Komuna e Pejës shpenzon një mijë euro për këpucë verore

Periskopi.com Lajme

Komuna e Pejës ka nënshkruar një kontratë mjaft interesante. Atë të furnizimit me këpucë verore – raporton Periskopi.

Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ i Prokurorimit Publik bëhet e ditur se titulli i kontratës, i dhënë nga autoriteti kontraktues është ‘furnizime me kepuc verore’.

Vlera e kësaj kontratë është 999.90 euro, aty thuhet se kjo kontratë është financuar nga të hyrat vetanake.

Në dhënien e kësaj kontrate bëhet e ditur se është respektuar kriteri i çmimit më të ulët. Çmimi më i lartë i propozuar në këtë tender ka qenë 1,100 euro.

Këtë kontratë, Komuna e Pejës e ka nënshkruar me operatorin ekonomik “Suna”./PERISKOPI