Luftë e brendshme në Drenicë? Feronikeli mund Drenicën 40:0

Periskopi.com Sporti

Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll të grave, Feronikeli e ka tmerruar Drenicën duke regjistruar fitore me një rezultat horrial, 40-0.

Po, e lexuat drejtë. Nuk jemi habitur (nëse po mendoni se e kemi shtuar një 0 pas 4-shit gabimisht).

Përballja u zhvillua sot dhe i takoi javës së pestë në Superligën e futbollit të grave, raporton Periskopi.

“Nikli” ka qenë absolutisht brilant këtë edicion, derisa ka regjistruar fitoren e pestë nga po aq ndeshje.

Skuadra nga Drenasi ka bilanc të jashtëzakonshëm prej 78 golave të shënuar dhe vetëm dy të pranuar.

Besoni apo jo, kundër Drenicës, futbollistja Zelfije Bajramaj ka shënuar plot 28 gola.

Realizatoret e tjera ishin Bahtije Miftari e Arbenita Curraj me nga pesë gola, ndërsa Feride Kastrati dhe Rita Olluri shënuan nga tre.

Fatbardha Kastrati dhe Arta Bulliqi kanë kontribuar me nga një gol. /Periskopi.com/