Kosova zyrtarisht në fushatë zgjedhore

Periskopi.com Lajme

Sot partitë politike edhe zyrtarisht fillojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen më 6 tetor.

Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës e ka hapur fushatën zgjedhore në ora 00:00, kur edhe kemi hyrë në datën 25 shtator.

Të gjitha partitë dhe koalicionet sot kanë paralajmëruar që fushatën ta fillojnë përmes tubimeve në qytete të ndryshme.

Fushata e nisur sot përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.