Moti këtë javë, mësoni se a do të bjerë borë

Periskopi.com Lajme

Gjatë javës në vijim pritet që të mbajë mot stabil, i butë dhe kryesisht me diell dhe nuk priten reshje bore.

Ditëve në vijim, nën kushtet e një moti më stabil dhe pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit pritet të kalojnë në vlera të pashëndetshme, kryesisht në mbrëmje dhe mëngjes.

Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 3C, e maksimalet nga 10C deri në 12C. Në zonat ku mjegulla mbetet edhe gjatë ditës, temperaturat maksimale do të jenë më të ulëta.

Ky është parashikimi për pesë ditët e para të javës së ardhshme nga Prishtina Weather:

16.12 – Në mëngjes në vise të ulëta mjegull. Ditën butë, kryesisht me diell.

17.12 – Në vise të ulëta mjegull orëve të mëngjesit. Ditën butë, kryesisht me diell. Në ultësira mjegulla mund të mbete edhe gjatë ditës.

18.12-19.12 – Të mërkurën në mëngjes, në ultësira mjegull. Vende-vende mjegull mbetet edhe ditën. Në pjesët tjera butë, kryesisht me diell. Ditën e enjte, në mëngjes, përgjatë ultësirave mjegull. Ditën butë, kryesisht me vransira.

20.12 – Herët në mëngjes vranët, mundësi për riga lokale shiu. Ditën butë, pjesërisht vranët.

Erë e lehtë jugore 1-3m/s. Shtypja atmosferike është rritur mbi vlera normale, e pritet të mbetet mbi këto vlera gjatë këtyre pesë ditëve.

Parashikimi i motit për këtë javë

Periskopi.com Lajme

Gjatë kësaj jave, ciklone nga Atlantiku pritet të depërtojnë mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, si dhe mundësi për reshje shiu sonte në mbrëmje dhe nga dita e premte.

Prej sot, me depërtimin e ciklonit në jug të rajonit, mbi vend do të shtrihen masa ajrore më të freskëta që do të zbresin lehtë temperaturat, por që mbeten mbi vlera mesatare.

Nga dita e enjte rryma të ngrohta ajrore do të depërtojnë nga Mesdheu, ku sërish do të rrisin temperaturat në të dy vlerat ekstreme.

Vlerat e cilësisë së ajrit, do të luhaten përreth vlerave mesatare, e nga dita e mërkurë do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

Minimalet do të luhaten nga 4 gradë deri në 7 gradë celsius, e ditën e mërkurë mund të zbresin deri në gradë celsius. Maksimalet do të luhaten nga 11 grdë deri në 14 gradë celsius.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e mërkurë nga jugu-juglindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike pritet të zbres lehtë nën vlera normale.

Adelina dhe Rina sjellin bashkëpunimin këtë javë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

 ‘Qikat’ do të lansohet këtë të enjte.

Rina Balaj javë më parë kishte konfirmuar se kënga e radhës do të jetë bashkëpunim me Adelina Ismajlin, shkruan lajmi.net.

Dy këngëtaret  xhirimet e klipit i kanë filluar këtë javë dhe besohet se tanimë ato janë drejt përfundimit, madje reperja kishte publikuar disa skena të klipit.

Menagjeri i këngëtares nga Istogu shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ti informuar fansat e dy artisteve se bashkëpunimi do të lansohet më 20 qershor.