E habitshme: Klubi kosovar po mendon t’ua ndalojë futbollisteve të luajnë për Kombëtaren e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e grave e Kosovës në futboll luan më 23 tetor ndeshjen kundër Turqisë, në kuadër të Kampionatit Evropian.

”Dardanet” janë pjesë e Grupit A, ku bëjnë pjesë edhe Holanda, Rusia, Sllovenia dhe Estonia, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, vajzat e selektores, Afërdita Fazlija mund të luajnë me disa mungesa në ndeshjet e ardhshme, pasi klubi i Mitrovicës po e mendon të gjejë një zgjidhje që të mos i lejojë ato të aktivizohen me Kombëtaren.

Arsyeja është sepse skuadra mitrovicase luan në ndeshjet kualifikuese të Champions Leagues, andaj mund t’ua ndalojë futbollisteve si Edona Kryezia dhe Kaltrina Biqkaj që të luajnë me reprezentacionin.

Kryetari i klubit, Hajrullah Haxhiu për Periskopin ka nënvizuar rëndësinë e futbollisteve që ka duke thënë se i njeh kornizat ligjorë dhe se ai mund të marrë një vendim të tillë që t’i mbajë futbollistet.

Mirëpo, burime të Redaksisë së Periskopit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës potencojnë se FFK mund të ankohet në FIFA dhe UEFA nëse ndodhë një gjë e tillë.

Sidoqoftë, do të ishte tejet e habitshme nëse KFF Mitrovica vendosë të mos ua lejojë futbollisteve të veta të mbrojnë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës, kur dihet se fanella e reprezentacionit është ëndrra e secilës futbollisteje. /Periskopi.com/