo Kanten.

Mesfushori francez do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2023. Sigurisht që për kampionin e botës me Francën do të ketë edhe rritje të pagës. Ai do të përfitojë të paktën 290 mijë funte në javë për pesë vitet e ardhshme.

Ky është pothuajse një dyfishim i pagës për Kanten, i cili me kontratën e vjetër përfitonte 150 mijë funte në javë.

Bisedimet për marrëveshjen e re nisën që në verë derisa zyrtarizimi erdhi sot. 27-vjeçari, në fakt kërkohej me ngulm nga PSG, por drejtuesit e Chelseat u treguan të kujdesshëm, duke nënshkruar kontratën e re të përmirësuar financiarisht, për ta bindur atë të qëndrojë në Stamford Bridge.

Iniesta admiron Kanten: Do doja ta kisha në skuadër

Periskopi.com Sporti

“Ai është një lojtar që do të doja ta kisha në skuadër për shumë vite. Ai nuk do të vijë në Japoni, por përfundimisht është një lojtar që e dashuroj për shkak të punës që bën në fushën e lojës dhe për shkak të vetëbesimit që e ka gjatë ndeshjeve. Mjeshtëria e tij në futboll e bën atë lojtarin më të rëndësishëm për ekipin e Chelseat si dhe ekipin e Kombëtares së Francës”, deklaroi Iniesta.

Kante luajti 90 minuta në takimin e së mërkurës, ndërsa skuadra e Maurizio Sarri-t, siguroi një vend në çerekfinalet e Carabao Cup. /Periskopi/

PSG ofron 100 milionë euro për yllin nga Premier League

Periskopi.com Sporti

PSG e dëshiron me çdo kusht në skuadër për sezonin e ardhshëm N’Golo Kanten e Chelseat

Gjiganti francez po përgatitë ofertën prej 100 milionë euro për N’Golo Kanten, i cili është njëri nga lojtarët kryesor të Chelseat, shkruan Perskopi.

PSG ka një ofertë fantastike edhe për mesfushorin francez të cilin do ta paguajë 220 mijë euro në javë, që i bjen 100 mijë më shumë se sa që merr te Chelsea. /Periskopi/
Image result for n'golo kante psg