Ekskluzive: Periskopi mëson emrat, këta janë lojtarët e Kombëtares U21 që dolën pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Dardanët e rinj të Kombëtares U21 të Kosovës kanë bërë testet për koronavirus, ku katër prej tyre kanë dalë pozitiv, shkruan Periskopi.

Sipas burimeve të Periskopit, lojtarët që kanë dalë pozitv te Kombëtarja U21 janë: Eris Abedini, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati dhe një tjetër futbollist i paidentifikuar.

Kujtojmë se, Kosova është e parafundit në renditjen e Grupit 3, me gjashtë pikë, derisa Austria renditet e dyta me 15 pikë të grumbulluara, katër më pak së lideri i tabelës, Anglia.

Ndeshjen e radhës Dardanët e rinj e zhvillojnë të martën (nesër) kundër Andorrës, po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Publikohet lista e Anglisë për ndeshjen kundër Kosovës në ‘Fadil Vokrri’, më 4 shtator

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën e futbollistëve U-21 që do të luajnë në dy ndeshjet e radhës në kualifikimet e Kampionatit Evropian për këtë grupmoshë.

Anglia do të përballet me Kosovën dhe Austrinë. Fillimisht me Kosovën do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pa praninë e shikuesve të premten më 4 shtator, kurse më 8 shtator luan ndaj Austrisë.

Kosova aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në Grupin C të kualifikimeve, me gjithsej 6 pikë. Anglia e Austria kanë nga 12 pikë, kurse pas Kosovës renditen Shqipëria (5 pikë), Andorra (4 pikë) dhe Turqia (4 pikë).

Në listën e publikuar janë disa yje të mëdhenj të “Tre Luanëve”. Jude Bellingham, Tom Davies, Callum Hudson-Odoi, Reece James, Eddie Nketiah, Bukayo Saka e shumë të tjerë.

Lista e plotë:

Max Aarons – Norwich City
Brandon Austin – Tottenham Hotspur
Jude Bellingham – Borussia Dortmund
Rhian Brewster – Liverpool
Josef Bursik – Doncaster Rovers (loan from Stoke City)
Todd Cantwell – Norwich City
Josh Dasilva -Brentford
Tom Davies – Everton
Ebere Eze – Queens Park Rangers

Conor Gallagher – Chelsea
Ben Godfrey – Norwich City
Marc Guehi – Chelsea
Callum Hudson-Odoi – Chelsea
Reece James – Chelsea
James Justin – Leicester City
Lloyd Kelly – AFC Bournemouth
Reiss Nelson – Arsenal
Eddie Nketiah – Arsenal
Jonathan Panzo – AS Monaco
Aaron Ramsdale – Sheffield United
Bukayo Saka – Arsenal
Ryan Sessegnon – Tottenham Hotspur
Oliver Skipp – Norwich City (loan from Tottenham Hotspur)

Publikohet lista e Kombëtares U21 të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e nëntorit, për ndeshje ndaj Austrisë U-21.

Në këtë listë mungojnë disa futbollistë mjaft cilësor që kanë bartur barrën kryesore te ky ekip.

”Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi, e ka bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do t’i kundërvihet Austrisë, në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian, që zhvillohet më 15 nëntor në Ried.

“Kësaj radhe Kombëtarja U21 ballafaqohet me mungesa të shumta: Arbenit Xhemajli është i grumbulluar me Kombëtaren A, Besfort Kolgeci, Kreshnik Hajrizi, Arton Zekaj dhe Lirim Kasrati (Bologna) janë të lënduar, derisa Leard Sadriu është grumbulluar me Kombëtaren U19 për kualifikimet në Uells.

“Kësisoj, për herë të parë pjesë e Kombëtares U21 do të jenë Lumbardh Dellova nga Hajduku dhe Ismajl Beka nga FC ëil 1900, Donat Rrudhani nga FC Aarau, Luftëtar Mushkolaj nga TSV 1860 Rosenheim, Meriton Kastrati nga SC YF Zurich, Arb Manaj nga FC Trepça’ 89 dhe portieri i FC Dritës, Dorart Ramadani. Kombëtarja U21 nesër udhëton për në Austri dhe atje do të mbajë stërvitjet për këtë ndeshje të rëndësishme”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.