Nisin hetimet për kroatin që rrëmbeu Bleona Matën

Periskopi.com Lajme

Pas publikimit në ’’Pa gjurmë’’ Krimet e Rënda nisin hetimet për shtetasin kroat Sadat Toslic i dyshuar si rrëmbyes i katër fëmijëve, mes tyre edhe Bleona Mata dhe 7-vjeçari Mitat Ibrahimi  nga fshati Goran i Mesëm i Maqedonisë së Veriut. Në studion e Report Tv nëna e Bleona Matës deklaroi edhe njëherë se ka parë në fshat kroatin e dyshuar, në ditën e rrëmbimit të saj. E përlotur në studio tha se i vjen keq që nuk është pranë vajzës së saj në moshën më të rëndësishme.

“Kroacia ka lidhje shumë të fortë me fshatin tonë. Ky person është parë dy tre herë atje. Ai ka pasur rrugëdalje në fshat. E kam parë me sytë e mi. E kam parë në një dasmë por edhe ditën që ka humbur vajza. Dikush na ka thënë se ka qenë një person me kapucc në kokë. Një pjesë e mirë e bashkëfshatarëve të mi   jetojnë në Kroaci dhe kjo të bën të dyshosh. Vajza ime është vetëm, po vuan dënim pa bërë krim. Ajo po vuan atë dënim, por nuk bën dot as një telefonatë”, u shpreh nëna e Bleona Matës.

Ndërsa gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno u shpreh se dinamika se si ka ndodhur ngjarja rrit edhe njëherë dyshimet mund të jetë pikërisht kroati Sadat Toslic.

“Një nga kushërinjtë e vajzë shkoi pranë grupit hetimor për të dhënë informacion për zhdukjen e vajzës. Nga vajza nuk u gjet asnjë shenjë në fshat pas zhdukjes pasi ne kemi kontrolluar në çdo shkurre, çka të bën të mendosh se autori i rrëmbimit ka ardhur dhe ka ikur BLIC. Unë dyshoj se mund të jetë Sadat që e ka rrëmbyer vajzën. Kam përshtypjen që vajzat fshehin diçka. Bleona ka qenë në shoqërinë e 5 vajzave dhe nuk kanë qenë në ndonjë distancë shumë të lagët. Pylli është lart dhe ka qenë në një zonë ku nuk kishte as pisha. Pyetja në këtë rast shtrohet se në çfarë rrethanash është zhdukur vajza. Ato fshehin diçka për të mbrojtur njëra tjetrën. Ndoshta ndonjë nga vajzat ka pasur lidhje intime me vajzën. Dosja mund të nisë sërish hetimet”. u shpreh Qyno.

Nga ana tjetër në një lidhje telefonike në Report Tv, gjyshi i Bleona Matës u shpreh se prej vitesh nuk flet me të birin, babain e Bleonës i cili e ka fajësuar që nuk i ka treguar menjëherë lajmin për humbjen e vajzë. Ai tha se kushdo mund të jetë rrëmbyesi i vajzës së saj, pasi pas kaq shumë vitesh nuk ka më besim as te këmisha e tij.

“Ai është në Kroaci prej një viti. Merret me ndërtim. Jeton vetëm atje, familjen e ka në Tiranë. Skenari i humbjes qëndron te fakti se ka qenë me 5 vajza të tjera. Vajza ime ka shkuar të kthejë lopët. Asnjë nuk i del zot kësaj pune. Me djalin i kemi prishur hesapet që prej 5 vitesh. Jemi zënë se ne nuk e njoftuam se ka humbur vajza sepse menduam se do e gjenim. Kur erdhi nga Maqedonia u mërzit pse nuk e kishim njoftuar. Unë jam 100% i bindur që nuk ka gisht. Unë e ka gjithmonë se nuk kam më besim as te këmisha ime”, u shpreh Zenel Mata.

Mitat Ibraimi u rrëmbye më 19 mars të vitit 2010 nga fshati Goran i Mesëm në Maqedoni e Veriut, ndërsa dy muaj më pas të po këtij viti u zhduk edhe Bleona Mata, nga fshati Zapod i Kukësit. Policia e shtetit kroat ka vënë gishtin mbi një shtetas kroat që dyshohet edhe për rrëmbimin e dy fëmijeve të tjerë. Vetëm para pak ditëve, emisioni investigativ ”Pa Gjurmë” në Report Tv raportoi këtë lajm drithërues, që ka lidhje me fatin e Bleona Matës, por jo vetëm. Shtetasi kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagrep dhe është burgosur nga autoritetet kroate. 40-vjecari Sadat Toskic ka përfunduar në burg raportojnë mediat e huaja, pasi ne 12 mars të vitit 2012 së bashku me shtetasen kroate Sanja Krishto 42-vjece kanë rrëmbyer 4 fëmijë shqiptarë dhe i kanë regjistruar me dokumente false në Zagrep, ku nuk ka asnjë të dhënë mbi këta katër të mitur shqiptarë, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Mitat Ibraimi, 8-vjeçari që u rrëmbye para oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit. Pasi ’’Pa gjurmë’’ zbuloi identitetin e kroatit, i cili dyshohet si personi që ka rrëmbyer edhe Bleona Matën, në një lidhje telefonike, e ëma e Bleona Matës hodhi dyshime tek familja e ish-burrit duke thënë se mund të jetë një prej tyre, për faktin se të gjithë janë të pajisur me letra kroate. Ajo tha se personin e dyshuar si rrëmbyesi i Bleonës e ka parë në fshat.

Kjo ngjarje pati jehonë edhe përtej kufijve shqiptarë, nga ku nisën menjëherë kontaktet me bashkëpunëtorët tanë atje, gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi, në një lidhje live konfirmoi lajmin dhe raportoi të tjera detaje. Ai sqaroi se Sadat Toskic dyshohet se ka hyrë disa herë në territorin tonë dhe kuptohet qëllimi, ai i rrëmbimit të fëmijëve.

Prokuroria Speciale po e kërkon për vrasjen e Oliver Ivanoviçiqit, Radojiçiq paraqitet në ndeshjen që s’u lejua të zhvillohej në Kosovë

Periskopi.com Lajme

I dyshuar për vrasjen e ish-liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq por paraqitet në ngjarje sportive në Serbi.

Milan Radojiçiq është parë në ndeshjen e zhvilluar në Serbi mes Crvena Zvezdës dhe Trepçës ilegale në kuadër të kupës së Serbisë, shkruan lajmi.net.

Radojiçiq i kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është edhe kryetar i Federatës ilegale paralele të futbollit në Kosovë.

Fletëarresti i lëshuar ndaj tij, siç duket nuk po i bën aspak përshtypje teksa ai del haptaz në publik.

Milan Radojiçiq cilësohet si njëri ndër “shefat” e krimit në veri të Kosovës.

Në të kaluarën, Radojiçiq kishte pasur disa takime me ish-kryeministrin Haradinaj në zyrën e këtij të fundit, ndërsa në ndërtesën e Qeverisë ai kishte hyrë si nënkryetar i Listës Serbe.

Ndeshja Crvena Zvezda ishte planifikuar të zhvillohej në Kosovë, mirëpo Njësiti Special i Kosovës nuk e kishte lejuar hyrjen e tifozëve dhe ekipit serb në kufi.

Luan Muhamet Lajqi kërkohet nga Policia, akuzohet për vrasje në tentativë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës në Pejë po kërkon nga qytetarët e Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar Luan Muhamet Lajqi i lindur me 29.11.1982, në Llukë-Deçan, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Policia thotë se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, pasi po kërkohet për veprën penale vrasje në tentativë dhe vetëgjyqësi.

Personi i dyshuar është Luan Muhamet Lajqi i lindur me 29.11.1982, në Llukë-Deçan.

“I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Gjakovë. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Sipas një komunikate, drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

–          Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–          039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

–          E-mail adresa: [email protected]

Komuna e Prishtinës kërkon të anulohet konkursi për psikologë dhe pedagogë

Periskopi.com Lajme

Komuna e Prishtinës ka ftuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që të ndalojë procedurat e rekrutimit për konkursin e shpallur për “Psikologë dhe pedagogë” të datës 25 qershor 2019.

Përmes këtij konkursi MASHT synonte që në institucionet edukativo arsimore të rajonit të Prishtinës të punësohen 6 psikologë dhe 4 pedagogë.

Sipas Komunës së Prishtinës, konkursi është shpallur në kundërshtim me çdo dispozitë ligjore në fuqi, sa i përket kompetencës së shpalljes, rekrutimit dhe çdo faze tjetër të punësimit të profileve të caktuara.

“Kompetente për punësim është institucioni i cili zhvillon procedurën e konkurimit, lidhë kontratë më të punësuarin, i cili është i obliguar që të përmbushë të drejtat dhe detyrimet në vendin e punës të cilin i siguron punëdhënësi, ky i fundit njëherit ka dhe obligimet e përcaktuara me dispozita ligjore në fuqi”, thuhet në deklaratën e Komunës që nënkupton se në këtë rast ajo duhet të shpallë konkursin dhe jo MASHT.

Në deklaratë thuhet se bazuar në ligj kompetencë e komunës është që të punësojë stafin e saj, si atë në administratë dhe në njësitë vartëse të saj, e në këtë linjë edhe në Ligjin për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, theksohet se Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për aq sa ato i takojnë interesit lokal, ndërkohë që respekton standardet e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi në lidhje me dispozitat e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, marrjen në punë.

“Kërkojmë nga MASHT, anulimin e konkursit dhe ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të rekrutimit për konkursin e shpallur për ‘Psikologë dhe pedagogë’”, përfundon deklarata.

Prokuroria kërkon shoqërimin e detyrueshëm të Bashës (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk iu përgjigj ftesës së Prokurorisë për lobimin e ashtuquajtur rus, me arsyetimin se nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

Por reagimi i Prokurorisë së Tiranës ka qenë tepër i ashpër duke vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kreut të PD-së Lulzim Basha.

Prokuroria e Tiranës e dërgoi shkresën mesditën e datës 12 qershor, e cila mban firmën e prokurorëve të çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj. Nën hetim janë marrë gjithashtu edhe ish-sekretari i përgjithshëm dhe ish-deputeti Arben Ristani si dhe Ilir Dervishi ekonomist në PD.

Kërkohet dorëheqja Theresa May

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, po përballet me thirrje për dorëheqje nga pozita e saj në kohën kur kundërshtimet ndaj planit të saj për Brexitin janë shtuar edhe nga deputetët e partisë së vet, Partisë Konservatore.

Disa ministra të kabinetit qeveritar i kanë thënë BBC-së se ajo nuk mund të qëndrojë në krye të qeverisë, ndërsa njëri nga ta ka thënë se ky është fundi i rrugës. Megjithatë, disa të tjerë kanë thënë se May duhet ta çojë përpara planin e saj për ta hedhur në votim marrëveshjen për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Deputetët e Partisë Konservatore nuk janë të kënaqur me koncesionet që kryeministrja i ka bërë në këtë marrëveshje, por ajo ka bërë thirrje që të arrihet një kompromis nga të gjitha anët.

Kryeministrja May i informoi deputetët se marrëveshja, në të cilën përfshihen premtimi për referendum të dytë dhe opsione të ndryshme për doganat, do të publikohet të premten. Ajo gjithashtu kishte premtuar më parë se do të japë dorëheqje nga posti i saj, nëse deputetët e miratojnë marrëveshjen me Bashkimin Evropian.

Ish-ministri Stephen Crabb tha se zonja May duhet të largohet sa më shpejt që është e mundur, duke shtuar se kryeministri i ri duhet të caktohet brenda disa javësh, shkruan “BBC”, transmeton Express.