Murati: Kushtetuta jonë është si Bibël e Kuran, ka ‘kleçka’ që nuk është lehtë me i ndryshu

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se Kushtetuta e Kosovës ka aq shumë ‘kleçka’ saqë është shumë e vështirë të ndryshohet.

Në një debat rreth kombit kosovar vs kombit shqiptar, Murati ka thënë se ‘Kosova është produkt i përpjekjes gjithëshqiptarë’, mirëpo duke folur për ndryshimet që mund të bëhen në Kushtetutën e Kosovës, ai thotë se janë shumë të vështira.

‘Kushtetuta jonë ka aq shumë kleçka saqë janë shumë vështirë më i ndryshu, Kushtetuta jonë është gati si Bibël e si Kuran, shumë vështirë e ndryshueshme’, thotë ai në Pressing./Periskopi/

Valon Murati: Vetëvendosje e përdori për popullizëm bashkimin kombëtar

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se nuk ka debat racional në shoqërinë shqiptare për mundësitë e bashkimit kombëtar.

Ai ka thënë se edhe nga Vetëvendosje, kjo ide është promovuar vetëm si një ide populliste e asnjëherë si ide e qartë.

‘Është edhe Lëvizja Vetëvendosje e cila perceptohet në opinionin publik se është për bashkim kombëtar ndonëse është e paqartë se si e don atë, rrugen drejt atij bashkimi dhe shpeshëherë ka qenë një kërkesë sipas mendimit tim populliste se sa e vërtetë’, ka thënë Murati në Zona B./Periskopi/